Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË Empty IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 16, 2013 6:47 pm

KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË

 12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS

IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË E419F856-C4B6-4FEF-9E4F-34A533F7EA55_mw1024_n_s

 
Kush hyri së pari në Prishtinë, UÇK-ja apo ushtarët e NATO-s?
Kujt iu gëzua më shumë popullata shqiptare, hyrjes së ushtar të NATO-s apo "zbritjes në kryeqytet" të ushtarëve të UÇK-së?"


                                                                                                                               



IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË Largea_idriz-zeqiraj1353088511
SHRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ   

Më 12 qershor të motit të shkuar, një biçim "gjenerali", po e përshkruante hyrjen e UÇK-së në Prishtinën e çliruar dhe gëzimin e popullatës! Një ngatërresë e qëllimshme e "gjeneralit". E vërteta është se populli iu gëzua tankeve të Nato-s. Pse të vijë, pikërisht, atë ditë UÇK-ja?! Ajo ka qenë aty, bile duke "luftuar", sepse ajo e "çliroi" Prishtinën, Kosovën! Ironia më e madhe është se ky "gjeneral" është dënuar për krime gjatë dhe pas luftës! Madje ka përvehtësuar kundërligjshëm troje e tokë shtetërore e shoqërore, duke u bërë një profiterë i neveritshëm i luftës. Thonë se turpi nuk e ka mbytur askënd!

Dihet, Kosova u mund në fushë-betejë, u pushtua e tëra, u boshatis në masën më të madhe. Kosova u përkallë, u shkretua, u  okupua. Shqiptarët u degdisën, ikën të lëmerisur, u refugjuan nëpër botë. Të mbeturit kërkonin shteg për ikje. "Gjeneralët" pa ushtarë, kishin ikur të parët ose ishin strukur në qoshe të sigurta. Tashmë, vetëm në malet e Kosharës dëgjoheshin ende krisma armësh, ndonëse qiellin e zotëronte pakti NATO dhe pamundësonte gjuatjet armike nga ajri.



                  Ngurrimi hileçar për datimin e çlirimit të Kosovës

.     
                                E djathta e Kosovës, e prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës,

                                partia-lëvizje kombëtare e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova,

                                e themeluesit të shtetit të Kosovës, edhepse e dobësuar dhe e 

                                dërrmuar nga klane e fraksione karrieriste, disa syrësh të zënë peng

                                dhe me detyrime premtuese ndaj kastës kriminale në pushtet, duhet

                                të mobilizohet, të lëvizë nga pika zëro, të bashkohet, të konsolidohet,

                                sepse, si forca, gjithëherë, më serioze, më intelektuale, më kombëtare, 

                                mbanë përgjegjësinë, morale dhe atdhetare, për fatin e Kosovës dhe

                               të popullit të saj.

                                

     Ende ka hezitim për caktimin e ditës të çlirimit të Kosovës. Dhe, kjo zvarritje është e qëllimshme. Dikush kërkon të imponohet si çlirimtar dhe pret të shpikë ndonjë aksion, ndonjë ngjarje, ku ai të këtë qënë i pranishëm, për ta shënuar si ditë çlirimi, si datë lirie. Për fatin e keq të tyre, kryepushtetarët aktualë ishin qindra ose edhe mijëra kilometra larg Kosovës, kur ajo u çlirua nga forca madhore e NATO-paktit. Kjo nuk është thjesht hamendje e autorit të këtyre radhëve, por përgjim nga afër dhe konkluzion logjik nga shumë marifete, hile të bëra ngas soji sllavo-karpatian stalinist.

     E djathta e Kosovës, e prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partia - lëvizje kombëtare e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugovës, e themeluesit të shteit të Kosovës, edhepse e dobësuar dhe e dërrmuar nga klane e fraksione karrieriste, disa syrësh të zënë peng dhe me detyrime premtuese ndaj kastës kriminale në pushtet, duhe të mobilizohet, të lëvizë nga pika zëro, të bashkohet, të konsolidohet, sepse si forca, gjithëherë, me serioze, më intelektuale, më kombëtare, mbanë përgjegjësinë, morale dhe atdhetare, për fatin e Kosovës dhe të popullit të saj. 

     Veprimet e të djathtës, përkatësisht, të LDK-së, duhet të jenë të matura, të studiuara mirë, në koherencë të përhershme me realitetin faktik të kohës. Do të ishte papjekuri politike, marrëzi e tradfhti kombëtare heshtja e së djathtës, heshtja e LDK-së, si parti e parë, si forcë çliruese faktike e Kosovës. Ajo nuk lejohet të heshtë, të bejë sehir, të bëhet bisht i të majtës staliniste, pikërisht atëherë kur zëri i saj, veprimet e saja duhet të jenë guidë, prijëse e popullit në drejtimin e duhur. 

     E djathta e Kosovës, LDK-ja, duhet të distancohet nga veprimet imponuese e promovuese si "çlirimtare" e të majtës staliniste, duke sqaruar popullin e Kosovës, duke i bërë thirrjen e sinqertë atij, popullit, ta mbrojnë historinë nga shtrembërimet dhe falsifikimet, ashtu siç e përdhosi historinë filosllavi Enver Hoxha me partinë e tij kriminale. Dëbimi, përzënia e forcave policore e ushtrarake të Serbisë me aleatë, për rrjedhojë, çlirimi i Kosovës, është bërë më 12 qershor 1999 dhe shënimi e përkujtimi i kësaj date duhet të ligjësohet, duke përjashtuar datimet tjera fiktive, të sajuara nga profiterët e luftës. Dhe, në këtë kërkesë logjike, duhet të prijë e djathta e Kosovës, LDK-ja me aleatë natyralë të saj. 

     Pjesëmarrja e të djathtës të Kosovës në përgjithësi dhe e LDK-së, në veçanti, në sheshet festive të qyteteve të Kosovës, për të përkujtuar çlirimin e Kosovës, jashtë datës të 12 qershorit, duke dëgjuar përlavdërimet mburracake të "komandantëve", të implikuar rrast në krimin e organizuar politik të vrasjes të veprimtarëve, kuadrove të së djathtës, sidomos të LDK-s dhe të ushtarakëve luftëbërës institucionalë të Ibrahim Rugovës, do të ishte rivrasja e tyre.



           Çlirimtari faktik i Kosovës është NATO - Pakti
 
IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË Hyrja~e~NATOS~ne~Kosove
 
                               Kosova nuk u ndihmua, por u çlirua nga NATO.
                               Kjo duhet thënë troç, pa ekuivoke, pa hamendësim,
                               sepse është një e vërtetë absolute, e shkallës sipërore.


Kosova u çlirua ekskluzivisht nga NATO-pakti, nga ndërhyrja ndërkombëtare, madje forcërisht, e prirë nga Vatra e Lirisë dhe e Demokracisë botërore - Amerika zëmadhe. Formulimi se "ndërhyrja ndërkombëtare ndihmoi në çlirimin e Kosovës", është ironik dhe mosmirënjohës, është bukëshkalë. Një shtrembërim dhe falsifikim flagrant i tillë, turpëron shqiptarët në sy të botës dhe bënë që të mos besohen për asgjë. Kosova nuk u ndihmua, por u çlirua nga NATO. Kjo duhet thënë troç, pa ekuivoke, pa hamendësim, sepse është një e vërtetë absolute, e shkallës sipërore.
     Shqiptarët  krijuan grupe të armatosura, por kurrë nuk arritën të bëjnë një ushtri të konsoliduar, me një shtab, nën një komandë. UÇK-ja është krijesë teorike, por pa u lëndëzuar asnjëherë në praktikë. Shqiptarët qenë unik dhe masiv në rezistencën kundërshtuese ndaj pushtuesit. Por, nën armë u rrjeshtuan vetëm një numër simbolik i popullatës. Shifra prej 57.000 luftëtarësh, veteranësh, e servirur nga burgaxhiu vrastar, Muharrem Xhemajli, shef i veteranëve të Kosovës, më sakt, turpi i Kosovës, përndryshe sheleg i Hashim Thaçit, është tërësisht fiktive, imagjinare, e rrejshme. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës apo edhe e emërgjencës të saj, përfshi këtu edhe autorin e këtij shkrimi, shokohen para kësaj shifre sa paushalle, aq edhe të marrëzishme e kriminale. Veç rezistencës paqësore, Kosova provoi ta fitojë lirinë edhe me pushkë, por nuk arriti, dështoi. Dhe, kjo ishte e pritshme, sepse raporti i forcave ishte fatal për shqiptarët. 
      Sikur të mos mjaftonte kjo, banda bredharake e halabake staliniste e Mërgimit, hafije e hershme e Serbisë, me etjen histerike për pushtet, e cytur edhe nga inatçi e deshtakë, të dyshimtë për shumëçka, brenda Kosovës, plus banda pushtetare komuniste, kallëse e Shqipërisë, e prirë nga presidenti Rexhep Mejdani, kryeministri Fatos Nano me horrat lakejë të tyre, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Ilir Meta, Fatos Klosi me kompaninë e gjeneralëve profiterë material e kodoshë, harroi qëllimshëm pushtuesin serbo-sllav, duke vënë në plan të parë përçarjen sabotuese të faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, si premisë e masë e sigurtë për dështimin e parathënë të luftës. 
 Kjo bandë, tashmë, e përforcuar me karrieristë e specialistë hiç kombëtarë dhe të lidhur me njëmijë e një fije me Serbinë, ripërtriu metodat e OZNA-s jugosllave dhe të Sigurimit Shqiptar, gjatë dhe pas luftës, duke vrarë kundërshtarët politikë potencialë,  për ta marrë pushtetin dhunshëm, pa kursyer as ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqin dhe tribunin e demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, me likuidimin, shuarjen  e të cilëve u shua edhe ëndrra e bukur e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbeti vetëm projekt i dy arkitektëve të ekzekutuar, zyrtarisht, në mes të Tiranës dhe kurrë, deri me sot, nuk u realizua.



          Anarkia dhe anomalia e festave në Kosovë  
 
IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË Nato_01_515168_1015728084


                            12 Qershori 1999 shënon marshimin e tankeve të
                             NATO-s rrugëve të Kosovës. Dhe, ky është çlirimi 
                             faktik i Kosovës.



     Shqiptarët e Kosovës, tashmë, kanë caktuar disa ditë festash dhe përkujtimesh. Disa syrësh krejt të panevojshme e hiç serioze. Në mes tyre edhe dita e Kushtetutës, e cila, po të ishte ajo e Kushtetutës të Kaçanikut, edhe mund të përligjej, për kushtet dhe rrethanat në të cilat u shpall, por jo edhe e dyta, e bërë në paqe dhe rahati. Kjo është një kopjim i 11 janarit të Enver Hoxhës me shokë. Kushtetuta nuk përbën asnjë ngjarje të shënuar, sepse ajo është krejt normale për funksionimin e një shteti. Megjithatë, në Kosovë nuk funksionon as Kushtetuta, as ligji, as drejtësia dhe as shteti, sepse ligjin ende e bëjnë bandat staliniste, të cilat u konsoliduan gjatë luftës, e dështuan luftën, madje, qysh në nismë, më 1998. Me nxitjen e Serbisë, organizuan revoltat e mars - prillit 2004, për rrjedhojë, realizuan decentralizimin komunal në Kosovë, si vegëzë-lidhëse të Serbisë, për ta ndarë pushtetin me Serbinë brenda Kosovës, duke krijuar edhe mundësi ligjore për shkëputje e gëllabrim të territorit në të ardhmen nga Serbia.


Çuditërisht, mungon data zyrtare e çlirimit. Një mangësi idioteske, e lënë për shkaqe të thëna më parë. 12 qershori 1999 shënon marshimin e tankeve të NATO-s rrugëve të Kosovës. Dhe, ky është çlirimi faktik i Kosovës. Çdo zvarritje e mëtejme e caktimit të datës të çlirimit, është jo serioze dhe ngjallë dyshime qëllim-këqia të individëve apo të grupeve të interesit.

Gjatë këtyre viteve të lirisë është vënë re oreksi i shtuar për të shënuar ditë-çlirimin e qyteteve të Kosovës. Qëllimi është tek promovimi karrierist i grupeve dhe individëve të veçantë, se kinëse ata janë çlirimtarë të këtij apo atij qyteti. Shtrohet pyetja: Pse këta "luftëtarë" nuk hynë në qytet, nuk e çliruan qytetin, ta zëmë, një muaj, dy javë, një javë më parë, para se të hynin tanket e NATO-s, por e bënë këtë një ditë para ose dy apo tre ditë pas hyrjes të forcave çliruese ndërkombëtare?! Këtë demagogji dhe falsifikim banal duhet denoncuar dhe dënuar, si përçapje, përpjekje për ta shtrembëruar të vërtetën, për ta falsifikuar historinë, edhe ashtu mjaft të sakatosur. 
     Kosova ka vetëm një datë çlirimi. Dhe, kjo datë përkon me hyrjen e forcave tokësore të NATO-s në Kosovë, pikërisht, më 12 qershor 1999. Dhe, kjo datë shënon çlirimin, lirinë e Kosovës, madje, për të gjitha qytetet, pavarësisht nëse këto tanke arritën në të njëjtën ditë në çdo qytet të Kosovës.
     Preçedenti i çlirimit të Shqipërisë dhe kremtimi, sot e gjithë ditën, i dy datave të çlirimit, 28 dhe 29 nëntor, sipas përkatësive partiake, demokratët dhe social-komunistët, duhet të na vlejë shumë. Nga pësimi i tyre, të mësojmë ne

     Drejtuesit e formacioneve ushtarake të Shkodrës, në mes tyre kuadri i parë, Sadik Bekteshi nga Vuthaj të Kosovës, gjeneral dhe Hero i Popullit, në gjallje të tij, pastaj burgaxhi i Burrelit, i dënuar me 25 vjet, pohojnë dhe dëshmojnë se Shkodra u çlirua më 28 nëntor 1944. Por, ata nuk e mohojnë faktin se në Malin e Taraboshit ka vazhduar të qendrojë një togë ushtarësh gjermanë edhe pas nëntorit, në dhjetor. Ndërsa 29 nëntori është pjellë e kalkulimeve politike në mes të Enverit  dhe Titos, për bashkimin, fillimisht, të festave, më vonë edhe të shteteve. Për bashkimin e festave, ujdia ka qenë zyrtare dhe dëshmohet me Proces-verbalin e mbajtur, pikërisht, më 28 nëntor 1944.


Maskaradat promovuese të "gjeneralëve" pas luftës
 
IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË 994759_666357390047307_718760239_n

     Lëvizakët stalinistë, me maskaradat e tyre të bujshme, menjëherë pas luftës, promovonin "majorët", "kolonelët", "gjeneralët", të cilët nuk u dëshmuan me ndonjë betejë apo aksion të veçantë. Sikur këta gradantë ta kishin bagazhin ushtarak dhe luftarak të komandantëve institucionalë si: Rrustem Berisha, Anton Çuni, Fadil Hadërgjonaj, Hysen Berisha, Farush Thaçi, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Skënder Hasanxhekaj, Feriz Trezhnjeva, Milazim Maraj, Shaqir Maloku, Gani Gjuka, Pren Marashi, Xhafer Gjilani dhe të tjerë burra e djem nga Kosova dhe Shqipëria, propaganda e tyre do të shënonte mburrje kulmore, madje të denjë për Librin e Ginisit!
     Sa logjike është që ndoca të rinj, ende pa i mbushur të 25-at, me arsim të mesëm apo pa të fare, të uniformuar vetëm për disa muaj, të pashquar për ndonjë veprim të veçantë ushtarak, u graduan gjeneralë! Ndërkohë që ushtarakë të karrierës, të zëshëm në profesion dhe luftë, legjitimues të mirëfilltë të luftës për çlirim, si Komandanti i Kosharës, Rrustem Berisha me shokë, nuk gëzuan gradimet?!! Ndërkombëtarët u tallën fort kur aprovuan gradat hiç meritore të lëpekeistëve.
     E vërteta është se disa nga gjeneralët dhe ushtarakët të LPK-së, duke abuzuar marrëzishëm me siglën e UÇK-së, janë shquar për krimin e organizuar politik, kryesisht, vrasje, tentativë vrasjeje, plagosje, rrahje, maltretime, tortura dhe deri edhe terrorizim të familjeve dhe të popullatës shqiptare. Janë shquar bindshëm në krimin e shantazhit, siç është reketi (gjobëvënia), fillimisht legal, gjasmë tatim, por, me mosaprovimin e UNMIK-ut, vjelja e gjobës u bë gjysmë-legale dhe, më vonë, madje, edhe sot e gjithë ditën, vazhdon reketi ilegal, i vrazhdët dhe i turpshëm për shtetin dhe qeverinë e Kosovës, përkatësisht, lidershipin aktual, të cilët janë në dijeni dhe, qëllimshëm, e heshtin, meqë kanë pjesë përfituese në atë. Soji në fjalë fort i zellshëm ka qenë edhe në uzurpimin e pasurisë shtetërore, shoqërore dhe private; abuzim tenderash dhe pisllëqe të tjera, gjë që dëshmohet me kulla e vila e luksoze, në fshatrat lindake dhe në kryeqytet, me pasuri milionshe, edhepse trashëgim kishin vetëm nga një biçikletë të vjetër!!!


Luftës i mungoi dimensioni i lavdisë
 
Me çfarë lavdie mund të mburret një "ushtri" dhe një popull, kur vret ministrin e vet të luftës në vlugun e luftës;kur vret komandantët dhe politikanët kombëtarë, me të vetmin qëllim: për ta uzurpuar dhunshëm pushtetin(!!); si mund të quhet luftë e lavdishme, kur luftëtarët më shumë duhej ta ruanin shpinë nga stalinistë-enveristë të Kosovës, se sa gjoksin nga Serbia!?!"

  Tiradat përlavdëruese janë aq të zëshme, sa që shtrohet pyetja e ligjshme: Çfarë deshën Amerika dhe Evropa të suleshin mbi Serbinë, kur heroizmi shqiptar po bënte namin, po bënte kërdinë mbi forcat armike, duke vrarë 273 serbë e malazezë, përkundër 11.840 shqiptarëve të vrarë, përgjatë luftës 1998-99, më sakt, masakrës"?! 

     Me çfarë lavdie mund të mburret një "ushtri" dhe një popull, kur vret ministrin e vet të luftës në vlugun e luftës; kur vret komandantët dhe politikanët kombëtarë, me të vetmin qëllim: për ta uzurpuar dhunshëm pushtetin(!!); si mund të quhet luftë e lavdishme, kur luftëtarët më shumë duhej ta ruanin shpinën nga stalinistë - enveristë të Kosovës, se sa gjoksin nga Serbia!?!

     Përgjatë luftës, stalinistët e Kosovës në Tiranë u trimëruan fort, nga përkrahja sa rrugaçërore, aq edhe kriminale e kundrakombëtare e pushtetit vendor komunist. Pusullat e hedhura në kutitë postare të institucioneve legale të Kosovës në Tiranë, janë dëshmi e një turpi kombëtar: "Për tradhti ndaj Atdheut, në emër të popullit, jeni të dënuar me vdekje. Në rastin më të parë të mundshëm, do të ekzekutoheni". Dhe, poshtë këtyre dy fjalive makabre, shënohej: "ShTABI I PËRGJITHSHËM I  U Ç K - së".
 Në këto kushte shantazhi e terrori punonte Shtabi ushtarak institucional; Qeveria e kthyer nga mërgimi; Përfaqësia e Kosovës në Tiranë dhe kuadrot e veprimtarët të tjerë, politikë dhe ushtarakë institucionalë në terren, që nga Porti i Vlorës dhe i Durrësit e deri në Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit. Për të gjitha këto provokime e sabotime të luftës, veç të tjerëve, është vënë në dijeni, në atë kohë, edhe presidenti Rexhep Mejdani. Ankesat tona binin në vesh të shurdhër, zullumi shtohej, ndonëse në krye të kësaj kampanje ishte kupola shtetërore. Dhe, e kemi denoncuar këtë kriminalitet atëherë, edhe piblikisht, në shtypin e Tiranës dhe të Mërgatës, me shkrimin: "Veprimet banditeske të pushtetarëve të Tiranës" dhe artikuj të tjerë. 

     Këto dhe fakte të tjera të bollshme, dëshmojnë jo lavdinë, por turpin e një lufte, të humbur tërësisht në fushë-betejë, madje të humbur turpshëm, sepse një pjesë e shqiptarëve, përkatësisht, kasta komuniste e Tiranës zyrtare dhe LPK-ja staliniste - enveriste, sabotuan luftën, përçanë qëllimshëm faktorin politik dhe ushtarak të Kosovës, duke i shërbyer kështu pushtuesit dhe duke e parathënë humbjen tonë të pritur. Rrjedhimisht, dimensioni i lavdisë ka munguar.

     E gjithë kjo e keqe dhe prapësi e komunstëve stalinistë, nuk mund ta mohojë përkushtimin e luftëtarëve faktikë, të cilët e mbijetuan luftën dhe të atyre që u flijuan, për të mbetur përjetësisht në Panteonin e Nderit.  
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi