Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt

Shko poshtë

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Empty Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 10:33 pm

Në krah të Haradinajt


Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Fisnik_dobreci_aak-haradinaj-kuqi104-490x320
Këshilli Drejtues i AAK’së miratoi sot në mesditë unanimisht vendimin e Kryetarit Ramush Haradinaj për ta emëruar Blerim Kuqin në postin e Sekretarit Organizativ dhe Burim Ramadanin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Nga Leonard Kerquki më 20.03.2009 në ora 8:23

(Update) Ish Kryeshefi Ekzekutiv i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuqi dhe Këshilltari i tij Burim Ramadani, zyrtarisht, kaluan të mërkurën në partinë e Ramush Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kuqi mori postin e Sekretarit Organizativ, ndërkaq Ramadani atë të Sekretarit të Përgjithshëm të AAK’së.

Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pasi që Këshilli Drejtues miratoi unanimisht vendimet tij, u shpreh i kënaqur që ka sjellë në AAK dy figura të njohura të LDK’së.

“Në Kosovë kemi shumë punë që na presin dhe punët në Kosovë nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur. Roli i subjekteve politike është që të sjellin opsion për ta përmirësuar gjendjen në vend. Dhe duke njohur z. Blerim Kuqin, duke njohur kontributin e tij kombëtar, duke njohur kontributin e tij në demokraci dhe shtetndërtim, po ashtu duke njohur njohjet profesionale që ka z. Burim Ramadani, ne kemi vlerësuar si veprim të drejtë që ata të na bashkëngjiten”, tha Haradinaj.

Gazetarëve ju ka drejtuar edhe Nënkryetari i AAK’së, Blerim Shala, i cili duket të jetë meritor për sjelljen në këtë parti të Blerim Kuqit dhe Burim Ramadanit.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme për AAK’në. Ne këtë mënyrë bëjmë një hap shumë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të Aleancës”, tha ai.

Më pas fjalën e kanë marrë edhe Kuqi dhe Ramadani.

“Duhet ta pranoj se ka qenë një vendim shumë i vështirë për mua, por mendoj se është veprim i duhur”, tha Kuqi, duke shpjeguar më pas se pse kaloi në AAK.

“Ju do të pyesni se pse e lëshova LDK’në? Dua të them vetëm dy fjalë; LDK’ja sot nuk ka Zot Shtëpie edhe është e futur në një gjumë të thellë”, tha Kuqi.

Burim Ramadani, ndërkaq, ka thënë se AAK është një parti e hapur.

“Jam i bindur se kjo derë e hapur për mua në këtë rast, është e hapur për të gjithë të rinj që duan të angazhohen dhe ata që kanë çfarë të japin për të mirën e përbashkët”, tha Ramadani.

Disa orë para se të zyrtarizohet kalimi i Blerim Kuqit në AAK, ka reaguar edhe partia e tij e dikurshme, LDK’ja.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tha se ky është një vendimi individual.

“Ky është një vendim individual i Blerimit. Këto kanë qenë lëvizje të pritur për motive të caktuara”, ka thënë shkurt Haziri.


Kalon në AAK

Ish Kryeshefi Ekzekutiv i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuqi, pritet t’i bashkohet shumë shpejt partisë së Ramush Haradinajt, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Negociatat mes tij dhe Liderit të AAK’së nuk janë përmbyllur ende, por shumëçka do të sqarohet të premten në mesditë.

Ish Ministri i Punëve të Brendshme gjatë qeverisjes mes LDK’së dhe AAK’së, mori udhëheqjen e procesit të reformimit të LDK’së në korrik të vitit të kaluar. Tre muaj më pas, ai u shkarkua nga Lideri i LDK’së, Fatmir Sejdiu, me arsyetimin se po bënte hapa të shpejt në këtë proces.

Ky vendim vulosi përfundimisht largimin e Blerim Kuqit nga LDK’ja, mirëpo u deshën pesë muaj që ai të vendoste përfundimisht që t’i revanshohej shefit të dikurshëm, Fatmir Sejdiut.
Besnik Tahiri, Zëdhënës i AAK’së, nuk e ka mohuar mundësinë që Blerim Kuqi t’i bashkohet AAK’së.

“Nesër mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK’së. Temë kryesore e kësaj mbledhje do të jenë çështjet organizative. Kaq mund të them tash për tash”, ka deklaruar Tahiri për Express, të enjten.
Burime të Express saktësojnë se në këtë mbledhje do të zyrtarizohet kalimi i Shaban Dragajt, një veprimtari nga Mitrovica, në AAK, derisa do të shqyrtohet edhe transferi i mundshëm i Ish Kryeshefit të LDK’së.

Blerim Kuqi, në një prononcim për Express, ka lënë të kuptohet se dita e premte është me rëndësi për të ardhmen e tij në politikë.
“Ndoshta nesër flasë më shumë për këtë punë. Sot nuk jam në gjendje të them më shumë”, ka thënë Kuqi të enjten, kur është pyetur nëse është e vërtetë apo jo që do t’i bashkohet AAK’së.
Ai, megjithatë, nuk ka dashur të flasë se çka mund të ndodhë të premten.

“Nuk e di, por nesër do ta shohim se çfarë do të bëhet. Nuk do të jepja më tepër informacione”, ka shtuar Kuqi.

Burime të Express thonë se Ish Kryeshefi i LDK’së, tash e disa javë, ka pasur negociata me Liderin e AAK’së, Ramush Haradinajt dhe Nënkryetarin e Parë, Blerim Shalën. Mirëpo kalimi i tij në AAK nuk është diskutuar ende në organet e kësaj partie, të cilat duhet të sugjerojnë se në çfarë posti mund t’i jepet atij.

“Gjithë këto çështje mund të sqarohen të premten, por edhe gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme”, ka thënë një zyrtar i AAK’së, në kusht anonimiteti.

Kalimi i Blerim Kuqit në AAK, vjen në një kohë të vështirë për LDK’në. Largimi i tij, veçanërisht, mendohet se do të ketë pasoja për Degën e LDK’së në Suharekë, ku kjo parti pati rënie të madhe në zgjedhjet e fundit lokale.

Megjithëkëtë, Eqrem Kryeziu, Nënkryetar i Parë i LDK’së, nuk dëshiron të flasë se cilat do të ishin pasojat e largimit të Kuqit.
“Është hipotetike të thuhet se cilat do të ishin pasojat”, ka thënë Kryeziu për Express, të enjten.

Ai ka thënë të mos jetë në dijeni të largimit të mundshëm nga LDK’ja të dhëndrit të familjes së tij.

“Ende s’e kam dëgjuar këtë lajm. Pa u bërë publik lajmi, nuk mund të them asgjë”, ka thënë Kryeziu.

Blerim Kuqi, Ish Ushtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), kishte hyrë në jetë politike pas përfundimit të luftës, duke ju bashkuar subjektit të Naim Malokut, Partisë Qendra Liberale e Kosovës. Kur Naim Maloku kishte shuar partinë për t’ju bashkuar AAK’së, atëherë Kuqi ishte tërhequr në LDK. Aty për shumë vjet nuk kishte mbajtur asnjë post me rëndësi. Me krijimin e Ministrisë së Punëve Brendshme, dhe me mbështetjen e Eqrem Kryeziut, Kuqi ishte kthyer fuqishëm në skenën politike të vendit, duke u emëruar Zëvendësministër.

Disa muaj më pas, kur Fatmir Rexhepi dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme, ai kishte zënë postin e shefit të dikurshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Empty Nuk brengosemi për lëvizjet politike të individëve!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:42 pm

Nuk brengosemi për lëvizjet politike të individëve!

Kryesia e LDK-së reagon pas kalimit të Blerim Kuçit në AAK
Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Sh_b


Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Luta%20(Small)
Kuçi nuk ka qenë në strukturat e LDK-së
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë një konferencë me gazetarë tha se respektojnë vendimin e Blerimit, duke thënë se Kuçi nuk ka qenë përfaqësues në strukturën e LDK-së, por ka qenë një autoritet të cilin LDK-ja e ka thirrur që të hyjë në procese të reformave. Por, Blerim Kuçi ka qenë ministër i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së në qeverinë e kaluar


Ish-kryeshefi ekzekutiv i LDK-së, Blerim Kuçi, prej të premtes është larguar nga kjo parti dhe është anëtarësuar në AAK. Ai atje është “shpërblyer” , me postin e sekretarit organizativ në AAK. Kuçi, muaj më parë ishte shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të LDK-së, pasi kryesia e LDK-së kishte vlerësuar se reformat e propozuara nga Kuçi kanë qenë kundër interesit të përgjithshëm të LDK-së. Prandaj udhëheqësit e LDK-së, largimin e tij dhe aderimin në AAK e shohin si të natyrshëm, pasi njerëzit mund të lëvizin për interesa të tyre personale dhe i respektojnë vendimet që marrin. Por ata theksojnë se nuk i hendikepohen me këtë veprim të Kuçit.
Haziri, tha se Kuçi në LDK ka qenë në dy faza, në fazën e paraluftës dhe në fazën e vonshme të pasluftës, dhe se rikthimi i tij në LDK është vlerësuar më kohë, dhe se shkuarja e tij është vendim i tij personal. Kryesia e LDK-së, sipas Hazirit, në një moment e ka vlerësuar se strategjia e reformave të tij në LDK nuk ka qenë në interes të përgjithshëm të LDK-së, prandaj edhe ai ka dhënë dorëheqje e cila është miratuar.Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt ++%20Lutfi%20Haziri%20
Sipas nënkryetarit Haziri, në LDK ekziston konsensus i plotë që reformat të jenë gjithëpërfshirëse në gjitha strukturat e LDK-së dhe në parimin e hapjes së dyerve për të gjitha ata që dëshirojnë të hyjnë në parti dhe që duan të jenë konkurrues të saj, ata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në procesin reformues në LDK. “Ne një kohë të mirë të punës sonë ia kemi kushtuar kthimit të bazës (anëtarësisë) tradicionale të LDK-së, duke i ftuar të gjithë ata që për shkak të hezitimeve janë shmangur nga ne, që për shkak të hidhërimeve janë ndalë e nuk kanë ecur me ne, apo për shkak të problemeve që i kanë pasur me LDK-në gjatë dhe pas kuvendit të fundit zgjedhor”, tha Haziri.
“Është sfidë e madhe, po aq e madhe sa kemi kaluar deri tash, por besojmë që shenjat e mira që po vijnë dhe aderimi i njerëzve të mirë, intelektualeve dhe të rinjve në veçanti për të qenë pjesë e politikave të LDK-së, do të krijojë mundësi që ky mekanizëm i ri që po ndërtohet në kuadër të procesit të reformës, do të ndikojë që LDK-ja të jetë e gatshme dhe konkurruese për t’u kthyer në skenë si parti e parë politike në vend”, ka përfunduar, Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, Haziri, tha se LDK-ja angazhohet që të respektohet orari zgjedhor që e ka përcaktuar presidenti Sejdiu sipas Kushtetutës dhe që këtë vit të mbahen zgjedhjet lokale, ndërkaq ato nacionale në vitin 2011.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Empty Re: Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:43 pm

Luta ja paska nxjerrë bishtin kësaj radhe. Po si ska qenë Kuqi i strukturave të LDK-së?! Ani more se politikë i thonë edhe kësaj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Empty Kuci: Pse u largova na LDK-ja?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 9:29 pm


Kuci: Pse u largova na LDK-ja?


21.03.2009
Lëvizjet e anëtarësisë dhe të disa emrave të njohur politikë prej një partie në parti tjetër duket se nuk kanë të ndalur. Kalimi i ish-ministrit Blerim Kuçi, i cili vitin e kaluar ishte ngarkuar me detyrën e kryeshefit ekzekutiv ...
... në LDK, prej sot është anëtarësuar në AAK. Ai bashkë me ish- këshilltarin e tij gjatë kohës sa ishte ministër, Burim Ramadanin, pos që kanë pranuar librezat e anëtarësisë në AAK, janë “shpërblyer” edhe me pozita në parti, duke u emëruar sekretar organizativ të partisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbajtjes së Këshillit Drejtues të AAK-së njoftoi gazetarët se ky këshill ka votuar për zgjedhjen e dy sekretarëve të rinj duke i prezantuar Blerim Kuçin dhe Burim Ramadanin. Blerim Kuçi është zgjedhur sekretar organizativ, ndërsa z. Burim Ramadani sekretar i përgjithshëm.

“Në Kosovë kemi shumë punë që na presin të cilat nuk janë duke shkuar në mënyrë të duhur. Roli i subjekteve politike është për të sjellë opsion për të përmirësuar gjendjen në vend. Në këtë kuadër, duke njohur kontributin kombëtar, në shtet ndërtim dhe demokraci të dhënë nga z. Blerim Kuçi, dhe njëkohësisht duke e ditur përgatitjen profesionale të Burim Ramadanit, anëtarësimin e tyre në AAK ne e kemi vlerësuar si veprim të drejtë dhe në dobi të demokracisë në Kosovë, të shoqërisë së Kosovës dhe gjithsesi të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ndërkaq nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, zgjedhjen e dy sekretarëve të rinj të partisë e ka vlerësuar ngjarje shumë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të kualitetit të partisë së tij. “Aleanca sipas vetë fjalës, është bashkim i dijes, i guximit, i mençurisë, i pragmatizmit dhe i gatishmërisë që ta udhëheqim Kosovën së bashku me të gjithë ata partnerë të cilët dëshirojnë një qeverisje shumë më të mirë për Kosovën. Jemi të bindur se me ardhjen e Blerim Kuçit dhe Burim Ramadanit kemi bërë një hap të madh në këtë drejtim”.

Ndërkaq ish-kryeshefi ekzekutiv i LDK-së Blerim Kuçi tha se vendimi që kishte marrë për t’u larguar nga LDK-ja ishte një vendim shumë i vështirë, por ky është një vendim i duhur dhe i mirë që kam ndërmarrë. Unë dua ta falënderoj LDK-në e cila përmes strukturave të veta dhe pozitave të cilat m’i ka afruar gjatë procesit të saj, prej formimit e deri më sot dhe që më ka mundësuar që të jap kontributin tim për qytetarët e Kosovës dhe në përgjithësi për Kosovën. Arsyeja pse ju kam bashkangjitur radhëve të AAK-së, është se ende kam shumë energji, potencial , përkushtim dhe kontribut të mëtejshëm për të dhënë. Tash në këtë fazë kontributi ynë do të jetë i çmueshëm për shoqërinë e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. Këtë mundësi ma ka mundësuar AAK-ja dhe z. Haradinaj dhe i falënderoj për besimin e dhënë”, tha Kuçi.

Duke folur për ish-partinë e tij, Kuçi tha se LDK-ja nuk ka zot shtëpie dhe është e futur në një gjumë të thellë. Prandaj duke pasur parasysh këtë fakt dhe profilin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, profilin e djathtë të saj atëherë është i arsyeshëm aderimi im në AAK”. (Blendi Gashi, bota sot)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Empty Faik Muçiqi braktis AAK-në dhe kalon në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 27, 2009 9:27 pm

Faik Muçiqi braktis AAK-në dhe kalon në LDK



Anëtari i Kryesisë Qendrore të AAK-së dhe nënkryetari i degës së kësaj partie në Podujevë, z. Faik Muqiçi, ka dhënë dorëheqje të pashqyrtueshme nga të gjitha funksionet në këtë parti dhe ka kaluar në strukturat e LDK-së në Podujevë. Në deklaratën e tij dërguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe anëtarëve të Kryesisë qendrore, kryetarit të degës në Podujevë dhe Këshillit të përgjithshëm, thuhet se "kam marr një vendim të pashqyrtueshëm më vonë, jo të lehtë por të bazuar në bindjen time personale për largim nga të gjitha strukturat e AAK si nga anëtari i kryesisë qendrore, nënkryetari i Degës në Podujevë dhe anëtari i Këshillit Drejtues si dhe nga anëtarësia e AAK-së".
"Shpresoj se largimi im nuk do të sjellë vështirësi në zhvillimin e AAK-së në Podujevë dhe shprehi faktin se rirreshtimi im në subjektin politik të LDK-së, përveç vullnetit tim ka qenë i forcuar edhe nga kërkesa e dëshira e shumë miqve të mi për të vepruar bashkërisht me një vizion të qartë, ka thënë ai.
I.Havolli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Empty Deputeti Shkumbin Demalija rikthehet në AAK

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:07 pm

Deputeti Shkumbin Demalija rikthehet në AAK

Arsim Rashiti



Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt AAK%20(Small)

Në procesin parazgjedhor të zgjedhjeve komunale të nëntorit në Kosovë, po vazhdon aderimi i deputetëve dhe anëtarëve nga një parti në tjetrën. Kësaj radhe deputeti i AKR-së, Shkumbin Demalija, u rikthye sërish në radhët e AAK-së. Në konferencën për media, të premten, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka ndodhur një zhvillim kadrovik për Aleancën, pasi Shkumbin Demalija, deputet në Parlamentin e Kosovës i është bashkuar punës së AAK-së. Ai theksoi se kanë zhvilluar biseda me të, dhe sipas tij i rikthyeri në AAK ka përputhje dhe opinione politike të asaj se çka po ndodh në vend. Haradinaj tha se ka kërkuar nga kryesia e AAK-së, që deputeti Demalija të votohet për anëtar të kryesisë. “Duke njohur kualitetet e tij, i kam propozuar kryesisë që deputeti Demalija të votohet, si anëtar i kryesisë, gjë e cila edhe ndodhi”, tha ai. Ndërkaq deputeti Demalija, për rikthimin e tij në AAK tha se ka marr vendim për shkak të mos funksionalizimit të AKR-së, parti e cila nuk është freskuar në kryesin e saj. “Në kuvendin e fundit zgjedhor të AKR-së, unë dhashë dorëheqje gjatë përzgjedhjes së Këshillit të Përgjithshëm të asaj partie, sepse partia nuk ka marr rrugën e funksionalizimit, nuk ka pasur një freskim në kryesinë e zgjedhur të saj, si dhe për shkak të shkeljes së një demokracie të madhe, sepse ku ka demokraci gjithçka duhet të evaluoj brenda procesit zgjedhor”, tha Demalija.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt Empty Re: Lëvizjet partiake: Kuqi në krah të Haradinajt

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi