Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg

Shko poshtë

Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg Empty Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 16, 2012 9:48 pm

Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg


Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg Kreshnik-spahiu_2
Task Forca e Prokurorisë së Tiranës ka nisur procedimin penal për Kreshnik Spahiun. Burime konfidenciale nga organi i akuzës bëjnë të ditur se Task Forca ka nisur hetimet ndaj Spahiut për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Procedimi penal mësohet të ketë nisur pas dorëzimit të realacionit në prokurorinë e Tiranës nga ana e kreut të Komisionit Hetimor Parlamentar Enkelejd Alibeaj. Sipas raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar ish-nënkryetari i KLD-së, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke devijuar nga institucioni kushtetues.

Po ashtu Spahiu akuzohet për dëmtimin e procesit të Censusit dhe për largimi nga puna pa leje, që sipas komisionit ka ndodhur në 15 raste. Spahiu është akuzuar se ka shpërdoruar fonde të KLD-së për zhvillimin e fushatave politike dhe që nuk kanë të bëjnë aspak me funksionet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Neni 248 i Kodit Penal thotë që kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përben mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i sjell atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjere juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në 5 vjet dhe me gjobë nga treqind deri në një million lekë.

Ndërkohë neni 250 thotë që kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare,nga ana e punonjësit shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose deri në 7 vite burg.

Kështu sipas këtyre dy neneve, Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 7 vite burg për shpërdorim detyre dhe për veprime arbitrare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi