Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PËR DITËLINDJEN TËNDE -ADEM ZAPLLUZHA

Shko poshtë

PËR DITËLINDJEN TËNDE -ADEM ZAPLLUZHA Empty PËR DITËLINDJEN TËNDE -ADEM ZAPLLUZHA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 06, 2013 11:40 pm

PËR DITËLINDJEN TËNDE -ADEM ZAPLLUZHA 935864_10151475938259077_133534855_n
PËR DITËLINDJEN TËNDE -ADEM ZAPLLUZHA

Tani ndoshta ti je në gjumë
Kurse unë dhe gjyshja
Rrimë nën një çati të rrënuar
Ku pandërprere
Pikon loti i dhembjes

Në këtë vetmi të heshtur
Festojmë pa bujë
E zhurmë
Ditëlindjen tënde të tretë


Me një tavolinë të drunjtë
Në këto orë të vona
Bisedojnë me një qiri të ndezur
Bisedojmë
Për hijet e tejdukshme të ngjyrave

Ti diku nëpër çerdhet Evropës
Reciton poezi
Në gjuhë të huaj
Dhe qanë vetëm shqip

Kur të ngacmojnë mushkonjat
Po ashtu qanë edhe gjyshja
Me lot mallëngjimi
As loti im
Nuk është prej guri

Unë gjyshja dhe qiriu
Që përherë rri ndezur
Festojmë ditëlindjen tënde
Për herë të parë kështu të vetmuar

Ah, kjo tavolinë e vjetër
Cilës i mungon një këmbë
Sa shumë po i përngjan
Trishtimit të këtyre çasteve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi