Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Rita Saliu:VEGIM I LODHUR NGA VETVETJA

Shko poshtë

Poezi nga Rita Saliu:VEGIM I LODHUR NGA VETVETJA Empty Poezi nga Rita Saliu:VEGIM I LODHUR NGA VETVETJA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 02, 2012 9:44 pm

Poezi nga Rita Saliu:VEGIM I LODHUR NGA VETVETJA 425114_3204466803139_549187872_n

Poezi nga Rita Saliu

VEGIM I LODHUR NGA VETVETJA

kopsht botanik jemi bërë
ringjallje duke kërkuar
një truall për t’u çmallur
nën hijen e blinit plak
i molisur nga koha
derisa degët gjelbërohen
edhe nga dëshpërimi
që i dhurojmë njëri-tjetrit
duke mos e ruajtur dashurinë nga fjalët
me vështirësi rrisim shtatin
thjesht vetem sa për të mos rënë
pre e gjërave të ditës
e kohës zezonë qe përseritet-përseritet
si ditët si javët si muajt
sa për të kaluar një vit
përsëriten vitet shekujt
e ne na gjejnë në të njëjtin udhëkryq
për të filluar ditën me buzëqeshje
deri në asht zhveshim dëshpërimin
duke mos e njohur për të mos e pranuar
edhe pse është gjeneral komandant
i të gjitha gjërave që nuk na e lëshojnë
fytin deri në frymën e parafundit...
po ku është ndjesia e mundësisë reale
që na e stolisë si emblemë ëndrrën
shpresën e sëmurë na e pren me shpatë
në golgotën që e ndërtuam për kohën e sëmurë
zemrën rozë duke i amputuar
tëplagosur shpirtit ecim
vetveten për ta arritur para humnerës
derisa koha e paturpëshme
pret shiun e gjakut tone të bie
rrugëve shesheve kah duhet të vijëpranvera
duket se shi dashurie ka rënë nëpër ne
vetëm pesë minuat
sa për të njomur kujtimin për zotin
sa për t’i bërë fytyrat tona të shkëlqejnë
vetëm në një fushë të huaj
ku gurë nuk ka, por s’ka as lule
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi