Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli për Ju sjell:Ai ishte vizionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Shaban Cakoli për Ju sjell:Ai ishte vizionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Empty Shaban Cakoli për Ju sjell:Ai ishte vizionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 23, 2010 6:41 pm

Shaban Cakoli për Ju sjell:Ai ishte vizionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës 18147_1176305417883_1535548066_30406782_6417081_n

Në katër vjetorin e vdekjes së presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova

Ai ishte vizionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
Shaban Cakoli për Ju sjell:Ai ishte vizionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës 18147_1176305737891_1535548066_30406783_1037489_n
Shkruan: Naim KELMENDI

Dhe, jehona e kësaj figure, jo vetëm për kauzën tonë kombëtare, por edhe më gjerë, do të reflektojë dhe do të zbërthehet edhe për të ardhmen,në mënyrën më meritore nga shumë aspekte. Kjo meritë i mbetet kohës. Ai e ka krijuar Epokën e Tij, që në historinë më të re të Etnisë sonë,do të shquhet si, “Epoka e Ibrahim Rugovës”.

Atëbotë më 1989, kur u vu në krye të lëvizjes së atëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës,duke u zgjedhur kryetari i saj,ai mori timon e drejtimit të kësaj partie,duke e drejtuar drejt arritjes së synimeve të larta politike për çlirim nga okupimi klasik serb i atëbotshëm. Ai,në kohën kur u gjend në krye të lëvizjes së quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës,mbase është kritikuar nga shumë bashkëkohës dhe intelektualë të tjerë dhe nga rryma të caktuara,që çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, e shikonin përmes rrugëve të tjera, por që në të vërtetë nuk e kishin forcën e duhur për arritjen e qëllimit. Disa, nga bashkëpunëtorët, që në fillim,por disa edhe më vonë,në rrethanat e atëhershme nën regjimin e egër serb,mbase edhe iu larguan,ndoshta nga mosbesimi se mund të shkonte aq larg në realizimin e qëllimeve dhe objektivave historike ,por edhe ndoshta se filluan të shikonin ndryshe dhe nuk pajtoheshin me rrugën e tij të zgjedhur. Ai, për rrethanat e atëhershme,kishte zgjedhur mënyrat dhe format e ecjes dhe demaskimit të politikës së dhunës dhe represionit serb mbi shqiptarët,me mjete paqësore dhe të jo dhunës. Ai,arriti të sfidoi në masë të madhe tërë strategjinë dhe organizimin disavjeçar të Serbisë,e që mund të prodhonte masakër të madhe mbi shqiptarët atëbotë.”Jo,një fitore e Pirros”,nuk na duhet, thoshte saherë presidenti Rugova, ose “Kosova nuk na duhet pa njerëz”,ose “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”,e thoshte saherë në ish-konferencat e shtypit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai, atëbotë i pati thënë edhe presidentit Tugjman, se ti vazhdo në rrugën tënde,ngase ne i dijmë punët tona me Serbinë, sepse ne nuk jemi të përgatitur për luftë me Serbinë.Kështu iu kishte përgjigjur atëbotë Franjo Tugjmanit, kur veç Serbia, pas Sllovenisë,ia kishte filluar luftës edhe me Kroacinë. Ai,duke qenë vizionar,dhe duke e ditur se tragjedia e luftës mund t’i sillte pasojat më të paparashikueshme popullit shqiptar të Kosovës, ngase për këtë, Serbia veç ishte e përgatitur me kohë, e zgjodhi rrugën e politikës joviolente për arritjen e qëllimeve politike. Në rend të parë bëri ndërkombëtarizimin e çështjes së pazgjidhur të Kosovës. Ai,me politikën vizionare të tij,arriti që atëbotë ta bënte dele të zezë,Serbinë në Ballkan. Atëbotë, përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, u arrit që të bëhej shpallja e Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990, pastaj më 7 Shtator të atij viti, Kushtetuta e Kaçanikut, sikur edhe më 1991, Referendumi për Pavarësi. Mbase këto edhe duhet të mbeten si aktet themelore të shtetësisë, për kujtesën e brezave. U arrit gjithashtu që të organizohej edhe sistemi i arsimit,duke përjashtuar planprogramet e Serbisë,por me planprogramet e Republikës së Kosovës. Pastaj u organizua gjithashtu edhe sistemi i shëndetësisë dhe kështu me radhë. Edhe pse në botë kjo quhej “schatëll diplomacy”, rruga me mjetet e zgjedhura të kësaj diplomacie rugoviane, veç kishte krijuar filozofinë e të menduarit dhe të vepruarit ndryshe,pra jashtë çdo sistemi të juridiksionit të pushtetit serb. Mbase kjo edhe shtronte terren të mirë te bashkësia ndërkombëtare për përkrahjen e saj të mëvonshme,ashtu sikur edhe ndodhi më vonë nga SHBA-të dhe me bombardimet e NATO-s më 1999. Që në fillim,lideri i lëvizjes së atëhershme, më të madhes në vend, dr. Ibrahim Rugova u drejtua pikërisht në SHBA, për të arritur përkrahjen për Kosovën,dhe në vendin. Kampionen e lirisë dhe demokracisë njerëzore,e gjeti përkrahjen politike, dhe nga këtu edhe përkrahjen e botës demokratike perëndimore. Mbase kjo edhe ishte një fitore e madhe e politikës vizionare të politikës rugoviane të kohës. Dhe, pikërisht për këtë edhe ka thënë përgjatë tërë jetës së tij,edhe pas çlirimit të Kosovës, që shqiptarët duhej të kenë miqësi përmanente më SHBA-të.

Politika e mençur e udhëhequr për dekada me radhë nga dr. Ibrahim Rugova, edhe pse nën sundimin e egër serb, arriti që ta demaskonte politikën e apartheidit që Serbia ushtronte përmbi shqiptarët e Kosovës, pra mbi një popull të tërë duarthatë dhe të pambrojtur, duke e privuar nga çdo e drejtë elementare për jetë dhe ekzistencë. Edhe pse kjo vijë politike, nuk ka mbetur pa u kritikuar, në periudha të caktuara,nga grupe dhe dhe rryma tjera brendashqiptare, politika vizionare dhe largpamëse e dr. Ibrahim Rugovës, ishte ajo që ia shtroi terrenin diplomatik dhe përkrahjen ndërkombëtare edhe luftës së UÇK-së,pa të cilën përkrahje,pra pa ndihmën e NATO-s,vështirë se mund të arrihej çlirimi i Kosovës nga okupatori serb. Ai çdoherë e ka potencuar,duke i treguar atëbotë edhe botës demokratike,se “Serbia po përgatitet për një masakër të madhe në Kosovë”.Dhe,kjo vërtet ka ndodhur më vonë gjatë luftës më 1998-1999, kur ushtria dhe policia serbe ushtruan masakra të mëdha anë e kënd Kosovës mbi popullatën e pambrojtur. Edhe pse Marrëveshja e Dejtonit, Kosovën e kishte lënë jashtë, prapë se prapë Bashkësia Ndërkombëtare, më në krye SHBA-të nuk e ka lënë Kosovën, pa përkrahjen e saj, dhe më vonë kjo do të ndodhi në konferencën ndërkombëtare të Rambujesë në Francë. Aty, mbase edhe u nënshkrua fati i Kosovë dhe kapitullimi i Serbisë. Ishin bombardimet 78 ditëshe të NATO paktit që e gjunjëzuan përfundimisht Serbinë,duke e dëbuar ushtrinë dhe policinë vrastare të saj nga Kosova. Ishte edhe lufta heroike e UÇK-së që dha shembullin e vet në çlirimin e Kosovës, por pa aleancën e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, të jemi realistë, mbase do të bëhej Kosova një Jerusalem i dytë, dhe vetëm një zot mund ta ketë ditur se kur do të çliroheshim. Meqë qershori i vitit 1999 do të shënoi largimin e forcave serbe, ushtrisë, policisë dhe njësive paramilitare nga Kosova, në anën tjetër do të shënojë për historinë më të re të Kosovës, çlirimin definitiv të Kosovës nga okupatori serb. Edhe pse UÇK-ja, kishte përfaqësuesit e saj në Rambuje, dhe atëbotë pas fitorës së luftës, me ndihmën e aleancës së NATO-s, pas lufte do të formohet Qeveria e përkohshme nga njerëzit e UÇK-së, por jo shumë jetëgjatë, ngase tashmë nën protektoratin ndërkombëtar, ashtu siç e kishte kërkuar dr. Ibrahim Rugova,që Kosova të vihej nën protektorat, më vonë u organizuan zgjedhjet e para nacionale, e nga të cilat edhe dolën institucionet demokratike, por edhe dr. Ibrahim Rugova u zgjodh poashtu president i Kosovës, nga Parlamenti. Edhe pse vetë, kishte përjetuar “shkuarjen “peng, që në kohë lufte,në Beograd, ngase ishte okupuar me tërë familjen nga policia serbe, dhe me dinjitet po ndante kështu fatin me popullin e vet në ato momente të rënda, dhe më pas edhe largimin e tij për sa kohë në Itali, më vonë, dr. Ibrahim Rugova,dhe LDK-ja në krye të së cilës ishte ai,do të jetë bindshëm fituese në të gjitha zgjedhjet demokratike në vend, si për zgjedhjet nacionale si për zgjedhjet lokale. Kjo aureolë e fitores, në secilat zgjedhje demokratike, do ta përcjellë LDK-në, në krye me liderin e saj historik,dr. Ibrahim Rugova,ngase populli i Kosovës po ia shpërblente kështu dashurinë dhe përkrahjen ndaj tij dhe ndaj politikës vizionare që ai udhëhoqi në krye të LDK-së, më se gjashtëmbëdhjetë vjet, pra që nga koha e pushtimit serb dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. Edhe pas pavarësimit të Kosovës, por edhe përgjatë tërë udhëheqjes së Tij, dr. Ibrahim Rugova përbënte formatin e një diplomati dhe burrështetasi të kalibrit botëror, kudo dhe kahdo i respektuar dhe i lavdëruar për meritat e tij prej udhëheqësi,jo vetëm shpirtëror, i popullit të vet, por edhe ideologu të lëvizjes paqësore politike. Këtë e arriti vetëm me primatin dhe formatin që përbënte personaliteti poliedrik i tij,e që te populli shqiptar, kishte krijuar me kohë, kultin e vet, i cili kult mbeti i pathyeshëm deri në vdekjen e tij më 21 Janar 2006. Edhe ceremonia e ditëvarrimit të tij, ishte një aureolë në vete, duke mbledhur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë mjaftë burra shtetesh,diplomatë botëror,miq të pavarësisë së Kosovës. Dhe, jehona e kësaj figure,jo vetëm për kauzën tonë kombëtare, por edhe më gjerë, do të reflektojë dhe do të zbërthehet edhe për të ardhmen,në mënyrën më meritore nga shumë aspekte. Kjo meritë i mbetet kohës. Ai e ka krijuar Epokën e Tij, që në historinë më të re të Etnisë sonë,do të shquhet si, “Epoka e Ibrahim Rugovës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi