Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hektor Lumezi:“Kamishit” i doli tymi

Shko poshtë

Hektor Lumezi:“Kamishit” i doli tymi  Empty Hektor Lumezi:“Kamishit” i doli tymi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 12:12 pm

Hektor Lumezi:“Kamishit” i doli tymi  173331_100003434906633_317285698_n

“Kamishit” i doli tymi

Shkruan: Hektor Lumezi

Mos e pyet se tregon vet, ka thënë populli. Vet doli dhe foli edhe “Kamishi” i ish-UCK-së, deputeti i PDK-së, veprimtari i dëgjuar Bekim Haxhiu, i cili më në fund i nxori në shesh faqezëzëllëqet “patriotike” të ish shokut dhe bashkëmendimtarit të idealeve të përbashkëta, kolegut Albin Kurti, deputetit dhe liderit të “Vetvendosjes”. Doli “Kamishi” dhe nga foltorja e Parlamentit të Kosovës e denoncoi Albin Kurtin, për bashkëpunim me Serbinë! Akuzë shokante për një pjesë të konsiderueshme të opinionit kosovar, që nuk mund ta merrte me mend se, shqiptaromëdhenjtë si Albin Kurti, kapiten “Kamishi”, komandant “Gjarpëri”, “Daja”, “Zeka”, “Celiku” etj., të cilët e kanë cliruar vendin nga thundrat e Serbisë dhe që e kanë shpallur Kosovën shtet të pavarur, mund të kenë qenë edhe bashkëpunëtorë të shërbimit sekret të Serbisë, në dëm të Kosovës!
E pabesueshme! Mirëpo, tash kur i doli tymi “Kamishit” po shihet se, agjenti Bekim Haxhiu bashkë më shumë karakurta, kobra, fyella, na e paskan pi duhanin tinës, prapa shpinës së popullit dhe të atdheut! Këtë të vërtetë të pabesueshme dhe veprimtaritë e dyshimta që patën marr hov në prag të luftës, ish presidenti mendjendritur i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i ka pas quajtur “dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë”! Kjo dorë e zezë e tradhëtisë, tinzisht e zgjatur, gjatë dhe pas luftës, qëlloi pamëshirshëm dhe i shuajti jetët e disa nga figurave më të ndritshme të kombit, duke përgjakut tokën, zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, që assesi nuk mund ta pranonin se, ishin plumbat e tradhëtisë së vet shqiptarëve.
U desh të kalonin plot 10 vjet që, të dilte në skenë një Nazmi Bllaca dhe, me duart e tij të përgjakura të tregonte për krimet monstruoze anembanë Kosovës, që i kishin bërë argatët shpirtshitur të SHIK-ut të Byrosë Politike e më vonë edhe të Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thacit. Tash na doli në skenë edhe “Kamishi”, që soli dëshmi për tradhëtitë e Albin Kurtit, shokun dhe kolegun e tij, për të cilin thotë se ka dëshmi të shumta për “...bashkëpunim me Serbinë, në dëm të interesit të Kosovës”!
Krimi mund të mbahet i fshehur për një kohë por jo përgjithëmonë, sepse, e nxjerrë në shesh edhe therra, thotë populli. Kësaj radhe krimet po i nxjerr në shesh kapiten “Kamishi”, spiuni ordiner i rekrutuar nga shërbimi sekret serb në radhët e UCK-së, por, që edhe sot e gjithë ditën e vazhdon bashkëpunimin, por tashti i avansuar në gradën e kapitenit, me rrogë nga fondi Qeverisë së Serbisë për Kosovë e Metohi! Ky është “Kamishi”, kolegu i Albin Kurtit, prandaj, dëshmitë e tij janë plotësisht të besueshme sepse, vjen nga brendia e shërbimit sekret serbë, prandaj, domosodo që janë mirë të informuar për veprimtarinë e njëri-tjetrit. “Kamishi” kësaj radhe u tregua më i zdërvjelltë, ia tha i pari, para se t’ia thoshte Albini!
I tha në Parlament, por edhe më rrept, plotësisht në stilin e një agjenti, “Kamishi” i dërgoi Albinit selame nga konferenca me gazetarë, ultimativisht duke i kërkuar që më së largu deri më 8 shkurt “të përgjigjet publikisht për takimin e tij me serbët në Klinë në vitin 2004; të tregoj se kush ishin serbët me të, a ishin serbë të Kosovës apo të Serbisë si dhe, pse ishte i mbuluar me batanije...; kush është gruaja serbe, që e ka vizituar rregullisht atë në Pozharevc dhe rregullisht është parë me të edhe në Prishtinë” si dhe të tregojë “përmbajtjen e zarfit nga Beogradi të datës 28 shtator 2011, përmes lindjes së rregullt Beograd-Prishtinë, të dërguar nga vajza e një ministri të Qeverisë së Serbisë në kohën e Millosheviqit”?!
Po ndodhi që Z. Kurti nuk i sqaron publikisht lidhjet e tij me Sërbinë, më 9 shkurt kapiten “Kamishi” do të shpalosë edhe fakte tjera demaskuese të fytyrës së vërtetë të Albin Kurtit. Gjithësesi që, krejt në fund, Bekim Haxhiu do t’ia sqarojë publikisht opinionit - si i kanë ardh në kamish faktet për Albinin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi