Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Sarajevë, fillojn festimet për 100 vjetorin e Shtetit të Pavarësisë së Shqipërisë

Shko poshtë

Në Sarajevë, fillojn festimet për 100 vjetorin e Shtetit të Pavarësisë së Shqipërisë Empty Në Sarajevë, fillojn festimet për 100 vjetorin e Shtetit të Pavarësisë së Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 1:12 am

Në Sarajevë, fillojn festimet për 100 vjetorin e Shtetit të Pavarësisë së Shqipërisë

Në Sarajevë, fillojn festimet për 100 vjetorin e Shtetit të Pavarësisë së Shqipërisë Scaled.php?server=813&filename=flamurgashi2

Të pranishmit i priti dhe i përshëndeti Ambasadori z.Flamur GASHI, para te pranishmeve ai i prezantoi piktorët nga Shqipëria, në fjalën e tij nder te tjera theksoi se me këtë aktivitet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë, fillon festimin e vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të Shtetit të Shqipërisë.

Në ditët e fundit të janarit 2012, në ambientet e Ambasadës së RSH-së në Sarajevë, u organizua hapja e ekspozitës “Dimri në Sarajevë 2012”, e piktorëve nga Tirana; Buron Kaceli, Mustafa Arapi, Marjana Goxhabelliu dhe Fatmir Carkanji. Piktorët nga Shqipëria, të ftuar nga Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Sarajeve Sh.T.Z. Flamur GASHI, gjatë qëndrimit shtatëditësh në Sarajevë, punuan rreth 30 piktura, kryesisht me pamje të Sarajevës në borë, që ishin dhe temë e ekspozitës në fjalë.

Në hapje të ekspozitës morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Bosnje e Hercegovinës si: Minsitri i Turizmit dhe Ambientit të BeH, znj.Branka ĐURIĆ, ish presidenti i BeH, z.Stjepan KLJUIĆ, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së BeH, Gjeneral Jovan DIVJAK, përfaqësues të Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave,përfaqësues të institucioneve kulturore, si dhe të institucioneve të tjera të BeH, Ambasadorë të akredituar në BeH, akademik, profesorë universitar, përfaqësues të forcave ushtarake shqiptare pranë EUFOR-it, përfaqësues të komunitetit shqiptar në BeH, përfaqësues të mediave elektronike dhe te shkruara te BeH, etj. Gjithsej rreth 160 pjesëmarrës.

Të pranishmit i priti dhe i përshëndeti Ambasadori z.Flamur GASHI, para te pranishmeve ai i prezantoi piktorët nga Shqipëria, në fjalën e tij nder te tjera theksoi se me këtë aktivitet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë, fillon festimin e vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të Shtetit te Shqiperise. Ky vit jubilar, shqiptaret po i gjen me afer se kurr realizimit te interesave te tyre kombetare, me Kosoven e Pavarur, dhe ne rruge te mbare qe interesat e shqiptarve kudo qe jane ne trojet e tyre t e realizohen maksimalisht. Ky vit jubilar, po i gjen shqiptaret me te bashkuar se kurr ne rrugen e tyre drejt perendimit dhe bashkimit ne europen e Bashkuar, theksoj nder te tjera z.GASHI.

Fjalën e rastit dhe nderin për ta shpallur të hapur zyrtarisht këtë ekspozitë, Ambasador GASHI, ja dha kryetarit të Komunës Stari Grad-Sarajevë (Qyteti i Vjetër), z.Ibrahim HADŽIBAJRIĆ. z.HADŽIBAJRIĆ, ne fjalen e tij theksoj se: “Ndjehem jashtzakonisht i privilegjuar qe me jepet nderi ta hapi kete ekspozite shume inetresante nga tema, por edhe me interesante dhe e rendesishme per nga vete qellimi. Kemi pasur fat si Qytet i Vjeter i Sarajeves por edhe si Bosnje dhe Hercegovine ne teresi, qe Shqiperia, vendi historikisht mik i yni, na ka derguar nje Ambasador si z.GASHI, i cili me te gjitha menyrat po i ben dy vendet tona qe te jene sa me te aferta dhe te lidhura me njera tjetren. Eshte nder per mua si kryetar i Qytetit te Vjeter te Sarajeves te hapi zyrtarisht kete ekspozite, jo vetem se tema e ketyre pikturave eshte Sarajeva ne dimer, por pse pikerishte me kete ekspozite dhe pikerishte ne Sarajeve, Ambasadori GASHI, po e ngre siparin i pari nga te gjitha Ambasadat e Shqiperise ne bote, me festimet e vitit jubilar te 100 vjetorit te Shtetit te Shqiperise, e kjo po ndodhe ne Sarajeven tone te dashur, eshte nder per ne qe sonte jemi pjesmarres ne kete aktivitet. Zoti e bekofte Shqiperine dhe popullin e saj. Urime 100 vjetori i Shtetit dhe Pavaresise se Shqiperise.”.

Ekspozita “Dimri në Sarajevë 2012” është aktiviteti i parë publik i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bosnje e Hercegovinë në këtë vit, dhe njëherit fillimi i aktiviteteve të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ambasada e R.SH-se ne Sarajeve, ka pergatitur nje program te ngjeshur dhe mjafte interesant per gjate gjithe vitit me aktivitete kulturore, ekspozita, promovim librash, shfaqje teatrore, koncerte, etj...ne shenje te festimit te vitit te 100 jubilar te Shtetit te Shqiperise.
Këtij aktiviteti ju dha një rendësi e veçantë në mediat elektronike dhe të shkruara të Bosnje dhe Hercegovinës. Një vëmendje e veçantë ju dha vlerave kulturore dhe artistëve të mëdhenj që ka Shqipëria si dhe rëndësia që i jep Ambasada e Shqiperise ne Bosnje dhe Hercegovine prezantimit të këtyre kulturore, intelektuale dhe te gjithmbarshme qe i kane shqiptaret. Pas hapjes së ekspozitës u organizua një koktej i rastit./

Përgatiti/ Dashnim HEBIBI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi