Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Serbia asnjëherë nuk do të mbajë zgjedhje në Kosovë

Shko poshtë

Thaçi: Serbia asnjëherë nuk do të mbajë zgjedhje në Kosovë Empty Thaçi: Serbia asnjëherë nuk do të mbajë zgjedhje në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 14, 2012 8:41 pm

Thaçi: Serbia asnjëherë nuk do të mbajë zgjedhje në Kosovë


Thaçi: Serbia asnjëherë nuk do të mbajë zgjedhje në Kosovë New13ZKM-03

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vrasjen e qytetarit shqiptar ne veri të vendit e quan akt terrorist. Ai kërkon nga drejtësia që akterët e vrasjes të dalin para gjyqit. Kryeministri Thaçi pas kthimit nga SHBA-të edhe një herë ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë.
Është mbajtur mbledhja e parë e Qeverisë së Kosovës pas tensionimit të situatës në veri të e vendit ku edhe u vra një shqiptar. Kryeministri, Hashim Thaçi me t’u kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur rreth zhvillimeve dhe incidenteve të fundit në veri të Mitrovicës. Thaçi vrasjen e Silver Haradinajt në banesën e tij, e ka quajtur akt kriminal dhe terrorist. Ndërkohë që ka kërkuar nga drejtësia ta thotë fjalën e saj dhe përgjegjësitë t’i sjellë para gjyqit. Kryeministri njoftoi se familjes Haradinaj u janë ndarë 9 e 500 euro ndihmë.
Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, Thaçi ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do të mund të mbaj zgjedhje edhe në vendin tonë. Megjithatë ai ka kërkuar që qytetarëve serb që kanë dy nënshtetësi t’u mundësohet votimi nga ana e OSBE-së.
Ndërsa, gjatë konferencës me gazetarë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka demarkuar shkrimet në media se njësia speciale e policisë së Kosovës ROSU në Mitrovicë është kontrolluar nga KFOR-i. Madje Kuçi i ka bërë thirrje KFOR-it që ta kryej detyrën e vet në ndjekje të kriminelëve.
Ndërsa se a do të ndërmerret ndonjë operacion nga qeveria e Kosovë sikur ai i vitit të kaluar , Kuçi nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë.
Kuçi tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme të dialogoi me qytetarët e pjesës veriore, por sipas tij asnjëherë me Serbinë pasi nuk është pjesë e saj. Sipas Kuçit bisedimet për veriun nuk kanë qenë e as nuk janë në agjendën e Prishtinës zyrtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi