Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministër, shpifjet e “Kamishit” nuk janë përgjigje për pyetjet tona

Shko poshtë

Kryeministër, shpifjet e “Kamishit” nuk janë përgjigje për pyetjet tona Empty Kryeministër, shpifjet e “Kamishit” nuk janë përgjigje për pyetjet tona

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 26, 2012 9:08 pm

Kryeministër, shpifjet e “Kamishit” nuk janë përgjigje për pyetjet tona


Kryeministër, shpifjet e “Kamishit” nuk janë përgjigje për pyetjet tona Molliqaj
Molliqaj reagon ndaj deklaratës së Haxhiut

Sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, nëpërmjet një kumtese ka reagur ndaj deklatës së deputetit Bekim Haxhiu, i cili ne sënacën e sotme ka kërkuar nga Albin Kurti që të tregoj për disa takime të tij të mëhershme që ka pasur me disa serbë.

Haxhiu tha se Kurti duhet të tregoj se çfarë ka pranuar në një pako në zarf të ardhur nga Beogradi, që sipas Haxhiut, ia ka dërguar vajza e një ish-ministri të Sllobodan Millosheviqit.

Natyrisht që fjalët e Bekim Haxhiut nuk kanë asnjë të vërtetë brenda, e kushdo e kupton se përmes këtyre shpifjeve ai kërkon që të heqë vëmendjen prej pyetjeve tona mbi takimin e Thaçit me Tadiçin, personin që disa ditë më parë deklaroi se “Kosova është tokë serbe”.

Para se t’ia fillojë me shpifje, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, për dallim nga Thaçi, Bekim Haxhiu e pranoi se këto takime kanë ndodhur.

Ne prapë i përsërisim pyetjet tona. Zotëri Thaçi, të ftojmë të mos shmangesh përmes Haxhiut apo të tjerëve por të përgjigjesh në 10 pyetjet tona, e që janë dhënë sërish në vijim:

1. Ku dhe kur është marrë vendimi që Thaçi të takohet me Tadiçin?

2. Ku dhe kur saktësisht është takuar këto dy herë me kryetarin e Serbisë, Tadiç?

3. Kush tjetër ka marrë pjesë në ato takime, për çka është biseduar, çka i ka thënë Tadiçi Thaçit, e çka Thaçi Tadiçit?

4. Me iniciativën dhe ndërmjetësimin e kujt janë zhvilluar secili prej takimeve?

5. Cilat ishin konkluzionet e takimeve?

6. Çka ka përfituar Kosova nga këto takime?

7. Çka ka përfituar Thaçi nga këto takime?

8. A ekziston transkripti e procesverbali i takimeve dhe nëse po, kush e ka atë?

9. Kë e ka informuar dhe kujt i ka raportuar Thaçi për këto takime?

10. A e kanë ditur kabineti qeveritar, presidenti dhe partia e tij, PDK, për këto takime?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi