Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë

Shko poshtë

Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë Empty Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 24, 2009 2:10 pm


Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë U1_AsllanDibrani
Asllan Dibrani
Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë

Nga Asllan Dibrani
Nata e 17 Janarit të vitit 1982 ishtë një natë e kobëshme nga krizmat e pushkës së UDB-s jugosllave që ju murren jetën vëllëzerve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Këta ranë nga dora mizore e asajë nate qe u mbushën plote 27 vite nga përkujtimet që ju bëhen anem mbaë botës shqipëtare. Ajo natë e kobëshme i vrau tinzishtë ndër burrat ma të nderuar te popullit shqiptar, por atë natë për historinë e re shqipëtare linden tre burra, tre heronj, tre intelektual dhe tre luftetarë që nuk do të vdesin kurrë, vepra e tyra do të jetë e përjeteshme të çdo shqiptar. Ishin tre luftetarë që i lëkunden themelët ish-jugosllavisë. Për këta deshmor është bërë traditë ndër shqipëtarë që të kujtohën, e sidomos në Shtutgard me rrethinë, që lanë gjurmët e veprimtarisë se tyre. Për nder të përkujtimeve të këtyre martirëve shumë vite me radhë ju bënë homazhe në vorrezat e Shtutgardit nga gjithë emigracioni shqiptar në Europa. Këtu vinin më qidra autobusa ,me mijera automjete , deri sa u bartën eshtrat e tyre për në Kosovë.Tani manifestohet në shoqata ,klube rrethe etj. Një tubim i ketille u mbajt edhe me 17 janar 2009, kushtuar një akademie përkujtimore për vëllëzerit Gërvalla dhe Kadri Zeken. Me këtë rast u përkujtua edhe vdekja e Dr. Ibrahim Rugovës si dhe deshmorëve të tjerë. Ishte kënaqësi e madhe që në errësiren e orës 19.h në afërsinë e adresës së caktuar ishtë një zhurmë dinamike nga një pjesëmarrje e madhe e mërgimtareve që kishin ardhur per ti nderuar këta tre ideolog dhe pishtar që kishin ënderr pavarësinë e Kosovës . Por ishtë një gjë e veqant, që me të njejtin emër, klubi “Bardhush Gërrvalla” në Ludwigsburg organizoj edhe një programë kulturorë-artistik në bashkëpunim me Unionin artstik të kombit shqipëtare, shoqatën"Mërgimtari"në Bietigheim.Fillimisht u hapë hymni kombëtarë nga grupi i nxenësëvë shqipëtarë të Bietigheimit, pastaj hapjen e tubimit në emër të këshillit organizativ e mbajti Qani Rexhepi. Moderatorët Can Tahiri dhe udhëheqës i programit bashkë më moderatoren Hatixhe Xhaferin ftuan në skenë Afrim Sylejmanin që të bejë prezentimin e veprimtarisë së deshmoreve Gërrvalla dhe Kadri Zekës i cilli ndër të tjera foli për veprimtarinë e denjë të këtyre luftetarëve që vdiqen nga dora e armikut por do te mbesin të pavdekshem tek zemrat të çdo shqiptarit. Nga zavendës prezident i Unionit artistik të kombit shqipëtare zotit Can Tahirit iu shprenda disa aktivistve dhe veprimtareve, mirënjohjë të titujve të nderit për nderë të vëllëzërve Gërrvalla dhe Kadri Zeka. Fjalën përshendetëse në emër të shoqatës "Mërgimtari" mbajti zonja Ruke Imeri. Fjalën përshendetëse në emër të bashkëpuntoreve te deshmorëve mbajti zoti Fahredin Tafallari i cilli ndër të tjera tha se nata e 17 janarit i vitit 1982 ishte një natë e kobëshme dhe e dhimbshme për ne shqipëtarët që na krijoj plagë të rëndë të veprimtarisë së asaj kohe, pastaj që 27 vite u bënë që këta deshmorë i përkujtojmë dhe do të jete një traditë përkujtuese e kësaj dite që mbetëm pa tre veprimtare që synim e kishin çlirimin e atedheut nga okupatori. T‘i përkujtojme këta martire qe ishin udherrëfyeste çështjes kombetare,sepse 17 Janari e vitit 1982, ishte një veper e pregaditur nga UDB-ja jugosllave që ta ndalin hovin e organizimit të këtyre luftetarve që kishin influencë në Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë U1_Gervalla-Zekaorganizimin e emigracionit shqipëtare në Europë,dhe bashkimin me Shqipërinë. Në emër të shoqatës "Ilirija" Heidelberg fjalën e mbajti Sheremet Pantina i cilli përshendet familjet e deshmorëve vëllëzërve Gërrvalla dhe Kadri Zeka dhe bëri një mesazh për organizimin e diasporës në baza kombëtare pa ngjyra politike apo partiake sepse gjithë deshmorët janë të kombit e jo të partisë as të grupit prandaj mos ti zbehim figurat dhe deshmorët në aktivitete të ngushta apo thirrje të përvetësimit si të vetin. Ne emër të Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistve shqipëtarë në Gjermani mori fjalën zoti Hasan Qyqalla ku ndër të tjera i përshendeti te pranëishmit duke i nderuar dëshmorët e kombit si janë vëllëzërit Gërrvalla dhe Kadri Zeka por bëri thirrje që këtyre deshmorëve do tju bëjme nderë sikur t’ju kushtojmë vepra, shkrime, poezi, romane, filma etj, që ta pasurojme fondin e historisë tonë me figura madhshtore siç jane këta. Por një mbresë të vëqantë lanë në këtë tubim edhe organzimi i shkollës shqipe në kuadrin e shoqatës “Mërgimtari” në Bietigheim, mësueset Hatixhe Xhaferi dhe Ruka Imeri që përgadisin nxënës në atë shkollë, në fushën e kulturës dhe të artit që si rezultat i tyre në foltore recituan edhe nxënësit Mentore Dakaj me poezinë"djali shqiptar" ,Lorona Berisha me recitim te poezise"dita e pavarsisë" , Shpetim Hyseni recitoj poezinë "Poetët për Atëdheun", Blerita Baldedaj me një vjerrshë "Ti je një lule e kuqe"dhe nxënësja Blerta Pantina nga shoqata "Ilirija" ishte si recitatore gjithëashtu me një poezi patriotike. Në vazhdim të këtij tubimi fjalën e morri perfaqësuesi i LDK-se Astrit Zema, kryetarë i LDK-së për Baden-Württemberg dhe anëtare i kryesisë së LDK-së për Gjermani ku ndër të tjera përshkruajtihistorikun e lavdishem të vëllëzërve Gërrvalla dhe një pjesë të diskutimit i kushtoj tre vjetorit të vdekjes se Dr. Ibrahim Rugovës dhe veprimtarisë së tij. Në emër të partisë demokratike të Kosovës mbajti një diskutim edhe Kadri Gërvalla si shkrimtarë me ç'rastëpara masës doli edhe me një poezi. Fjalën përshendetëse pati edhe Rexhep Ceku, vëllai i Salih Cekut i cilli i falinderoj organizatorët për këtë akademi kushtuar vëllëzërve Gërrvalla dhe deshmoreve të tjer. Nga grupi muzikorë iBietigheimit i cilli u prezentu më kengën "thrretë Prizreni mori Shkodër", më këngën "kurrë nuk ndahët Mitrovica" etj. Një ngjyrë të veqant këtij tubimi i dha edhe këngëtarja e re nga Bietigheimi Floriana Imeri. Publiku i gjithë ishtë në kembë më një entuziazëm të veqantë më prezentimin e këngëtareve Ibrahim Hajzerit dhe Sokol Bisakut të cillët e shoqëruan publikun me këngë , muzikë shqipëtare dhe patriotike kushtuar heronjëve të kombit.



Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë U1_1
Can Tahiri urdheq dhe moderator i këtij tubimit me Grupin muzikor

Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë U1_2
Rustem Selca Koreograf i vallës shqiptare nag Singeni me dy valltare të reja
Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë U1_3

Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë U1_4
Floriana Imeri me Grupin musikor nga Bietigheimi

Asllan Dibrani: Akademi perkujtimore kushtuar vëllezërvë Gërvalla në Ludwigsburg të Gjermanisë U1_5
Grupi i antarëve të lidhjes së shkrimtarve dhe artistve në Gjermani, Hasan Qyqala, Ali Berisha, Asllan Dibrani etj.
Stuttgart, Asllan Dibrani 18 Janar 2009
Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi