Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Nishani nderon veprën e udhëheqësit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Presidenti Nishani nderon veprën e udhëheqësit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova Empty Presidenti Nishani nderon veprën e udhëheqësit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 31, 2012 1:45 pm

Presidenti Nishani nderon veprën e udhëheqësit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova


Presidenti Nishani nderon veprën e udhëheqësit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova Pres-nishani-zonja-pare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, përkujtoi dhe nderoi sot veprën dhe rolin e jashtëzakonshëm të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, liderit të shquar të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Pavarësisë, si dhe një nga udhëheqësit më të shquar të kombit shqiptar në historinë e tij. Në varrin e udhëheqësit historik, në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë, u vendos një kurorë me lule në emër të Kryetarit të Shtetit Shqiptar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bardh Spahia dhe Drejtori i Kabinetit, Florjan Nuri.Në shenjë nderimi dhe respekti të thellë për udhëheqësin historik të popullit kosovar, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani zhvilluan një vizitë në shtëpinë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku u pritën nga bashkëshortja Hana, djemtë dhe familjarët e tij.

Kryetari i Shtetit shqiptar nënvizoi se udhëheqësi historik i Kosovës, Ibrahim Rugova duke përcjellë maturi, mençuri dhe optimizëm, e duke udhëhequr në mënyrë paqësore lëvizjen e fuqishme demokratike për liri dhe pavarësi në Kosovë dha një kontribut të patjetërsueshëm duke mbetur një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm.

Presidenti Nishani vlerësoi më tej se Presidenti Rugova mbetet gjithmonë format i një politikani evropian, kontributi dhe vizioni i të cilit ka lënë pas një prezencë të pambarimtë.

Me vlerat e tij të rralla, me durimin dhe me përkushtimin e tij të papërsëritshëm, Ibrahim Rugova u hapi rrugën proceseve demokratike në Kosovë, të cilat u kurorëzuan me Pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi