Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BEQIR SINA:Vetëvritet bashkë me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santino

Shko poshtë

BEQIR SINA:Vetëvritet bashkë me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santino Empty BEQIR SINA:Vetëvritet bashkë me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santino

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 1:02 pm

Vetëvritet bashkë me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santino

BEQIR SINA, Brooklyn
Policia gjeti edhe amanetin e tij të fundit, ku thuhej se “Rucco dhe trupi im do të digjet”. “Në një mënyrë apo një tjetër, hiri i tyre do të jetë së bashku përgjithmonë”, tha miku i tij, aktori Stuart Sarnoff.
BEQIR SINA:Vetëvritet bashkë me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santino New-nick-bn-01

Aktori i njohur njujorkez Nick Santino, nga zona e Brooklyni-t i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë këtë fundjavë në lagjen Manhattan në Nju Jork, bashkë me qenin e tij, Rucco, të cilin e donte më shumë se vetveten, raporton Bota Sot, nga Nju Jorku.

Shtypi amerikan bën me dije se Santino para se t’i jepte fund jetës, ka lënë një letër ku shkruhet se “qenin e tij të dashur ai e donte më shumë se vetveten”.

Një mik i aktorit të njohur, u ka rrëfyer gazetarëve se miku i tij Nick Santino ishte nën presion të madh nga pronari i ndërtesës, ku ai kishte apartamentin e tij në lagjen e pasanikëve “West Side” në Nju Jork, i cili i kërkonte të hiqte qenin e tij Rucco nga pallati, shkruante në një artikull New York Post.

BEQIR SINA:Vetëvritet bashkë me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santino 12912dog
Nick Santino festoi të martën 47-vjetorin e lindjes së tij dhe tha se nuk mund të jetonte pa mikun e tij më të mirë, Ruccon.


Ai kishte dërguar një letër përmes një shënimi ku thuhej se do të kryente vetëvrasje, siç u tha gazetarëve dhe policisë, miku i tij Stuart Sarnoff, i cili mësohet se e mori letrën mbasi kishte ndodhur vetëvrasja.

“Sot kam tradhtuar mikun tim më të mirë dhe nuk do ta kem sipas rregullores më në shtëpinë time, mikun tim më të mirë, Rucco që më ka dashur dhe besuar mua dhe unë atij. Ai nuk e meriton këtë”, shkruhej në letër.

Ylli televizionit amerikan Nick Santino, u lind në Brooklyn dhe është i njohur për telespektatorin amerikan gjatë viteve të suksesshme kur luajti në serialin më popullor në SHBA “All My Children” (Të gjithë fëmijët e mi) si dhe “Guiding Light” (Drita udhëzuese).

Mediat amerikane theksojnë se Nick Santino e gjeti vite më parë qenin e tij të racës pit bull, kur ishte një kone i pastrehë.

Santino e mori në shtëpinë e tij Ruccon që u bë miku i tij më i besuar i jetës.

Shtypi njujorkez teksa përshkruan jetën e tij thotë se “Santino kishte marrë një edukim të ashpër”.

Ai e kaloi fëmijërinë në një jetimore ku mori mësimet dhe edukatën e parë, mes edukatorëve dhe jetimëve të tjerë, në një shtëpi fëmijësh jetimë në jug të SHBA-ve.

Në vitin 2010, banorët e pallateve luksoze u mblodhën në zyrën e banesave në "1 Lincoln Plaza", për të rishkruar politikat e rregullimit të marrëdhënieve, banor - pronar, në pallatet luksoze.

Njëra nga këto politika ishte për të ndaluar mbajtjen e qenëve dhe sidomos ata të racës pit bull dhe atyre trupmëdhenj.

Ndalimi i qenëve, thanë fqinjët, nisi kur ata u ankuan se qeni i Santinos, Rucco, filloi të jetë ngacmues dhe të lehte me të madhe, çka paraqiste sipas tyre, rrezikshmëri kafshimi të ndonjë banori të pallatit.

Telefonata e fundit e Santinos, sipas policisë ishte bërë për një të dashurën e tij të mëparshme, rreth 02:00 të mesnatës së të mërkurës.

Hetuesit bënë me dije se Nick Santino vdiq pas marrjes së një mbidoze pilulash.

Policia e gjeti trupin e tij të vdekur dhe të shtrirë në krevat me qenin, një ditë më vonë mbasi fqinjët telefonuan se dera e tij nuk ishte hapur, dhe qeni nuk po lehte më.

Policia gjeti edhe amanetin e tij të fundit, ku thuhej se “Rucco dhe trupi im do të digjet”. “Në një mënyrë apo një tjetër, hiri i tyre do të jetë së bashku përgjithmonë”, tha miku i tij, aktori Stuart Sarnoff.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi