Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Braçe, 1 milion lekë në dobi të Vokshit

Shko poshtë

Braçe, 1 milion lekë në dobi të Vokshit Empty Braçe, 1 milion lekë në dobi të Vokshit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 10, 2012 1:11 am

Braçe, 1 milion lekë në dobi të Vokshit

Braçe, 1 milion lekë në dobi të Vokshit Albana.jpg

Pas tre deputetëve socialistë të gjobitur më herët nga Gjykata e Tiranës, ka humbur përballjen para drejtësisë me deputeten Albana Vokshi edhe deputeti i katërt i paditur prej saj.

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Fatime Decolli ka dënuar me një milionë lekë gjobë deputetin socalist, Erion Braçe për padi shkaktim dëmi, pas një padie civile të ngritur ndaj tij nga deputetja demokrate Albana Vokshi.

Vendimi i gjyqtares së Dhomës Civile u dha pas 15 seancave, apo gati pas më shumë se një viti e gjysmë pasi deputetja Vokshi kishte ngritur padinë.

Vokshi ka paditur Braçen për arsye se ai me deklaratat e tij i ka shkaktuar dëm moral në dinjitetin dhe jetën e saj pasi përgjatë 2009-2010 ajo u lakua nga deputetët për mosdeklarim të pasurive të Arjan Tartarit, me të cilin ajo bashkëjeton.

Të paditur prej Vokshit për këto deklarata janë edhe deputetët Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Taulant Balla dhe Besnik Baraj, ndërsa muajin e kaluar deputetja Vokshi ka fituar përballjen në gjykatë me deputetët socialistë Sajmir Tahiri, Eduard Shalsi dhe Artan Gaçe.

Ndërkohë, këtë të enjte ishte në gjykatë edhe procesi tjetër civil referuar padisë së Vokshit ndaj Vasilika Hysit, por procesi u caktua për më 27 mars, për t’i lënë kohë palës paditëse për të depozituar në cilësinë e provës një CD, e cila do të dëgjohet në sallën e gjykatës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi