Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Zgjedhjet serbe nuk duhet të mbahen në Kosovë

Shko poshtë

Mustafa: Zgjedhjet serbe nuk duhet të mbahen në Kosovë Empty Mustafa: Zgjedhjet serbe nuk duhet të mbahen në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 16, 2012 8:30 pm

Mustafa: Zgjedhjet serbe nuk duhet të mbahen në Kosovë


Mustafa: Zgjedhjet serbe nuk duhet të mbahen në Kosovë Isa-mustafa
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se dje u është bërë e qartë shteteve të Quintit se zgjedhjet serbe nuk duhet të mbahen në Kosovë, duke i dhënë mbështetje Qeverisë së vendit për të ndaluar mbajtjen e tyre.
Sa i përket mundësisë së bisedimeve për veriun, Mustafa tha se nuk do të bisedohet me Serbinë për veriun e Kosovës.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se është kërkuar edhe përgjegjësi nga ekzekutivi i vendit për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Ne dje kemi marr qëndrim unanim si pozita ashtu edhe opozita, në takimin që kemi pas me shtet e Quintit. E kemi bërë të qartë se nuk do të lejojmë që të mbahen zgjedhjet, sepse ajo është një shkelje e integritetit territorial të vendit tonë edhe sovranitetit të vendit. Dhe po ashtu kemi kërkuar përgjegjësi edhe nga kryeministri Thaçi dhe nga qeveria që të ndërmarrin masat për ta penguar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha ai.
Sa i përket mundësisë së hapjes së bisedimeve për veriun e Kosovës, Mustafa tha se nuk ka bisedime për veriun e Kosovës me Serbinë, duke shtuar se me qytetarët e asaj pjese mund të bisedohet. “Për ne nuk ka bisedime për veriun e Kosovës. Ne mund të zhvillojmë dialog me gjithë qytetarët e vendit, edhe me serbët edhe në veri edhe në jug, por jo me Serbinë për veriun e Kosovës, sepse veriu i Kosovës është rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i përket sovranitetit të vendit. Nuk mund të rregullohet ndryshe veriu i Kosovës nga rregullimi në komuna tjera. Maksimumi i cili mund të realizohet për veriun është ajo çka vjen si rezultat i pakos së Ahtisarit”, ka deklaruar Mustafa.
Sa i përket deklaratës së djeshme të kryeministrit, Hashim Thaçi para deputetëve, se nëse ndryshohen kufijtë, atëherë shqiptarët më së miri mund të jetojnë në një shtet të vetëm, kreu i LDK-së Mustafa tha se nuk e ka dëgjuar, duke shtuar se nuk e sheh mundësinë e ndryshimit të kufijve.
“Nuk e kam dëgjuar deklaratën. Nuk e di si e ka paramenduar zotëri Thaçi atë, por unë nuk shoh asnjë mundësi që të ndryshohen kufijtë e Kosovës. Tani po e ndërtojmë shtetin tonë dhe po angazhohemi që Kosovën të ndërtojmë si shtet në kufijtë që i ka Kosova të përcaktuar me Kushtetutë”, tha Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi