Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Mustafa: Dyshoj se zgjedhjet do të jenë të lira

Shko poshtë

Isa Mustafa: Dyshoj se zgjedhjet do të jenë të lira Empty Isa Mustafa: Dyshoj se zgjedhjet do të jenë të lira

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 12, 2010 6:34 pm

Isa Mustafa: Dyshoj se zgjedhjet do të jenë të lira


Isa Mustafa: Dyshoj se zgjedhjet do të jenë të lira IsaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha për BBC-në se druan se zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit do të jenë të lira dhe të ndershme, duke e argumentuar këtë me mbajtjen e tyre me ato që ai i quajti kushte specifike

"Unë frikësohem se ne do të organizojmë zgjedhje të cilat do të jenë të lira dhe të ndershme. Unë do të dëshiroja që zgjedhjet të jenë të tilla. Do të dëshiroja që zgjedhjet të jenë të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe që ato të cilësohen me legjitimitetin e tyre. Mirëpo, duhet të kemi parasysh se ato organizohen në kushte specifike në të cilat nuk do t'i bënte asnjë shtet tjetër demokratik,"- tha kreu i ri i LDK-së.
Duke argumentuar këtë, në intervistën dhënë BBC-së, zoti Mustafa përmendi atë që ai e quan qeverisje njëpartiake:
"Do të thotë, një parti ka edhe Presidentin e shtetit, ka edhe Qeverinë, ka edhe ministritë. Ka edhe ministrinë e Brendshme e cila do të involvohet në procesin zgjedhor. Zgjedhjet mbahen në një afat shumë të shkurtër që pamundëson organizimin e mirë edhe të subjekteve që marrin pjesë në to, por dyshoj edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nuk kemi vëzhgim ndërkombëtar, kompetent, në këto zgjedhje. Ato do të mbahen në një periudhë kur dita është mjaft e shkurtër, në kohë terri dhe kushte mjaft të përshtatshme klimatike,"- u shpreh për BBC-në zoti Mustafa.
"Nëqoftëse na përsëriten lëshimet të cilat i kemi pasur në disa mjedise gjatë zgjedhjeve lokale dhe nëqoftëse faktori ndërkombëtar nuk merr masa shtesë që ai të jetë shumë prezent edhe përmes përfaqësive diplomatike, por edhe përmes EULEX-it, sidomos në bartjen e materialit të zgjedhjeve, atëherë do të ballafaqohemi me një problem me të cilin nuk do të dëshiroja të ballafaqohemi: që të kontestohet legjitimiteti i zgjedhjeve dhe që të detyrohemi që pas një periudhe jo të gjatë kohore t'ju qasemi prapë kutive të votimit," - tha për BBC-në, kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi