Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademi përkujtimore për Kolosët e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës

Shko poshtë

Akademi përkujtimore për Kolosët e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës Empty Akademi përkujtimore për Kolosët e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 3:37 pm

Akademi përkujtimore për Kolosët e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës


Akademi përkujtimore për Kolosët e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës Janari-zi
Njoftim nga Dega e LDK-së, në Gjermani

Njoftojmë bashkatdhetarët, anëtarësinë e gjërë të LDK-së dhe të gjithë të interesuarit se Dega e LDK-së në Gjermani, në bashkëpunim me nëndegën e saj të Hessenit, me 22 Janar 2012, duke filluar nga ora 11.30, në Frankfurt am Main ( Gjermani ), organizon Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës dhe të bashkëpunëtorëve e të bashkëveprimtarëve të tij : Tahir Zemajt, Fadil Feratit, Smajl Hajdarajt, dhe Abedin Gashit, të cilët shkuan në amshim në Janar, në këtë muaj të acartë për shqiptarët.
Në këtë nderim pritet të marrin pjesë familjarë të të përkujtuarëve, familjarë të dëshmorëve e heronjëve që jetojnë në Gjermani dhe në shtete tjera të Përëndimit si dhe bashkëveprimtarë që punuan së bashku dhe njohën nga afër madhështinë e këtyre figurave të ndritura të kombit.
Pjesëmarrja e juaj në këtë Akademi përkujtimore, nderon jetën dhe veprën madhore të këtyre Kolosëve dhe përkushtimin e tyre për realizimin e vizionit Rugovjan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, nderon LDK-në dhe vetë Kosovën.
Akademia mbahet në këtë adresë:
Saalbau Tsg-halle Fechenheim
Pforstenstr. 55
60386 Frankfurt am Main
Për informata: 01738298123

Zëdhënësi i Degës së LDK-së në Gjermani, M. Sfarqa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi