Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY Empty Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 10, 2012 1:07 am

Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY 173357_1563102666_1405324133_n

Sabit Rrustemi:Ç’BËJ UNË KUR S’ TË KAM TY

SHKURT (1)

Dita sillet e mbështillet
Shtrydhet si limoni
Në gjuhën time

Vargu merr udhë
e më kthen në po e zi
për t’ma hequr këtë mërzi

Ç’bëj unë kur s’të kam ty

Atë fjalë të pathënë
Si një ëndërr të re
e vari tek yti sy

( 1 shkurt 2012)


SHKURT (2)

shpirtin tim
në trosha po e shkokëloj
po e imtoj

aty poshtë
nën dritare po ta lë
si bujë të përditshme

sall të të shoh
si vjen
si ikën
si kthen sërish

( 2 shkurt 2012)


SHKURT (3)

u barta tek ti
shkronjë për shkronjë
si alfabet i vjetër i ri
nën gjuhën tënde fshehur
si imja dashuri

s'lash shteg pa shkelur
kaçubë pa prekur
dhe Çepuri mbet pa fjetur

cila portë përveç times
nuk është çelur

eu po sa afër e sa thellë
qenke strukur

(3 shkurt 2012)


SHKURT (4)

Fryj erë e jugut
fryj

para teje
nuk e fsheh ballin
m'sa shpirtin

fryj e shkriji këta akuj
këto dhimbje të acarta
që varen sysh

e depërto poreve të mia
thellë maleve
tek ato rrënjë

etshëm të presin
si buzët e saj

( 4 shkurt 2012)


SHKURT (5)

po lutem n' heshtje
pa b'za shumë
deg've përgjumë
ta flakë këtë etje

ajo Rekë e Zezë
që njomë mal e fushë
dhe skutat le t’i mbushë
me blerim e vesë

n' heshtje po lutem
pa pra e pa u l’kunë
lumno botën me dashni
pjesë e saj jam dhe unë

( 5 shkurt 2012)


SHKURT (6)

Bora që ra e zuni m'u shkri
mbi lëkurën time prapë u ngri
nji shtresë t'bardhë i a vuna sipri
përngadal tash kam me pi
nashta m'shuhet kjo zjarmi
i moçëm asht' Çepur i ri
skaj dritares me nji bli
atje ku s'preket e strukesh ti
juga shkund nji mal përbri
retë shtatzana me krejt at' shi
për me nis' nji stinë dashni

( 6 shkurt 2012 )


SHKURT (7)

hiç pa folë kam me t’dëgjue
lexoma ate çka s' e ke shkrue
kthjelle atë pikë pa burue
hec anej kah s'ki me shkue

pa e pa provo m'e dashunue
me i a marrë fjalën pa ta çue
n'shuplakë me pritë pa flutrue
m’soje veten me t'urtue

se rr’xohesh pa zanë n’thue
pa e qit. gjuhën ki me kafshue
tu nejt n’ven’ ki me ladrue

gja s'more as di çka thue
js'ashtë jeta veç me jetue

hajt n'mujsh kohën me shalue

(6 shkurt2012)

SHKURT 8

Dhembja ka vetëm këtë emër
përherë vjen kur s'e presim
në telin më të ndijshëm shtrihet
katullaq pret ditën tjetër
e nuk ikën as kur i a qet këpucët
tej pragut të derës

ajo njëmnend ta ha loçkën e zemrës

po ti mos u jep
si ai kep
qëndro
e mos e gëzo këtë mysafire të paftuar

dhembja s'kalohet duke e dëgjuar
................................................

ajo e ka vetëm këtë emë
dhe kur na godet m'u në zemërr

( 8 shkurt 2012 )


SHKURT (9)

udhën e ha me hapa
jo me fjalë

pa u nis nuk arrinë kurrë

vendnumrimi
ky varr i pambuluar
s’do duhej t’ na joshë

sado të vegjël
qofshin hapat
një ditë e prekin cakun

dhe atë ëndërr
që mbështillet nëpër flokun e saj

( 9 shkurt 2012 )

DHJETË SHKURT (10)

Të Shtatat na mbërthyen
nëpër Nëntë Rrathët e Ferrit
midis Sheshit

As Lutja e Paqtores Nanë
nuk çeli udhë

Acari Karpatian na qëlloi në ballë
...
e Bota
memece u bë dhe njëherë

Nana
fshihni lotët
dhimbjet

heshtni gjamët

se Korbat pastaj vallëzojnë
qiejve të zemrës sonë

vetëm lule mbillni
syve tanë
vetëm dritë
e liri

me aromë paqeje

të Paqtat Tona
ku paqim përherë
ora juaj po troket



E RIKRIJOJ POEZINË E ZHDUKUR NJË DITË MË PARË

SHKURT 11

Shkundë kjo erë Grykës
Shkundë e sfrynë
Gjetheve kokëforta
Harruar prej vjeshtës

Dhimbë e gjamë
...
M’ i përplasë brijëve
M’i lë para derës

Horizontit shalon retë
Avujt e vrushktë
Të kësaj toke

Shtigjet janë zënë
Gjurmët e një dite më parë

I pafjeturi Çepur
Zhveshë rrobat
Gjoksin vë përballë

Skaj dritares
S’pipëtijnë zogjtë
As troket ti

Strukur rrini diku
Çufrrajave të trupit tim

Nata
Mbathë këpucët
Mbushur borë e ikë me ag

E dashur
Shkundu dhe ti nga ajo ëndërr
Bëhu dritë e syve të mi


( 13 shkurt 2012 )



SHKURT 12

Në Ditën e Dymbëdhjetë
pikëllimi mbuloi retë

shpirtëra të bardhë
fluturuan drejt qiejeve
për t'i shkrirë akujt e pikëllimit

dhe ato ortiqe
...
tek çmenden tatëpjetave

sharri i moçëm ngrys vetullat
e palca i shpërthen
në lot kristali

në Ditën e Dymbëdhjetë
ndeza pikëllimin

të shkrihet si qiriri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi