Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria i konsideron zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme

Shko poshtë

Qeveria i konsideron zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme Empty Qeveria i konsideron zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 9:58 pm

Qeveria i konsideron zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme

Dafina Xhemaj
Derisa partitë politike e akuzojnë qeverinë se po e vë në lojë sovranitetin e vendit, Lëvizja Vetëvendosje, e she si raport varësie të institucioneve të Kosovës ndaj atyre ndërkombëtare, ICO-së dhe EULEX-it.


Qeveria i konsideron zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme QEVERIA-ZGJE
Rrezikohet
“Me këtë rrezikohet vet sistemi kushtetues në Kosovë, prandaj institucionet janë të obliguara që të veprojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën për të mos u rrezikuar rendi kushtetues”, thotë Makolli.
Detyrim
Burim Ramadani: Kjo është një detyrë e qeverisë, dhe e misioneve ndërkombëtare në Kosovë që të sigurojnë, që ligjet dhe Kushtetuta të respektohet në vend dhe kjo është obligim edhe qytetar edhe kushtetues i qeverisë.


Prishtinë, 14 korrik
Zgjedhjet serbe të paralajmëruara të mbahen këtë të diel në Graçanicë dhe në Gorazhdec, nuk do të pengohen nga institucionet e Kosovës, ndërkohë që nga Qeveria e Kosovës konsiderohet si një shaka e radhës e serbëve lokalë, andaj nuk e sheh të arsyeshme përdorimin e dhunës, pasi si duket nuk sheh rrugë tjetër të ndalimit të tyre.
Të ashtu quajturat zgjedhjet komunale serbe në Kosovë, institucionet e Kosovës i quajnë zgjedhje jo legjitime, dhe sipas tyre nuk do të ndërmarrin asgjë për parandalimin e tyre.
Xhavit Beqiri zëdhënës i presidentit Sejdiu, thotë se Presidenca dhe institucionet e Kosovës këto zgjedhje i sheh të pa vlera dhe se nuk determinojnë e nuk përcaktojnë asgjë në proceset politike në vend. “Prandaj edhe institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarr diçka për të ashtuquajturat zgjedhje komunale serbe në Kosovë”, thotë Beqiri
Ndërsa, Memli Krasniqi, zëdhënësi i qeverisë i pyetur se pse qeveria nuk e ndaloi mbajtjen e zgjedhjeve serbe, thotë se qeveria përfundimisht nuk do t’i ndalojë ato dhunshëm. “Nëse mendoni që ne do të përdorim dhunë për të penguar mbajtjen zgjedhjeve të serbëve lokal, nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. Ne jemi kundër dhunës, këto zgjedhje janë një shaka, të cilët po e bëjnë disa serb lokal apo një numër syresh”, thotë ai. Ai thotë se absolutisht nuk do të jenë këto zgjedhje legjitime, zgjedhjet e vetme legjitime sipas tij janë ato që i shpall Presidenti i Republikës së Kosovës. “Zgjedhjet e vetme legale në Kosovë janë zgjedhjet që shpall presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu”, thotë Krasniqi.(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së diel të gazetës "Bota sot").
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi