Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia nuk bën të hyjë në NATO para Kosovës

Shko poshtë

Serbia nuk bën të hyjë në NATO para Kosovës Empty Serbia nuk bën të hyjë në NATO para Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 19, 2012 6:04 pm

Serbia nuk bën të hyjë në NATO para Kosovës

Serbia nuk bën të hyjë në NATO para Kosovës Bbbbbbbbotasot

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtarë të BE-së dhe NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të përkrahin këtë proces, e konsiderojnë kongresistë amerikan.

Kongresisti Eliot Engëll thotë se Serbia nuk duhet të lejohet të hyjë para Kosovës në BE-pasi do të mund ta bllokonte hyrjen e saj.
Duke folur në konferencën ”Ballkani Perëndimor dhe Samiti i NATO-s 2012” në Uashington, kongresisti amerikan, Eliot Engël tha se të gjitha vendet e rajonit duhet të hyjnë në BE dhe NATO, por që Serbia nuk duhet të lejohen të hyjnë para Kosovës, në mënyrë që mos ta bllokojë hyrjen e saj.


”Sa më shpejt që Beogradi ta kuptojnë se ndarja e Kosovës nuk është e mundshme, ne do të kemi paqe atje,” tha Engel. Ai ka shtuar se forcat amerikane nuk duhet të tërhiqen nga Kosova, dhe nuk duhet ta mbyllin kampin Bondsteel, por ta rrisin praninë aty, tash pas largimit nga Iraku. Edhe kongresisti tjetër Chris Smith, tha se problemet në Kosovë dhe Bosnjë tregojnë se Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet të vazhdojë të jetë e pranishme në rajon. Ai shtoi se ushtarët amerikanë kanë marrë pjesë në vendosjen e paqes në Kosovë dhe Bosnje dhe tani anëtarësimi i vendeve të rajonit në NATO është çelës për zgjidhjen e problemit.

Ndërsa analisti Daniel Server tha se ”Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova nuk janë gati për anëtarësim në NATO. Kurse Drejtori i Trustit Ballkanik për Demokraci me seli në Beograd, Ivan Vejvoda, tha se Serbia në vitin 2006 në Kuvendi votoi për neutralitetit dhe i ka thënë “jo” anëtarësimit në NATO. Ai theksoi se në rajon është bërë përparim i ndjeshëm që nga viti 2000 dhe tani do të ishte i gabuar ngadalësimi i procesit të integrimit të rajonit në BE. Duke folur për situatën në Kosovë, Vejvoda tha se situata është qetësuar dhe se të gjitha palët kanë marrë pozita më të moderuara, duke shtuar se së shpejti vijon rivendosja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Edhe Ai tha se nuk duhet të zvogëlohet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë, pasi ngjarjet e korrikut të vitit të kaluar tregojnë se situata në çdo kohë mund të ndryshojë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi