Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandaloze: Cilat biznese i drejtojnë zyrtarët e lartë të SHIK-ut e të PDK-së?

Shko poshtë

Skandaloze: Cilat biznese i drejtojnë zyrtarët e lartë të SHIK-ut e të PDK-së? Empty Skandaloze: Cilat biznese i drejtojnë zyrtarët e lartë të SHIK-ut e të PDK-së?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 10, 2012 7:27 pm

Skandaloze: Cilat biznese i drejtojnë zyrtarët e lartë të SHIK-ut e të PDK-së?

Bota sot

Skandaloze: Cilat biznese i drejtojnë zyrtarët e lartë të SHIK-ut e të PDK-së? Biznese
Kanë filluar të hapen të gjitha “dosjet” e mbyllura apo të feksura deri më tash në Kosovë. Pushtetarë të sotëm, ish komandant të luftës apo edhe pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës, pro edhe zyrtarë të tashëm të partisë në pushtet PDK-së, përveç me aktivitete “patriotike” duket se janë marrë edhe me biznese. Një numër i madh i tyre janë pronarë të disa kompanive të regjistruara në Prishtinë që merren me biznese të natyrave të ndryshme, duke filluar prej atyre të partneritetit në tregti, eksport-import, konsultime etj.

Fshehin bizneset në Agjencinë Kundërkorruposion

Shumica bizneseve të cilat këta zyrtarë të lartë të partisë në pushtet i kanë të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë nuk i kanë lajmëruar në Agjencinë e Kosovës për Kundërkorrupcion edhe pse kanë obligim ligjor që të deklarojnë pasurinë e tyre të gjithë zyrtarë e lartë të shtetit.
Burime të gazetës “Bota sot” kanë siguruar dokumente në të cilat bëhen të ditura edhe veprimtari e biznese të personaliteteve të larta zyrtare e politike të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë edhe ish-zyrtarë të SHIK-ut.
Por ajo që bie në sy në këto të dhëna është lidhja e Shkëlzen Maliqit me zyrtarë të PDK-së e madje edhe me emra serbësh. Në këtë drejtim më të “fortit” duket se janë vetë Maliqi dhe Petrit Selimi zëvendësministër i jashtëm i Kosovës. Në vazhdim do të botojmë emrat e kompanive dhe të pronarëve që drejtojë këto kompani në Kosovë.


(Shkrimine plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi