Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dënohet kërcënimi me SMS ndaj redaktorit të RTK-së

Shko poshtë

Dënohet kërcënimi me SMS ndaj redaktorit të RTK-së Empty Dënohet kërcënimi me SMS ndaj redaktorit të RTK-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 4:54 pm

Dënohet kërcënimi me SMS ndaj redaktorit të RTK-së

Dënohet kërcënimi me SMS ndaj redaktorit të RTK-së Ugk

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), e ka dënuar ashpër kërcënimin me SMS të bërë nga zyrtari i lartë i ‘Vetëvendosjes’, Alban Krasniqi, ndaj redaktorit përgjegjës të lajmeve në Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ridvan Berisha.
Në njoftimin e UGK-së, thuhet se Berisha i është drejtuar me një letër këtij unioni me ç’rast ka paraqitur shqetësimin e tij për tentimin e ndërhyrjes në punën e tij profesionale nga ana e zyrtarit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’.


“Sipas z. Berisha më datën 15 janar, pas orës 20:00, zyrtari i këtij subjekti politik i ka dërguar SMS me këtë përmbajtje: “Ridvan. Duhet me ju ardhe turp ty dhe kolegeve tuaj vendimarrës në RTK, me këtë çasje të ngjashme me RTS. Ju po e mbysni informimin e pavarur e publik. E të jeni të sigurtë se do dilni të humbur. Albani””, citohet sms-i i dërguar nga Krasniqi në drejtim të Berishës.

UGK-ja thotë se sjelljet e tilla të zyrtarëve të partive politike ndaj medieve janë të papranueshme dhe cenim i drejtpërdrejtë i lirisë së shprehjes dhe punës profesionale të gazetarëve.

“UGK i bënë thirrje z. Krasniqi dhe drejtuesve të ‘Vetëvendosjes’ që publikisht të distancohen nga ky akt dhe kjo gjuhë politike e cili mbi të gjitha është fyese për punën dhe mundin e të gjithë punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës. Të krahasohet Transmetuesi Publik i Kosovës me atë të ish-regjimit serb është fyerje për të gjithë taksapaguesit e Kosovës, që me taksat e tyre kontribuojnë që RTK-ja të jetë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e UGK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi