Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha

Shko poshtë

Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha Empty Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 29, 2012 1:18 pm

Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha


Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha Largea_brace271348862279
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe bëri të ditur sot se dokumentet e bëra publike nga PS-ja, që akuzojnë ministrin e Mbrojtjes për korrupsion, janë të vërteta. Braçe këmbëngul se për këtë ka dijeni edhe kryeministri Berisha, i cili sipas tij ka urdhëruar kontroll të menjëhershëm në këtë Ministri dhe në agjencitë në varësi të saj, për import-eksport, tregtim dhe armatim e municione për periudhën janar 2011 - maj 2012.

“Berisha kur do të lajë duart, kryeministri që drejton Ministrin e Mbrojtjes, ka urdhëruar kontroll të menjëhershëm në Ministri të Mbrojtjes dhe agjencive të saj. Pra, z. Imami nuk jemi vetëm ne që mendojmë se ka antikushtetueshmëri në veprimtarinë tënde si ministër. Vetë Berisha me firmë ka nxjerrë urdhër të kryhet kontroll në import-eksport të armatimit të ushtrisë”, tha deputeti socialist Braçe.

Sipas tij, PS nuk ka nxjerrë asnjë dokument të klasifikuar si shtetëror, por vetëm materiale që dëshmojnë veprimtari korruptive.

“Nuk kemi bërë publik asnjë dokument të klasifikuar (sekret) shtetëror, por ishin dokumente të fshehura keq dhe korrupsionit më të keq që ka dalë jashtë kontrollit, për korrupsionin që po vjedh armët, pronat e ushtrisë”, tha Braçe.

Një ditë më parë, Braçe bëri të ditur se dy ditë para 21 janarit, ministri Imami urdhëroi blerjen e 179 mijë euro pistoleta, automatike, snajperë, aparatura përgjimi, çimka për përgjime ambientale!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi