Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LPK: Qeveria ka shfrytëzuar policinë

Shko poshtë

LPK: Qeveria ka shfrytëzuar policinë Empty LPK: Qeveria ka shfrytëzuar policinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 2:05 pm

LPK: Qeveria ka shfrytëzuar policinë

LPK: Qeveria ka shfrytëzuar policinë 31279

Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) ka reaguar ashpër ndaj krerëve të pushtetit që urdhëruan Policinë e Kosovës për të shuar me dhunë protestën e ligjshme të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e në të cilën kanë marrë pjesë edhe shumë anëtarë të LPK-së, thuhet në një reagim të Kryesisë së LPK-së.

“Protesta e organizuar me moton “Serbia nuk Kalon”, në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, kishte për qëllim respektimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë ekonomik e politik ndaj Serbisë. Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke e bërë Kosovën shtet policor. Skena të tilla të përdorimit të dhunës, gazit lotsjellës, topave të ujit si dhe sharjeve e fyerjeve të rënda, për fat të keq, na rikujtojnë të kaluarën e hidhur dhe përpjekjen e popullit tonë kundër pushtuesit shekullor serb. Nuk mund ta besojmë se kjo dhunë u urdhërua e u ushtrua nga të ashtuquajturit ish-udhëheqës dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilëve u janë verbuar sytë nga pushteti”, thuhet në reagim.

LPK është e indinjuar për pengimin që Policia e Kosovës ua bëri qytetarëve nga shteti amë Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare për t’iu bashkëngjitur protestës. LPK u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, “që mos të manipulohen edhe më tutje nga klika e pushtetarëve, të cilët në emër të “mbrojtjes së lirisë së lëvizjes”, kanë për qëllim mbrojtjen e interesave te ngushta klanore të tyre”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi