Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuçi: Të gjithë të korruptuarit do të jenë nën ”llupë”

Shko poshtë

Kuçi: Të gjithë të korruptuarit do të jenë nën ”llupë” Empty Kuçi: Të gjithë të korruptuarit do të jenë nën ”llupë”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 16, 2012 7:28 pm

Kuçi: Të gjithë të korruptuarit do të jenë nën ”llupë”


Kuçi: Të gjithë të korruptuarit do të jenë nën ”llupë” Kuqi
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se me ligjin kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme nën llupë do të jenë qevritarët, shoqëria civile, opozita dhe gjithë qytetarët. Ndërkaq deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se korrupsioni nuk luftohet nga ata që e bëjnë.
Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë. Ky është mendimi i pjesëmarrësve në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës. Në këtë debat pati mospajtime rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit mes pozitës dhe opozitës kosovare.


Kuçi premtoi se me ligj do ta luftojnë korrupsionin. Por ai ua bëri me dije se nën ”llupën” e ligjit do të jenë të gjithë, përfshirë qeveritarët, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ishte kritik ndaj qeverisë. Ai tha se nuk mund të luftohet kurrupsioni në vend, përderisa atë e bëjnë vet udhëheqësit politik dhe ata që qeverisin.

Ndërkaq gjykatësja dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se gjykatat e Kosovës nuk mund të jenë fajtore për nivelin e këtyre dukurive, pasi sipas saj ato kanë pasur shumë pak lëndë në duar për shkak se rastet e rënda janë kompetencë e EULEX-it.

Nga të gjtihë folësit e kësaj tyreze është thënë se niveli i krimit të organouzar por edhe pasurisë së paligjshme është i lartë në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi