Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Saliu:Dy poezi

Shko poshtë

Rita Saliu:Dy poezi Empty Rita Saliu:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 08, 2012 11:38 pm

Rita Saliu:Dy poezi 429347_2541958720851_1610216871_2037720_1356805185_n
Rita Saliu:Dy poezi

ZBATHUR APO MBATHUR

... zbathur e mbathur
eci për ta kapërcyer veten

majat e dëshpërimit për t’i mundur

megjithatë s’i shmangem dot trazimit
që më shkaktojnë erërat e forta të shpifjeve
derisa mbështetem te rrapi i moçëm i shpresës

atyre që zgërdhihen rreth nesh

nuk u ndërron pamja e fytyrës

as nuk i frikohen hapërimit drejt humnerës

gjerësa bijtë e shqipes përplasen

logjeve të përgatitura pas shpine
mua më dridhet buza e shpirtit

fushën e të cilit e qëllojnë rrufetë

e injorancës që rritet mes nesh

si bari i keq si hija e perndimit

është punë e lodhshme kjo

të njëjtit të vrasin të njëjtit të vajtojnë

duke të ngritur përmendore lotësh

dhembjen që të mbytë e kthejnë në lapidar
para të cilit rrin kokëlartë mashtrimi

ndësa koha ecën si mbrenda edhe jashtë

me opinga në këmbë me këpuca në kokë

rrugët e atdheut mëton t’i bashkojë

në një shesh të parë ëndrrave....

plagët nuk ftohen

edhe rëra detare është palosur

është qepur me fijen e të pandershmes

në këtë stuhi apsurdi

nuk e kam borxh

t’ua fali mëkatet e qëllimshme

vazhdoj tëreflektoj dashuri
me bardhësinë e plisit

siç e kam shpirtin
dhe ëndrrat për të ardhmen


Rita Saliu:Dy poezi 426698_2541736035284_1610216871_2037643_1086587266_n
LIS ME RRËNJË TË THELLA

lis me rrënjë të thella

ishin nëpër shekuj
...
në tokën e kamur

dhe të kafshuar nga lakmia

Teuta mbretëresha antike
Dodona princeshë e lashtësisë
Bubulina heroina e tokës së huaj

Nora e kelmendit Tringa Smajli

Shota nusja trimëresh e herojit
Maria martire e demokracisë

Tereza nëna e botës së mëshirëshme
Sala qiell i lirisë
Xheva fitimtare në alatrin e lirisë

jetojnë e rriten para nesh
me mallin e tokës
hedhin valle në vazhdimësi

përjetësojnë dritën e lavdisë

lavdia mbetet e zotit
lulet e trimërisë

si yjet shkëlqejnë
shejëtërimit i përkulem

si lirisë si dashurisë për atdheun
kurajon duke pritur
për shpresën e venitur
plagët për t’ia shëruar dhimjes
së sotme që këlthet nëpër mua
pak frymë lirie për të gjetur
Rita Saliu 28 janar Boston
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi