Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Gjaku i njomë i dëshmorit, Gazmend Imeri, dritë dhe nder i Rekës së Keqe dhe i historisë

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Gjaku i njomë i dëshmorit, Gazmend Imeri, dritë dhe nder i Rekës së Keqe dhe i historisë Empty Jahë Sadrija: Gjaku i njomë i dëshmorit, Gazmend Imeri, dritë dhe nder i Rekës së Keqe dhe i historisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 14, 2009 9:01 am




Jahë Sadrija: Gjaku i njomë i dëshmorit, Gazmend Imeri, dritë dhe nder i Rekës së Keqe dhe i historisë U1_Deshmori-GazmendImeri
Dëshmori, Gazmend Imeri
Gjaku i njomë i dëshmorit, Gazmend Imeri, dritë dhe nder i Rekës së Keqe dhe i historisë
Gazmend Imeri (1976-1999)
Nga Jahë Sadrija
[size=12]I riu sypatrembur dhe zemerluani i familjes Imeri, Gazmend Imeri, u pushkatue në lulen e rinisë në burgun famkeq të Dubravës. Gazmendi, rrjedh nga një familje me tradita patriotike. Dashuria për atëdhe e për popullin tonë të shumëvuajtur dhe urrejtja për armikun serb, kishin hyrë në zemren e tij që kur ishte i ri. U lind më 7 prill 1976 në fshatin Ponoshec të Gjakovës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje dhe në Gjakovë. Aktiviteti i tij politik dhe inkuadrimi i hershem në radhët e UÇK-së, qe nga viti 1996 e lanë pa i kryer studimet në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë.
Axha i tij, atëdhetari Elez Imeri, poashtu i pushkatuar në maskarën e Mejes më 27 prill 1999, ishte kundërshtar i përbetuar i klikave serbe. Gazmendi i njohur te shoket si “ Komandant Bardheci”, ishte djali i Fazlisë dhe nënës Tixhë. Kishte një shtat atleti dhe një bukuri të rrallë, ishte komunikativ, i embël dhe djalë i besës.
Në shtator të vitit 1996, rreshtohet në celulat e para të UÇK-së dhe njihet me personalitetet e njohura të UÇK-së, si me: Ilir Konushevcin, Hakif Zejnullahun, Adrian Krasniqin, Daut Haradinajt, Mujë Krasniqin, Gezim Sejdiun, Qerim Kelmendin etj. Në vitin 1997 Gazmend Imeri më shokët e idealit, sulmon statcionin e policisë serbe në fshatin Ponoshec. Po në këtë vit së bashku me djalin e axhes Flamurin, në hyrje të statcionit të policisë serbe në fshat i heq flamurin serb dhe e vë flamurin më shqiponjë. Nga ky rast heroik, Gazmendi luftën për liri e vazhdon në ilegalitet. Shokët në fillim Gazmendin e kishin caktuar në detyrën e furnizuesit me armë. Për kontributin e dhënë në furnizim dhe për besnikrinë që kishte më vonë në vitin 1998 caktohet komandant i njesitit diverzant. Mori pjesë aktive në shumë beteja, si në Ponoshec mëë3 maj 1998, në Popoc, në Smolicë dhe në Drenicë. Me 27 maj të vitit 1998, në bokën e Popocit, derisa ushtronte grupin diverzant në përberje: Agron Syla, Avni Ahmeti, Nexhdet Zymberi, Sylejman Sadriu, tradhëtisht zihet se bashku më shokët nga forcat ushtarake serbe, për t’u keqtrajtuar, e më pas për ta dërguar edhe në burgun e Dubravës. Më 22 maj të vitit 1999 në këtë burg e pushkatojnë. Një ditë para se të pushkatohej, mua që isha poashtu në këtë burg, m’i tha këto fjalë: “ Liria më është dukur edhe më herët, por ajo ishte e mbuluar me fshetsitë e paraluftës, më dukej tërheqëse, po digjem nga dëshira ta provoj, ta jetoj”. Por mjerisht bota e ëndrrave për liri u tret në botën e pavdeksisë, si e sinqertë dhe fisnike. Të nesërmën Gazmend Imerin, “Komandant Bardhecin”, e pushkatuan. Shokët e luftës e shpallën dëshmor.
Edhe sot: Familjarët, shokët e idealit, bashkëfshaterët... me krenari e ruajnë kujtimin për të. Trupi i tij prehet i qetë në varrezat e dëshmorëve të fshatit Ponoshec. Ndërsa emri i tij është i gdhendur në lapidarin që gjendet në këtë fshat.
Lavdi dëshmorit Gazmend Imeri!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!


Gjakovë-12-04-2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi