Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut

Shko poshtë

Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut Empty Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:19 pm

Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut

Teuta Rexhepi, Bota Sot
Vetëm policët e EULEX i sigurojnë Nazim Bllacën

 Policia e Kosovës nuk është e përfshirë më, në sigurimin e Nazim Bllacës dhe të familjes së tij në Ribar të Madhë të Lipjanit, kjo është vendosur në bazë të fletë arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, që i është caktuar të akuzuarit Bllaca nga gjyqtari Francesco Florit. Fillimisht Polica e Kosovës ka qenë asistuese në bashkëpunim me EULEX-in në sigurimin e Bllacës, i cili akuzohet për krim të organizuar, vrasje të rëndë dhe vrasje në tentativë, mirëpo më vonë në bazë të këtij fletë arresti të lëshuar nga gjykata, është vendosur që sigurimin e tij krejtësisht ta bëjë EULEX- i. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se, Policia e Kosovës bënë sigurinë në përgjithësi lidhur me këtë rast, në përjashtim për fletë arrest shtëpiak, që iu ka dhënë të akuzuarit Bllaca nga prokurori, ku në bazë të tij, është vendosur që sigurinë kompletë ta bënë policia e EULEX-it. Ndërsa, lidhur me atë se si është vendosur që Policia e Kosovës të mos vazhdoj më të jetë pjesë e sigurimit të Bllacës në vendbanimin e tij, zëdhënësi Kelani tha se, Policia e Kosovës në përgjithësi nuk është përjashtuar në ofrimin e sigurisë në këtë rast, ajo është përjashtuar vetëm në bazë të këtij fletë arresti shtëpiak, duke shtuar se ajo mundet të patrulloj andej, dhe të ofroj siguri shtesë varësisht prej nevojës. “Në bazë të fletë arrestit shtëpiak aty i potencohet që sigurimin e bëjnë vetë zyrtarët e EULEX-it, ndërsa Policia e Kosovës mundet të patrulloj andej, mundet të ofroj siguri shtesë varësisht prej nevojës. Në ofrim të sigurisë në përgjithësi nuk është e përjashtuar Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi Kelani. Mirëpo ai tha se, konkret përgjegjësinë për sigurim të arrestit shtëpiak të Nazim Bllacës, që është në shtëpinë e tij në Ribar të Madhë të Lipjanit, e ka Policia e EULEX-it, duke shtuar se varësisht prej nevojës, kërkesës dhe situatës Policia e Kosovës reagon, asiston edhe në atë pjesë. Ndërsa, lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar për këtë rast, Policia e Kosovës deri më tani nuk është aspak e përfshirë. Ky rasti është duke u udhëhequr krejtësisht nga Prokuroria Speciale e EULEX-it, ndërsa Policia e Kosovës është e gatshme të bashkëpunoj me EULEX-in kurdo që ata kërkojnë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut Empty Re: Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:21 pm

EULX-i nuk është budalla. Ajo e din se në mesin e policisë së Kosovës ka plot agjent të SHIK-ut!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut Empty EULEX-i nuk do të angazhojë avokat për rastin Bllaca

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 10:25 pm

EULEX-i nuk do të angazhojë avokat për rastin Bllaca



Zyrtarë të EULEX it kanë theksuar se nuk është në mandatin e tyre të caktojnë avokat vendor e as ndërkombëtar për rastin e Nazim Bllacës, ndërkaq kryetari i OAK ut, Musa Dragusha ka thënë se ligji aktual nuk e detyron askënd të përfaqësojë ndonjë të akuzuar.
Ata këto komente i kanë bërë pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe EULEX it, i cili ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit reciprok.
Maria Giuliana Civinini, kryetare e Zyrës së Gjyqtarëve të EULEX it, ka thënë se nuk është në mandatin e EULEX it që të caktojë një avokat për rastin Bllaca.
"EULEX i nuk do ta angazhojë asnjë avokat, gjithashtu edhe avokatët vendas nuk po deshifrojnë që ta përfaqësojnë zotin Bllaca, çka do të ndodh kur të fillojë gjykimi pra është një rast i ndjeshëm që avokatët nuk dëshirojnë që të mbrojnë zotin Bllaca", ka thënë Civinini.
Duke arsyetuar qëndrimin në lidhje me këtë çështje, Civinini ka thënë se kjo vlen për çdo gjykim dhe për çdo rast, dhe jo vetëm për rastin konkret.
Ndërkaq, Musa Dragusha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka thënë se Ligji avokativ i jep autoritet Odës së Avokatëve të Kosovës që me një rregullativë të veçantë të përcaktojë mundësinë e ushtrimit të profesionit nga ana e avokatëve të huaj dhe se Oda e Avokatëve të Kosovës e ka bërë një rregullore të veτantë mbi licencimin e avokatëve të huaj.
Kreu i OAK ut ndërkaq ka mohuar se marrëveshja e sotme është bërë për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë.
"Oda e Avokatëve të Kosovës nuk është institucion, i cili iu cakton personave, individëve që pa u përballur me procedurë gjyqësore avokat", ka thënë Dragusha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut Empty Re: Siguri e lartë për agjentin e SHIK-ut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi