Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

22 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër(Video)

Shko poshtë

22 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër(Video) Empty 22 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër(Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 2:01 pm

22 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër


22 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër(Video) 22-vjetori-demonstrate
Në qytetin e Shkodrës u përkujtua sot demonstrata e 14 janarit e vitit 1990, kur disa mijëra banorë të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit, me synimin për të rrëzuar monumentin e Stalinit.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në Shkodër, në përkujtim të kësaj dite të rëndësishme e në nderim të atyre që guxuan të organizonin një tubim të heshtur proteste, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit tha:

Së pari, unë do të dëshiroja t’ju falënderoja për ftesën që më keni bërë në këtë ditë të veçantë.

Në fakt, Ishte një kohë kur presidiumi i Kuvendit Popullor me emrat e atyre që ishin deputetë firmosnin për varjen e poetëve. Ishte koha kur gjimnazistët e qytetit të Shkodrës vetëm 16-17 vjeç i vrisnin në kufi dhe trupat e këtyre fëmijëve i merrnin zvarrë rrugëve të këtij qyteti. Ishte koha e terrorit, por këta djem, bashkë me disa vajza të reja patën kurajon për t’i thënë qytetarëve se këta mund të rrëzohen, se këta janë në ditët e fundit.”

22 vjetori i demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër(Video) Shkoder__topalli

Ndaj dhe unë sot, së bashku me ju dëshiroj të lexoj edhe një herë emrat e atyre që për mua janë heronj, heronj të gjallë. Do të filloja nga Rin Monajka, një djalë i mrekullueshëm, tipik qytetar shkodran ,i dashur, i thjeshtë , i lexuar dhe guximtar.

Unë do të doja një duartrokitje për Rin Monajkën dhe guximin e tij.

Dua të falënderoj me gjithë zemër, në emër të të gjithë qytetarëve të Shkodrës: Dedë Kasnecin,Gjergj Livadhin, Kolec Hublinën, Nikolin Thanën, Tonin Demën, Flamur Elbasanin, Nikolin Përgjinin, Klaudio Dakën, Aldo Perizin, Flamur Begun. Dua të kujtoj edhe një herë, Zef Hardhinë, Simon Jubanin, Zef Kasnecin, bashkë me djemtë e tij, Antonion, Vitorion dhe Frankon, Lec Pjetrin, Kolë Margjinin, Paulin Palushin Rifat Nikajn, Pjetër Dedaj, Zef Koçeku, Ded Mirashi, Hysni Zeka, Dush Margjeka, Muharrem Hoxha etj.

Në fakt ishin me qindra ata që u arrestuan dhe të tjera familje që u përgatitën për t’u arrestuar dhe një qytet që ishte i terrorizuar.

Secili në shtëpinë e tij, në mbremje vonë priste që do t’i trokisnin tek dera për t’i marrë, për t’i burgosur apo për t’i internuar. Ne duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë .Ne Shkodranët lëvizjën e parë Anti-Komuniste, pas ardhjes së komunizmit në fakt e kemi bërë në 1945 në Malësi të Madhe dhe unë në datën 23 janar do shkoj në Kastrat për të festuar këtë përvjetor, dhe pastaj në vitin 1946 në Postribë.

Dhe Lëvizja e parë anti- komuniste në Shqipëri, në fakt është, pikërisht kjo e 11 janarit. E finalizuar me 14 janar. Kur qytetarët guxuan të qëllonin mbi bustin e Stalinit.

Më lejoni të kujtoj, përveç emrave që u përmendën edhe Huana Krajën, Keti Koçin që ishin dy vajza të reja, të guximshme, Me fëmijën 6 muajsh embaj mend Huanën dhe fëmijën që ngrinte dy gishtat lart dhe bashkë me të protestonte kundër sistemit .Unë dua në emër të Kuvendit të Shqipërisë të shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për aktin sublim.

Njeriu ndoshta vetëm në një moment të jetës i jepet rasti për të treguar se ka guxim, se mund të guxosh, se mund të ndryshosh shumë më tepër nga ajo që mund të besosh.

Ndaj dhe unë besoj se historia do ta thotë të vërtetën, ashtu siç ka qenë në të gjithë historinë tonë shqiptare.

Ky qytet ka dhënë aq shumë për kombin, për atdhedashurinë, për integrimin, ndaj dhe ky ishte një rast i shkëlqyer për të përkujtuar këtë ngjarje, një ndër ngjarjet më të veçanta, ndër shumë ngjarje të rëndësishme, në mënyre të veçantë, në këtë përvjetor të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Nuk mund të rri pa thënë që jam e kënaqur ku aty ku ju rrëzuat bustin e Stalinit, ne vendosëm bustin e Luigj Gurakuqit, një ndër figurat kryesore që kontribuoi në ngritjen e flamurit në Vlorë.

Natyrisht, jemi krenar që kemi edhe bustet dhe emrat e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, të atyre që udhëhoqën kryengritjet e jashtëzakonshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi