Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrit Gashi:In Memoriam: Lamtumirë Petrit!

Shko poshtë

Astrit Gashi:In Memoriam: Lamtumirë Petrit! Empty Astrit Gashi:In Memoriam: Lamtumirë Petrit!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 17, 2012 9:32 pm

Astrit Gashi:In Memoriam: Lamtumirë Petrit! Thumb_astrit_gashi_-_op

Astrit Gashi:In Memoriam: Lamtumirë Petrit!

Astrit Gashi:In Memoriam: Lamtumirë Petrit! F1_17petrit1332006218

Të gjitha vdekjet janë të natyrshme. Ne të gjithë jemi lindur për të vdekur. Njëri thoshte se “ vdekja është zbulimi i vetëm i vërtetë i jetesës”. Por, disa nga to janë më të rënda.
Mbetëm pa frymë, të shtangur gati edhe pa çehre, kur morëm lajmin se njëri nga anëtarët tanë më të rinj të stafit, Petrit Sherifi kishte vdekur sot, në orët e pasdites në një aksident komunikacioni, në Gjilan, vendlindjen e tij. Ai u godit teksa po ngiste një motoçikletë, që e huazoi nga një mik. Vdiq derisa po tentonte të përjetonte jetën, ajrin dhe tokën.
Të gjithë ne kemi dikë të familjes, një të afërm, të vdekur, por Petriti ishte tepër i ri për të vdekur. Shumë më i ri se James Dean, edhe pse kishte po atë ndjeshmëri dhe gati edhe shpirt rebeli. Prandaj, disa vdekje janë të rënda, më të rënda se disa të tjera.

Secili nga ne do të vdesë. Kujtojeni atë thënien: Vdekja është zbulimi i vetëm i vërtetë i jetesës. Sa rrallë, të zënë nga dinamikat ditore, ndërskamcat e përhershme harrojmë se jemi të lindur për të vdekur dhe se ne secili ekzistojmë vetëm me aq kujtime sa lëmë pas vetes. Petritin kemi me se ta kujtojmë, si kolegë e miq të tij. Jo më larg se dje, pak më shumë se 24 orë më parë, teksa po pinim kafe nën rrezet e diellit po e ngucja duke i thënë: “ Secili gazetar e ka një zyrtar ta marrë. Secili prej nesh e kemi pasur nga një. Ti e ke një të tillë dhe ai të bëri gazetar”. E ai qeshte.
Ai tashmë ishte bërë gazetar dhe atë gazetar i mirë, që ekspozonte keqqeverisjen, keqmenaxhimin, nepotizmin e korrupsionin potencial, si në strukturat publike ashtu edhe në ato lokale. Shkrime këto të cilat të vendosin në situata të rënda, e të papërshtatshme, por ai i kalonte me hare dhe buzëqeshjen e tij rinore. “ Si Petriti, ma”. Andaj, mbetëm pa frymë, të shtangur e gati gati edhe pa çehre. Të gjithë ne djem e vajza, të rinj e të moshuar. Ne mburremi me Petritin. Gëzohemi që patëm mundësi ta njohim. Që nuk mund të ishim më të mirë se që ishim me të. Mendonim për gjatë, edhe ai edhe ne, dhe për ditët e mira që do të vijnë për ne të gjithë në këtë vend. Bashkëndjejmë me familjen. Vetëm ata mund të mburren me të më shumë se ne. Kanë për çka dhe për kënd. Edhe vendlindja e tij Gjilani, për të cilin u kujdes më mirë si gazetar nga Prishtina, sesa shumëkush që është atje.
Petriti sot kishte marrë rrugë. Vdekja e ndali atë. Por, rrugën e tij dhe tonën drejt zhvillimit të vendit do ta vazhdojmë. Me të, me kujtimet e tij. Me të vetmet ato me çka njihemi secili nga ne. Derisa vdekja të na ndajë.

Në emër të redaksisë, Lamtumirë, Petrit! Shihemi në parajsë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi