Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujtohet presidenti historik Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Përkujtohet presidenti historik Ibrahim Rugova Empty Përkujtohet presidenti historik Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 21, 2012 3:17 pm

Përkujtohet presidenti historik Ibrahim Rugova

Përkujtohet presidenti historik Ibrahim Rugova Foto-cereomonia

- Në Kosovë u shënua gjashtëvjetori i vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova, me homazhe te varri, te familja e tij dhe me një akademi përkujtimore.

Presidentja Atifetja Jahjaga, nën patronazhin e së cilës është mbajtur akademia përkujtimore, tha se përkujtimi i veprës kolosale të Ibrahim Rugovës u bën nder të gjithë kosovarëve.

Sipas saj, në kohërat më të vështira, presidenti Rugova mori vendime të rëndësishme, që “përcaktuan kahet e historisë dhe përcaktuan fatin tonë si popull në rrugëtimin e Kosovës shtet të lirë dhe të pavarur, në miqësi të përjetshme me SHBA-të”.

Ajo tha se Rugova ishte prijësi i një gjenerate që solli rilindjen e mendimit kritik dhe guximin e veprimit politik në rrethanat më të rënda të historisë së popullit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se Rugovës dhe gjeneratës së tij i takon merita e krijimit të partive pro perëndimore dhe çrrënjosjen nga sfondi të ideve komuniste.

“Neve, pasardhësve të tij, na mbetet të punojmë për forcimin e demokracisë në shtetin tonë dhe transformimin shoqëror që do të siguronte integrimin në NATO e BE dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë Jahjaga.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi