Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S’ka rritje të pagave në Kosovë

Shko poshtë

S’ka rritje të pagave në Kosovë Empty S’ka rritje të pagave në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 02, 2011 1:42 am

S’ka rritje të pagave në Kosovë


S’ka rritje të pagave në Kosovë 2703601-

S’ka rritje pagash për mësuesit, policët, shërbyesit civil e kategori të tjera të cilave u ishte premtuar e më vonë edhe ishte vendosur për këtë nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
Të paktën kjo nuk do të ndodhë për muajin janar. Kjo është konfirmuar para pak çastesh nga zv. ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Bedri Hamza pas një takimi që pati kryeministri Hashim Thaçi me sindikalistët.
Ai tha se arsyeje për këtë është mosmiratimi i buxhetit dhe bisedat që po i bëjnë me ndërkombëtarët për vendimin e rritjes së pagave i cili u kontestua shumë nga ndërkombëtarët. Hiç me larg se dje zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Hajredin Kuçi, është shfaqur i ashpër në deklaratat ndaj ICO-së. Rreth njoftimeve për mundësinë e anulimit të vendimit për pagat nga ICO-ja, Kuçi, ka thënë: “Le ta harroj dikush që në Kosovë mund shfuqizohen vendimet e institucioneve legjitime të pavarura. Është folur se ICO-ja mund të ndërhyjë, por ajo nuk mund ta bëjë këtë. Kosova nuk është vend nën protektorat. Ajo është këtu për implementimin e Planit Ahtisaari”, ka thënë Kuçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi