Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail S Rexhepi:Për ditëlindjen tënde @ ARXHILI

Shko poshtë

Ismail S Rexhepi:Për ditëlindjen tënde @ ARXHILI Empty Ismail S Rexhepi:Për ditëlindjen tënde @ ARXHILI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 04, 2012 8:15 pm

Ismail S Rexhepi:Për ditëlindjen tënde @ ARXHILI 419698_2704941474817_1595161904_32652859_110679229_n

Ismail S Rexhepi
____________________________________________
për ditëlindjen tënde
___@ ARXHILI
________________________________

Në dritë-hijen e yllit të heshtur
Urime nga zemra e heshtjes së yllit

Ti nuk je engjulli
Unë nuk jam djalli
Largë gjithmonë në fluturim
Në pritje na frymonë malli..

Ti vret qetësinë tënde
ndjejnën mos me harrua
Imazhi i kujtimeve më të vjetra më erdhi,
Nostalgjinë në përshëndetjen e dallgës së oqeanit
Afrodita e shkathtë si Sirenë ma derdhi.

Merre urimin tim pëkrëdhele
Shtrydhe me fuqinë e vuajtjes së shpirtit tënd,
Ditëlindjen festoje me raki rrushi
Puthe gotën me heshtje
Pritjen pagëzoje, puthjen time të nxehtë si prushi.

Bashkoj ethet e mia në atë gotë
Netët më të bukura të kujtimeve
Në odën e Grudës,
Që patëm në kalanë e Dodës për pari,
Preshevë, Dugagjin, Prishtinë e Hot
Gjak krishti i kemi thënë për mahi,
Verën më të ëmbël
Në një gotë bashkë që kemi pi…

Sot festo, vuaj , kujto të vërtetën
Mostër mbaje Titanikun për legjendë të vjetër
Mos derdh asnjë lot…
Në heshtje fole, vuaje
Thuaje , i mbeta dreqit për darkë
Akullin e patëm thye
…Për shpëtim s’na u gjetë një varkë

Sot edhe unë mbusha një gotë
Ta pi kujtimin e gjatë sa një jetë
Un ylli i heshtur i thash gotë e trishtimit
Dhe në të u zhyta vet
Ti mbesë e Tringës së S’majl Martinit
Dhe tjetër që kurrë nuk tretë
Vet si Nora e Hotit e T’kelmendit
Gjithmonë në krye të odës në zemrën time ke mbetë
Dhe shpirti gjithëmotë për mike nderi
Të pret, të pret për ç’do stinë të prêt…..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi