Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK Gjilan:AI NA NDERON ME VEPRËN QË LA

Shko poshtë

LDK Gjilan:AI NA NDERON ME VEPRËN QË LA Empty LDK Gjilan:AI NA NDERON ME VEPRËN QË LA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 21, 2012 11:05 pm

LDK Gjilan:AI NA NDERON ME VEPRËN QË LA 368868_100001831195284_1124167888_n
LDK Gjilan:AI NA NDERON ME VEPRËN QË LA

LDK Gjilan:AI NA NDERON ME VEPRËN QË LA 395931_258090960928608_100001831195284_646354_684679634_n
( Përherë të përkushtuar ndaj Presidentit historik të Kosovës dhe të LDK-së, dr. Ibrahim Rugovës)

Kosova sot , me dhembje e krenari dhe, jo vetëm sot, përkujton e rikujton Presidentin historic dr. Ibrahim Rugovën. Kësaj dhembjeje dhe krenarie të dinjitetshme I bashkohemi edhe ne si Gjilan, si Degë e LDK-së,. si qytetarë, kudo që jemi.

E di se nuk e kemi lehtë, siç nuk e patëm lehtë as atë të Shtune të 21 Janarait 2006 kur lajmi i pikëllueshëm, ngriu për një moment zemrat tona, na la pa frymë. Thejshtë, as nuk mund ta besonim. As nuk deshëm ta besojmë. Sepse Ai na duhej si kurrë më parë. Ish përafruar momenti i realizimit të Viizionit të Tij, që u bë Vizion e një populli. Ëndrra e tij dhe jona për një Kosovë të njohur ndërkombëtarisht, për një Kosovë të Lirë dhe tamam të pavarur, po bëhej realitet i prekshëm. Dhe, neve, si kurrë më parë, donim që Ai të ish prezent në realizimin, në shijmin dhe në zhvillimin e mëtejmë të këtij Vizioni, sepse dhe ish ideator e autor, ish Prijësi dhe, neve, ishim mësuar të ecnim pas Tij, meqë e kishim më lehtë, ishim më të mbrojtur, më të paqtë, më të dashur. Ishim në shërbim të atij Vizioni të cilin me padurim e priste një popull që aq shumë kish dhënë, kish gjakuar për të. Dhe, ajo dite ish në prag, dita që Ai, sikur nëpër legjenda, na iku papritur. Por, na iku vetëm fizikisht. Prania e tij shpirtërore, prania vizionare, prania frymëzuese për asnjë moment nuk mungoi e, as do mungojë në ne.

..
Kosova , pas 21 Janarit 2006 e, veçmas LDK-ja, emblema e kërkesës për liri, pavarësi e demokraci, nuk e pati lehtë të ecë vertikalisht , pa të. Ai ish jo vetëm Prijësi. Ish dhe i Shenjti i këtij populli që, bashkërisht me të, po ecte drejt dritës, drejt atij caku prej ku e kish rreshtuar dhe nisur, Ai.

Ecja në mungesë të tij, na e zgjati rrugën deri tek ai Vizion, rrugë që e mbaruam më në fund. Por, e patëm të vështirë të çlirohemi prej ankthit të mundimeve, prej ankthit të mungesave, orientimeve, sepse ishim mësuar ta prisnim, ta dëgjonim dhe ta shihnim Ate, dhe vetëm ate, të na printe, tash përtej atij Vizioni, në një Vizion të ri.



Presidenti ynë historik, dr, Ibrahim Rugova, realisht na nxori në rrugë të drejtë, na nisi drejtë familjeve demokratike, drejt një civilizimi perëndimor , drejt shteteve prej të cilave neve kishim interes jetik, pa ndihmën e të cilave as që do ishim këtu ku jemi sot.

Ish meritë e Tij, rreshtimi ynë në rrugën e paqes, lirisë e demokracisë…ish meritë e Tij dhe e këtij populli të lashtë dhe me tradita humane, përcaktimi po për këtë rrugë aspak të lehtë, si e vetmja rrugë që do na afronte me botën demokratike e paqedashëse, si e vetmja rrugë që do na bënte me miq e me një admirim të pashembullt të popujve dhe shteteve më demokratike të botës, pikërisht , falë këtij shpirti paqedashës e demokrat.

Një mbështetje e veçantë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në Evropë, bëri kthesën më të madhe në historinë e fundshekullit njëzetë. Dhe, Kosova sot është këtu ku është. Jo që nuk u zhbë, po u bë Shtëpi më vete, u bë shtet, themelet e të cilit i vuri, askush tjetër pos dr. Ibrahim Rugovës, Gjithë tjerët, përfshirë në rend të parë, neve, ishim në shërbim të këtij Njeriu, që falë zotit, na u shfaq në momentet më delikate të ekzistencës së këtij populli.

Prandaj, edhe pas gjashtë vjetëve, neve s’mund të pajtohemi se Ai na iku fizikisht, atëherë kur na duhej më së shumti. Na iku duke na lënë në Rrugën e Tij, në Mësimet e Tij, në përmbushjen e Vizionit të Tij, në filozofinë dhe trashëgiminë e Tij politike , në Shtetin që Ai e projektoi dhe po e gëzojmë dhe ndërtojmë sot, neve, pasardhësit e Tij.

Jemi të vetëdijshëm për rrugën që e bëmë pa të. Patëm sfida të mëdha. Përplasje. Goditije, nga më të ndryshmet. Madje edhe ndërskamza, nga brenda, nga jashtë. Patëm e ç’nuk patëm…dhe ecëm, nuk u ndalëm, I qëndruam besnik këtij Themeluesi, jo vetëm të LDK-së, të këtij Vizioni, të kësaj filozofie politike, po edhe të vetë këtij shteti. Dhe, këtë duhet ta themi shumë më zëshëm. Ai është baba i kësaj Kosove të Re që rodhi prej asaj Dardanie të lashtë, në thellësitë e së cilës prehet Ai, përjetësisht në atë paqe që aq shumë e ëndërroi.

Sot pas gjashtë vitesh, ne e kemi marrë veten. Të udhëzuar nga mësimet e tij, nga shembulli i tij, nga ajo trashëgimi politike që na la, po rikthehemi fuqishëm aty ku deshi Ai, në Vizionin për një Kosovë të Re, të zhvilluar e me një demokraci funksionale, rrugës së integrimeve euro - atlantike, me miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetjen dhe përkrahjen e këtyre Daj’ve të Mëdhenj, që zoti dhe Ai na i solli në momentin e duhur.

Do ecim kësaj rrugë, me një frymëzim edhe më të fuqishëm, duke e korigjuar përditë veten, duke e forcuar qëllimin, duke e ndërtuar dhe zbatuar Vizionin e Ri, që e kemi në trashëgimine që Ai e la, sepse, Kosova ka nevojë për të, gjithnjë do të ketë dhe, për ne, si pasardhës të tij.

Kosova, si kurrë, sot ka nevojë për më shumë demokraci, për më shumë veprim dhe funksionalizim të shtetit ligjor, të zhvillimit ekonomik, të ecjes pa hamendje drejt procesit integrues, si i vetmi proces që na bën tok, neve shqiptarëve të shpërndarë nëpër shumë shtete të Ballkanit, tash dhe të Evropës.

Dhe, kjo ecje e drejtë në Rrugën e Tij, nuk kalohet pa e luftuar krimin e organizuar dhe krimin politik…nuk kalohet pa i zbardhur gjithë ato krime që ndodhën rrugës deri këtu ku jemi sot…nuk kalohet kjo rrugë as pa e luftuar dhe çrrënjosur gjithë këtë korrupsion që është shtresuar viteve të fundit shtresave të kësaj shoqërie, sidomos niveleve institucuonale, nga ato lokale deri në qendër, tek kupola e korrupcionit…nuk ecet kjo rrugë dhe Kosova nuk do ulet atje ku e ka vendin dhe e meriton, pa e pasur LDK-në në krye, emblemën e demokracisë, si e vetmja trashëgimtare që Ai la .

Prandaj, sot gjashtë vjet pas shkaurjes së Tij në amshim, neve duhet të jemi më të fortë se kurrë, më të përkushtuar se kurrë, më të pandalshëm se kurrë, për të ecur rrugës së tij, rrugës që Ai e trasoi, rrugë e cila e shpie Kosovën në Bashkimin Europian, në NATO dhe në OKB…Rrugë që forcon miqësinë e përhershme me SHBA-në …por duke e sforcuar dashurinë ndaj paqes, ndaj pavarësisë, për më shumë liri, për më shumë tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të gjithë.

Kjo rrugë nuk trasohet as përmbyllet pa LDK-në. Këtë duhet ta dijnë të gjithë. E, në rend të parë ne. Prandaj, ky nderim që ia bëjmë sot Atij, neve vetëm sa na obligion, si Kosovë. Po, edhe si Gjilan.

Ai ishte i lidhur shumë me Gjilanin. Miqtë ma të mirë të letrave i kishte pikërisht prej Gjilanit (Beqir Musliun, Musa Ramadanin, Ibrahim Kadriun). Besniktë më të mëdhenj të vizionit të tij i gjeti po këtu. Vizitën e parë në liri e bëri po këtu ku u prit si Shenjt, si Hero ( 17 qershor 2000). Po, edhe vizitën e mbramë jashtë Prishtinës, e bëri po në Gjilan kur na e bekoi Bukën e Re të tokës sonë (19 korrik 2005).

Gjilani u nderua prej tij në mënyrë të veçantë. Po edhe e nderoi në vazhdimësi. Do ta nderojë edhe mëtutje. Duke u bashkuar edhe më shumë rrugës tij, duke ndryshuar përmes filozofisë së tij, sepse e kemi një qëllim madhor para vetes. E, ky qëllim është evident, rikthimi i LDK-së në udhëheqjen e këtij vendi, për hirë të Kosovës, jo për hirë vetëm të vetes. Sepse, Kosova ka nevojë të rikthehet atje ku deshi Ai…ka nevojë të jetë çfarë e projektoi dhe e prezentoi kudo në botë Ai. Sepse ajo është Kosova që e dëshiron dhe e pret bota demokratike.


Ne këtë do ta bëjmë. Sepse Ai na ushqen e frymëzon. Ai na prinë me Veprën që la…

I qoftë Lavdi !
Gjilan, 21 janar 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi