Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Miratohen dokumente partiake

Shko poshtë

LDK: Miratohen dokumente partiake Empty LDK: Miratohen dokumente partiake

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 11:03 pm

LDK: Miratohen dokumente partiake

LDK: Miratohen dokumente partiake Ldk30jan

(I plotësuar) - Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e tij të pestë, miratoi Orientimet Programore dhe Projektstatutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Ndryshime dhe Plotësime.
Dokumentet, pas një debati të hapur dhe tejet përmbajtësor, u miratuan me shumicë absolute votash. Për votuan 80 anëtarë të Kshillit, 1 ishte kundër dhe pati 1 abstenim.
Këto dokumente janë pjesë e procesit të reformimit të brendshëm të Lidhjes Demokartike të Kosovës dhe u miratuan pas debatit në terren, me përfaqsues të degës, nëndegëve, anëtarëve dhe simpastizantëve të LDK-së.
Këshilli po ashtu i ka dhënë përkrahje të plotë vazhdimit të reformave në LDK.
***
Ndryshe, mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ka qenë e mbyllur për media.


* * * * * *

Që rreth katër orë po qëndrojnë të mbyllur anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët, në kuadër të siç e quajnë ata, procesit të reformave të brendshme, po diskutojnë orientimet politike dhe Projektstatutin e partisë me plotësime dhe ndryshime.

Këshilli i Përgjithshëm ka filluar takimin në orën 14.00 dhe ende qëndron i mbyllur në këtë takim, ku nuk janë lejuar mediat që të jenë të pranishme.

Megjithëse të pyetur disa herë nga gazetarët se kur do dalin me deklarata, ata nuk kanë ditur të tregojnë një kohë, meqë as vet nuk kanë pritur që takimi do të zgjatet kaq shumë.

LDK-ja po mban këtë takim, një javë pas përmbylljes së diskutimeve nëpër degë për ndryshimet në statutin e partisë dhe për reforma të tjera.

Kjo mënyrë e debatit prej që ka filluar nëpër komuna të ndryshme është thënë se po praktikohet për herë të parë në këtë parti, kurse ka pasur edhe të pakënaqur më këtë proces.

Ndër ata që disa kohë janë përmendur si të pakënaqur janë edhe Ali Lajqi e Berim Ramosaj.

Ndryshe, pika që më së shumti ka ngjallur pakënaqësi gjatë diskutimeve të sotme tek ndryshimet në statut, mësohet të jetë shtimi i kompetencave të të parit të partisë. Në këtë takim është parë të jetë i pranishëm edhe Fatmir Sejdiu.

Po mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Në kuadër të procesit të reformave të brendshme, sot në orën 14:00, në hotel "Sirus" në Prishinë, po mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Anëtarët e forumit më të lartë partiak do të diskutojnë lidhur me orientimet politike dhe Projektstatutin e LDK së me plotësime dhe ndryshime.

Paraprakisht strukturat e LDK-së në të gjitha nivelet kanë zhvilluar debate shteruese përkitazi me ndryshimet në statutin e partisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi