Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Saliu:TY KOSOVË

Shko poshtë

Rita Saliu:TY KOSOVË Empty Rita Saliu:TY KOSOVË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 17, 2012 3:56 am

Rita Saliu:TY KOSOVË 369302_1610216871_1371395773_n

Rita Saliu:TY KOSOVË

Para varrit të gjyshit,para plisit
betohem se Kosova ka histori të lavdishme
...
dhe shpirtin plot bardhësi

tek përqafimi yt Kosovë
i dërgova fëmijët cdo vjet
qe të frymojmë me shpirtin tënd
si ti të mësohen me ecë
si ti për te qëndruar

por vetëm një stinë
u bëra paksa e ligë
s'i lash te te vinin
t'i priste ujku ne fut
për ta vrarë gjallërinë të
ardhmes sate

tash Learti
vazhdimisht me thërret
te shkojmë nënë edhe sivjet
t'i behemi krah dheut
flokun e thinjur nga dhimbjet
t'ia përtërijmë

edhe Driloni
i lindur te burimi i Drinit të Zi
i është bërë shpresës sime kushtrim
nga SHBA-te deri në Dardani

edhe Gramozi
i lindur te Drini i Bardhë
pret të takohemi të gjithë bashkë
në sheshin Arbëdhetar

Kosovën për ta cliruar
nga pellgjet e gjakut
pëzmin për t'ia shëruar
pse kish mbet kala e paepur
vellon e bardhë për t'ia vënë kurorë
si nuses që pret t'ia dhurosh ti

Kosovë lulëkuqe sy bleroshe
të kam parë të kam ndjerë
se si gjakun e njomë
e shndërroje në shpirt te lirisë
shesheve demokratike deri ne Dardani

të kam ndjerë të kam parë
si e përdhose qyqar Dushanin
si i tregove ku kishte vendin
ditën kur Dardania kishte dasmë
dhe nuk duronte t'ia kafshonin ujqit fisin
e hienat t'ia përdhosin plisin

në mua te kam parë
kur ia tregove rrugën
për në Karpate barbarit

dhe Justinën si frymonte
duke i dhënë frymë Skënderbeut
kur e lajmëruan për fitoren
për pavarësinë

Rita Saliu Poezi e shkruar, Shkurt,98 SHBA

Rita Saliu:TY KOSOVË 432072_2593599211831_1610216871_2054162_1731502971_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi