Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Desku:Çamëria

Shko poshtë

Agim Desku:Çamëria Empty Agim Desku:Çamëria

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 8:12 pm

Agim Desku:Çamëria 370806_100002324100275_1968433942_nAgim Desku:Çamëria Illyria_map


Agim Desku:Çamëria


Sonte
Për çfarë të shkruaj
mbrëmjeve me zjarrr lirie
Çka i duhet pranverës ky zjarr
që vërbon sytë e nënave.


Më thuaj Ti, Atdhe
ç`të shkruaj sonte
për lirinë time
pa Çamërinë?


JO!
Nuk e nënshkruaj
kurrë pasaportën
pa miken çame.


Nuk e dua lirinë i vetmuar,
pa flamurin kuq e zi
të valvitur me shqiponjë
në Çamëri.


As kokën pa tokën
denbabaden iliro-dardane
që ma vodhën zotnat e huaj.
Kur fjala kishte heshtur
diku në dhe e diku mbi të.


Sonte
jam zgjuar të shkruaj vargje
që ngacmojnë heshtjen
e njeriun tonë
ta zgjojnë
nga ëndrrat për pak liri
Që na shtrohet pallateve
ngjyrë gri
Gjysmëgotash herë të zbrazura
metropoleve evropiane.


Të dehur ngrenë dolli
për fjalën tonë të heshtur
Sikur edhe unë i dehur
me shekuj
edhe pse i robëruar
me fjalë e me shpirt.


Sonte
kam të drejtë të jetoj
e të kërkoj liri për Iliri
ku denbabaden
isha zot vetë,
isha iliro-dardan
isha Çamëri,
isha Kosovë e Tetovë
isha Preshevë e Malësi
isha vetë Iliri
isha Shqipëri.


Sonte
jam vetë zot e Kastriot
jam Mic Sokol e Adem Jashar
jam Kosovë e Rugovë.


Sonte
jam Preshevë e Tetovë
jam Malësi e Çamëri
Sonte
jam shqiptar e jam Shqipëri
!

Agim DESKU

Vendi i PARË në Konkursin me krijimtari në Poezi organizuar nga grupi miqësor patriotik “Të Rinjtë e Çamërisë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi