Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tentim-vetëvrasjet në rritje!

Shko poshtë

Tentim-vetëvrasjet në rritje! Empty Tentim-vetëvrasjet në rritje!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 12, 2012 12:39 am

Tentim-vetëvrasjet në rritje!


Tentim-vetëvrasjet në rritje! Vrasje
Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës tregojnë se dukuria e tentim-vetëvrasjes, është në rritje. Në dymujorin e parë të këtij viti, kanë qenë 36 persona, të cilët kanë tentuar t’i japin fund jetës. Derisa numri i të vetëvrarëve në dymujorin e parë ka arritur në tre persona, bën të ditur Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Në dymujorin e parë të këtij viti, janë tri raste, por kjo është vetëm për këtë periudhë kohore, por nuk mund të bëjmë një krahasim me vitin e plotë, për shkak se numri i tyre mund të rritet në muajt në vijim”, bën të ditur Sadriu.

Sipas Sadriut, shkaqet e personave që tentojnë të vetëvriten, janë të natyrave të ndryshme. Ai jep më shumë hollësi:

“Policia i trajton këto raste në trajtimin kriminalistik, duke aluduar në atë nëse personi ka qenë i shtyrë të vetëvritet. Faktorët që ndikojnë t’i shtyjnë këto persona të vetëvriten, lidhen me probleme ekonomike, probleme familjare, e të tjera”.

Besnik Stuja, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pohon se në Kosovë trendi i vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve vazhdimisht është në rritje. Sipas tij, institucionet duhet të vënë fokusin te kjo problematikë, sidomos të zhvillojnë aktivitete në shkolla për psiko-edukim.

Trendi i vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve vazhdimisht është në rritje. Numri po rritet për shkak të shumë faktorëve, si ai i papunësisë, ai ekonomik, si dhe faktorë tjerë që ndërlidhen me probleme të përditshme. Institucionet e vendit zhvillojnë aktivitete, sidomos qendrat për zhvillimin mendor, por duhet të punohet më tepër, veçanërisht për psiko-edukim në shkolla”, thotë Stuja.

Sociologët vlerësojnë se arsyet që i shtyjnë njerëzit që të vetëvriten, janë të shumta. Ata numërojnë gjendjen e rëndë ekonomike, por edhe kujdesin e dobët institucional për të rinjtë dhe nevojat e tyre.

Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se merren me rehabilitimin psikik të atyre që kanë dashur të bëjnë vetëvrasje. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë shpjegon: “Ministria merret me rehabilitimin psikik të atyre, që kanë dashur të bëjnë vetëvrasje. Ata dërgohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në disa klinika tjera, në spitale rajonale të atyre që kanë qenë të përfshirë nga dukuria e vetëvrasjes”.

Edhe gjatë vitit të kaluar statistikat tregojnë një nivel të lartë të numrit të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve. Sipas autoriteteve të rendit, në vitin 2011, 52 persona janë vetëvrarë, dhe 306 persona kanë tentuar të vetëvriten. Mosha e gjithë këtyre ka qenë nga 18 - 40 vjeç.(rel)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi