Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Buja ndërpret mësimin, bën fushatë për kandidatin e partisë së

Shko poshtë

LDK: Buja ndërpret mësimin, bën fushatë për kandidatin e partisë së  Empty LDK: Buja ndërpret mësimin, bën fushatë për kandidatin e partisë së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 26, 2012 1:40 pm

LDK: Buja ndërpret mësimin, bën fushatë për kandidatin e partisë së tij


LDK: Buja ndërpret mësimin, bën fushatë për kandidatin e partisë së  Ldk
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), akuzon ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Bujën se ka ndërprerë mësimin në Shkolla, për të bërë fushatë për kandidatin e partisë së tij.

LDK vlerëson se arsimtarët e shkollave të Ferizajt kanë marrë dje urdhër nga drejtorët e tyre që të marrin pjesë në një tubim politik me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në Greme, i cili kishte ardhur për të bërë fushatë për kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Madje, drejtorët e shkollave të Ferizajt, aktivistë të PDK-së, shkuan aq larg, sa i mbyllën shkollat, kështu që nxënësit dhe arsimtarët nuk patën mundësi të mbajnë mësim fare, thuhet në një njoftim të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, reagon ashpër ndaj veprimeve të këtilla të zyrtarëve komunalë të Arsimit në Ferizaj, të cilët, për qëllime politike, po i manipulojnë nxënësit, ndërsa mësimdhënësit po i detyrojnë t’i bashkëngjiten fushatës së tyre.
Po ashtu, Dega e LDK-së në Ferizaj kundërshton veprimet e ministrit të Buja, i cili, për t’i bërë argat bashkëpartiakut të tij, vjen në Ferizaj dhe jo vetëm që e miraton ndërprerjen e procesit mësimor nëpër shkolla, por, me paratë e taksapaguesve, shtron ndeja për partizanët e partisë së tij dhe për shërbyesit civilë.
LDK-ja ia kujton Ministrit Buja se, para se të jetë militant i etshëm i PDK-së, zyrtarisht, ai është njeriu i parë i Arsimit në vend, ndaj nuk i ka hije që të bëhet kaq hapur burizan i partisë, sepse nxënësit dhe mësimdhënësit nuk shkojnë në shkolla për partitë politike, por për dije. ”Besojmë që Buja, të paktën sa të jetë ministër, bën mirë që të përmbahet nga tifozllëku politik dhe paratë e taksapaguesve t’i shpenzojë për investime në arsim, e jo për ahengjet e PDK-së”, thuhet në njoftim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi