Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy viktima të të ftohtit në Shqipëri

Shko poshtë

Dy viktima të të ftohtit në Shqipëri Empty Dy viktima të të ftohtit në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 07, 2012 8:49 pm

Dy viktima të të ftohtit në Shqipëri 07ftoht_0702121040_1


Dy viktima të të ftohtit në Shqipëri

Tiranë, 7 shkurt - Temperaturat e ulëta, që shënojnë -10 gradë Celsius, duket se janë bërë shkak i vdekjes nga infarkti i 68-vjeçarit Lazer Pal Nika, banues në Komunën e Pultit në Dukagjin, zonë kjo që prej disa ditësh është e izoluar nga dëbora dhe ngrica, njofton TCH. Lajmin e konfirmoi me telefon kryetari i Komunës Pult, Sokol Cubi, i cili tha se qëndrimi në temperatura të ulëta duket se ka provokuar dhe infarktin tek viktima.

Ndërkohë në Korçë ka humbur jetën një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ai ka humbur jetën, teksa shkonte për t’i hedhur kripë aksit Korçë-Voskopojë.

Policia bën të ditur se viktima, Ahmet Metallari nuk ka mundur të dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës, e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër.


Viktima e parë e të ftohtit në Shqipëri


Temperaturat nën zero duket se i kanë marrë jetën një punëtori të mirëmbajtjes së rrugës Korçë Voskopojë. Viktima është identifikuar si Ahmet Metollari.

Trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur kthesa e Gjenomadhës, në aksin rrugor Korçë Voskopojë.

64 vjeçari ka qenë duke hedhur kripë në këtë aks rrugor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi