Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:Pse u vra dhe kush e vrau Smajl Hajdarajn?

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:Pse u vra dhe kush e vrau Smajl Hajdarajn? Empty IDRIZ ZEQIRAJ:Pse u vra dhe kush e vrau Smajl Hajdarajn?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 09, 2012 5:26 pm

Pse u vra dhe kush e vrau Smajl Hajdarajn?


IDRIZ ZEQIRAJ:Pse u vra dhe kush e vrau Smajl Hajdarajn? Idriz-zeqiraj-02feb
Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ


Pse duhej vrarë kuadri i LDK-së, komandanti ushtarak i Rugovës, dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj?!

Nga ekspozeja e bërë rezulton se Familja Hajdaraj për një shekull ka rezistuar, është përgjakur, duke dëshmuar atdhetarinë e saj. Edhe Smajl Hajdaraj, në vazhdë të traditës familjare, është shquar si punonjës shkencor, kuadër drejtues dhe komandant i luftës. Atëherë shtrohet pyetja: Pse duhej vrarë kuadri i LDK-së, komandanti ushtarak i Rugovës, dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj?!
Përgjigjen pse duhej vrarë Smajl Hajdaraj me shokë, e ka dhënë njëri nga SHIK-asit vrasës, por i penduar, Nazim Bllaca: "Porosia ishte se duhej vrarë x-y-ni, për ta marrë pushtetin në atë komunë. Nëse Istogu i Shaban Manaj dhe Fadil Feratit kishte 70 % të votave për LDK-në, Theranda e UKë Bytyçit printe me 72 % të votave. E sigurtë ishte edhe Klina e Ismet Rracit. Por, edhe Peja nuk do të ishte në këtë katandi, po të jetonte sot Smajl Hajdaraj. Të gjitha vrasjet politike në Kosovë, kanë një emërues të përbashkët: marrjen e pushtetit me dhunë e terror fizik dhe psikologjik.
Kush e vrau Smajl Hajdaraj me shokë, është një pyetje tjetër, e cila nuk mund të tejkalohet duke e heshtur. "Edhe këtë përgjigje e ka dhënë kuadri i lartë i PDK-së, duke denoncuar: "Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja". Edhe vajtimi është i saktë. 1000 kilometra rrugë ardhje e vajtje, për mua me shokë nga Bavaria e largët, për të qenë pjesë e këtij vajtimi të madh. Dhe, këtë rit e bëjmë për më shumë se një dekadë radhazi. Por lindë pyetja: Cila UÇK-e vrau Smajl Hajdaraj. Ajo që Smajli i komandonte formacionet e saj, apo një "UÇK-e" tjetër, e ideuar dhe e themeluar në vilat e Bllokut të Tiranës, nga zyrtarët partiakë dhe Sigurimi Shqiptar.


"Ata që po i vret PDK-ja, po i vajton LDK-ja".

Nisur nga ky vetëdenoncim publik, organet kompetente të Kosovës, duhej të fillonin hetimet. Dhe, nëse këtë nuk e bënë organet e sigurisë dhe të ligjit, atëherë, këtë fakt tejet domëthënës duhej ta aktualizonte LDK-ja.

"Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja." Kështu ka shkruar një kuadër i lartë i PDK-së, vite më parë. Duke qenë kuadër i PDK-së, parti e cila e identifikon vetën me UÇK-në, atëherë, më saktë, duhet thënë: "Ata që po i vret PDK-ja, po i vajton LDK-ja". Ky vetëdenoncim, madje me shkrim e publik, në njërën nga gazetat e ekstremit të majtë, është një fakt domëthënës, sepse, siç thonin latinët e vjetër: "Verba volant, scripta manent", e thënë shqip: "Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet".
Nisur nga ky vetëdenoncim publik, organet kompetente të Kosovës, duhej të fillonin hetimet. Dhe, nëse këtë nuk e bënë organet e sigurisë dhe të ligjit, atëherë, këtë fakt tejet domëthënës duhej ta aktualizonte LDK-ja në organet e larta të Kosovës, si Parlamenti, Qeveria, EULEX-i dhe deri ke Qendrat Ndërkombëtare të vendosjes. Sepse LDK-së po i vriteshin kuadrot, veprimtarët e saj, oficerët dhe komandantët ushtarakë institucionalë, të cilët bënë luftën e Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Smajl Hajdaraj, kuadër i LDK-së dhe Komandant i Shtabit Rajonal të Rugovës
.



Lindja, shkollimi, edukimi


Smajl Hajdaraj u lind më 1951 në Dugaivë të Rugovës. Shkollën fillore 8 vjeçare e kreu në Rugovë, për të vazhduar Gjimnazin, drejtimin shkencor, në Pejë, të cilin e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm. Fakultetin e Inxhinierisë, dega e elektroteknikës, e mbaroi në Prishtinë, për të qenë, së fundi, në prag të magjistraturës.
Smajl Hajdaraj u lind dhe u rrit në shtëpinë oxhak të Arif Rekës, ish i burgosur politik për 9 vjetë radhazi në burgun - ishull të Goli Otokut, së bashku me: Haxhë Kerin, Cufë Sokolin, Bajram Ramën, Sylë Mehmetin, Azem Jakupin, Ali Hysin, Bajram Haxhinë dhe rugovas të tjerë. Nga kjo familje regjimi mbretëror jugosllav kishte pushkatuar 4 meshkuj. Gjyshi Reka, me të vëllanë Adem Smajlin dhe kushërinjtë Hajdarin e Bajramin, morën pjesë në mbledhjen e Junikut neutral, krahas burrave të shquar të Kosovës.
Në këtë trung bazal familjar, Smajl Hajdaraj mori një edukatë sipërore morale dhe atdhetare. Qysh si gjimnazist u shqua në disa veprime, siç ishte sigurimi dhe shpërndarja ndër shokë të literaturës, e cila për regjimin përbënte blasfemi kundër pushtetit. Pikërisht, për rrjedhën familjare dhe sjelljet e tij të dyshimta, do të kishte shumë telashe me profesorin e gjuhës serbokroate.


(Shkrimin e plotë mudnt a lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi