Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salihu: Nuk jam vrasësi i vëllëzërve Gërvalla

Shko poshtë

Salihu: Nuk jam vrasësi i vëllëzërve Gërvalla Empty Salihu: Nuk jam vrasësi i vëllëzërve Gërvalla

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 13, 2012 6:08 pm

Salihu: Nuk jam vrasësi i vëllëzërve Gërvalla


Salihu: Nuk jam vrasësi i vëllëzërve Gërvalla Vellezerit-gervalla
Pas rrëfimit që e ka bërë, në Klan Kosova, Ibrahim Kelemendi, i cili ka akuzuar Riza Salihun si autor të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, ka ardhur rrëfimi edhe nga ky i fundit.Salihu gjatë një interviste në emisionin ‘Zona B’ në këtij televizioni, ka thënë se Ibrahim Kelemdi ka shpifur dhe gënjyer, sipas tij dhe gjitha ato që i ka thënë Kelmendi janë dezinformata.

Ai ka mohuar kategorikisht të jetë i involvuar në këtë vrasje, megjithëse pranon se është takuar disa herë me Jusuf Gërvallan dhe po ashtu pranon se ka kontrolluar postat e tij dhe për këtë shkak ishte arrestuar asokohe nga policia gjermane. “Postën e kontrollova sepse kisha dyshime se ata ishin në shërbim të agjencive inteligjente të Jugosllavisë”, ka thënë Saihu. Ai ka rrëfyer se atëherë ka udhëhequr një organizatë me emrin ‘Zëri i Kosovës’.

Më tej Salihu është shprehur i bindur se vrasjen e ka bërë policia sekrete gjermane. Sipas tij në momentin kur ishte arrestuar, policia i kishte thënë se Jusufi do të vritet dhe sipas tij vrasja ndodhi një vit më pas.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi