Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari

Shko poshtë

LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari Empty LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 1:56 am

LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari

LDK reagon ndaj tentim atentatit ndaj mjekut Xhavit Hajdari

Gjilan, 7 gusht - Dega e LDK-së në Gjilan shpreh shqetësimin me rastin e tentim atentatit të bërë të enjten ndaj njërit prej veprimtarëve më të shquar të kauzës kombëtare në kët rajon, dr. Xhavit Hajdarit, drejtor i spitalit rajonal të Gjilanit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqës shumëvjeçar i shëndetësisë në këtë qytet. “Kjo përpjekje tinëzare dhe e dështuar fatmirësisht, për Gjilanin dhe Degën e LDK-së, gjithnjë do të jetë e tillë, fatkeqe dhe nuk do të arrijë të krijojë hapësira apo larg asaj, t'i zmbraps veprimtarët tanë në synimet e tyre për ndërtimin dhe ngritjen e shtetit në këmbë të shëndosha po edhe të vetë Gjilanit, në duar të sigurta”, thuhet në reagimin e degës së LDK-së.
Shfrytëzojmë rastin që duke e inkurajuar veprimtarin tonë të devotshëm dr. Xhavit Hajdarin, në përpjekjet e tija të suksesshme për të udhëhequr me njërin ndër segmentet më të ndjeshme të shoqërisë dhe jetës sonë, shëndetësinë në Gjilan dhe Anamoravë, të kërkojmë edhe njëherë nga organet e rendit dhe të sigurisë (si edhe në rastin e dr. Salie Mustafës - pak ditë më parë), që të punojnë më me ngulm në zbardhjen e këtyre rasteve dhe demaskim të atyre tinëzarëve. Dega e LDK-së apelon edhe te strukturat tjera politike dhe ato komunale që të angazhohen në drejtim të ruajtjes dhe kultivimit të një klime politike në Gjilan si dhe kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë më afër me organet përgjegjëse në mënyrë që edhe ata po, edhe të zgjedhurit e tyre të kontribuojnë më shlirshëm për një Gjilan të qetë, dhe mbi të gjitha, demokratik. /T. Selimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi