Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale

Shko poshtë

Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Empty Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2015 7:15 pm

Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale


Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Largea_1442147088
Shqiptarët e Metvegjes në pikë-kalimin që lidhë Kosovën me Serbinë në Mutivod, dhe kutitë e fletvotimeve në Metvegjë


(E plotësuar) - Serbia pas 7 orë pritje në pikë-kalimin Mutivod, banorët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë, po lejohen të hynë në territorin e Serbisë.
Ata në orës 7:00 të mëngjesit ia kanë mësyrë Medvegjës për të votuar në zgjedhje lokale, por nuk janë lejuar nga polica serbe me arsyetimin se kanë probleme me sistemin e regjistrimit të të dhënave.
Pas disa orë pritjesh, qytetarët në shenjë proteste janë përplasur me policinë serbe, por kjo e fundit ka arritur t’i kthejë mbrapa në territorin e Kosovës. Ata janë vizituar nga përfaqësues të subjekteve politike në Luginën e Preshevës, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare kanë ndërhyrë në lirimin e rrugës.



Halimi: Më premtuan se do të lejohen autobusët

Deputeti i Parëtisë për Veprim në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi ka vizituar qytetarët që po presin në pikë-kalimin Mutivod. Ai ka thënë se ka marr premtimin se të gjithë autobusët do të lejohen të hyjnë në Serbi.

Hami tha se ka njoftuar Ambasadën e ShBA-së dhe ambasadorin e Kosovës në Beograd me atë që po ndodh në këtë pikë-kalim dhe ka marrë premtim se gjithë autobusët do të kalojnë pikën kufitare.


Pas gjysmë ore dihet se a do të bojkotohen zgjedhjet në Medvegjë

Pas 30 minuta Jonuz Musliu e Leme Xhema vendosin se a do të shkohet në zgjedhje në Medvegjë apo do të bojkotohet ato.

Kështu ka thënë Leme Xhema, e cila ka shtuar se për 30 minuta do të konfirmojnë se a do të lirohen 20 autobusët të kalojnë pikë kufitare apo jo dhe në rast se nuk zgjidhet asgjë, atëherë Musliu dhe Xhema do të dalin me një vendim se a do të shkohet në zgjedhje apo do të bojkotohen.
Në pikë-kalimin Mutivod ka arritur edhe Leme Xhema, ish- drejtoresha e Postës në Kosovë dhe e kërkuara nga INTERPOLI, tani kandidate për asamblenë komunale të Medvegjës.
Leme Xhema ka sjellë ushqim dhe pije për pritësit në pikën kufitare.
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Leme%20xhema%20vjen


Shqiptarët e Medvegjës janë larguar vetëm disa metra nga pikë-kalimi që lidhë Kosovën me Serbinë në Mutivod, duke insistuar në kalimin e tyre NË Serbi, në mënyrë që të shkojnë në Metvegjë për të votuar.
Në këto momente ata janë duke e pritur kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliu dhe kryetarin e Bujanovcit. Ata thonë se nuk do të largohen nga ky vend.
Ndërkohë, kryetari i Partisë i Partisë Demokratike, dega në Metvegjë, Bajram Mustafa tha se po ndodhin gjëra që rrallë kush i kishte paramenduar se mund të ndodhin.
“Ne që nga mëngjesi jemi me organet e pushtetit në Metvegjë, ministrisë së punëve të brendshme, ku ata premtojnë se për pesë minuta thonë se do të ngritët sistemi dhe për një herë thonë se ka rënë sistemi. Sipas neve ky është një apstraksion direkt i shtetit me marrëveshje me kënd, do të shihet në të ardhmen “, ka thënë ai.


Lexo poashtu:
Reagon Edita Tahiri, Serbia zhbllokon pikë-kalimin kufitar në Mutivodë (?)
Halimi: Pengesat për votim – diskriminim i shqiptarëve në Serbi


Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13091
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13092
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13093


Tensionohet situata, Shqiptarët përplasen me policinë serbe


Pas pritjeve të gjata në pikë kalimin Mutivod, medvegjasit janë përplasur me policinë serbe, të cilët po arsyetohen se askush nuk mund të hyjë në Serbi për shkak se kanë probleme me sistem të regjistrimit.
Qytetarët të cilët janë nisur për të votuar në zgjedhjet lokale në Metvegjë, janë duke pritur në këtë pikë kufitare që nga ora 07:00 e mëngjesit. Ata janë tensionuar dhe kanë mësyrë kufirin për ta kaluar me dhunë por janë kthyer nga policia serbe.


Tensionohet situata, shqiptarët e Medvegjes tentojnë ta kalojnë kufirin me dhunë

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Mutivodë, situata është tensionuar.

Qytetarët medvegjas që nuk po lejohen që të kalojnë andej kufirit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Medvegjë janë përplasur me policinë duke tentuar ta kalojnë kufirin me dhunë.
Qytetarët nga Kosova që ia kanë mësyrë Metvegjës për të votuar nuk po lejohen të hynë në Serbi. Kjo po ndodhë në pikë-kalimin Mutivod, pikë kjo e cila është e bllokuar nga dy anët.
Dhjetëra autobusë dhe vetura që kanë tentuar të hyjnë nga Serbia në Kosovë janë kthyer mbrapsht për në Serbi.
Kështu thonë, familjarët që kanë dal për t’i pritur të afërmit e tyre në pikë-kalimin Mutivod. Ata thonë se kolonat e automjeteve arrin deri në një kilometër.
Kolona e gjatë është edhe në pjesën e Kosovës, të cilët ia kanë mësyrë Medvegjës. Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës në bazë të detyrave dhe autorizimeve që ka, po kryen me kompetencë të gjitha detyrat e saj në funksionim të garantimit të lëvizjes së lirë.
Ai shtoi se ka informata që në pikën kufitare Mutivod, nga pala tjetër e kufirit ka pengesa të herë pas hershme në sistemin e regjistrimit për automjetet dhe personat, ku edhe po krijohen vonesa dhe pakënaqësi të personave që po lë vizin në atë pjesë.
Ata janë ndaluar nga Policia dhe janë kthyer sërish prapa.


Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13094
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13095
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13096
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13097
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj13098
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Medgj1309
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Med256411
Serbia sërish terrorizon shqiptarët, nuk i lejon të votojnë në zgjedhje lokale Med2564111


Policia serbe bllokon shqiptarët në kufi. Ndalon të votojnë në Medvegjë!

Në komunën e Medvegjës, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ndërsa mediat atje raportojnë se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë ndërsa po votohet me rend.

“Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe gjithçka po shkon sipas planit”, ka thënë për “Tanjugun”, sekretari i komisionit komunal zgjedhor, Ivan Kostiq.
Por sipas informatave, në pikën kufitare mes Prishtinës dhe Medvegjës, respektivisht mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë duke pritur 28 autobusë me qytetarë që janë nisur për të votuar, mbi 150 vetura.
Në këto zgjedhje po marrin pjesë pesë lista zgjedhore – tri serbe e dy shqiptare, ndërsa janë të regjistruar rreth 10.500 votues, transmeton Koha.net.
Zgjedhjet lokale në Medvegjë janë shpallur nga presidentja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, pasi më 8 qershor, Qeveria serbe shpërndau Kuvendin Komunal të Medvegjës. Arsye për këtë vendim të qeverisë ishte, siç ishte thënë asokohe, fakti se nuk ishte mbajtur asnjë seancë e kuvendit komunal brenda afatit të paraparë ligjor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi