Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvend, Vetëvendosje ndërpret fjalimin e Thaçit

Shko poshtë

Kuvend, Vetëvendosje ndërpret fjalimin e Thaçit Empty Kuvend, Vetëvendosje ndërpret fjalimin e Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 28, 2013 3:59 pm

Kuvend, Vetëvendosje ndërpret fjalimin e Thaçit



Kuvend, Vetëvendosje ndërpret fjalimin e Thaçit Largea_bildschirmfoto-2013-02-28-um-1-061362053312
Kuvendi vazhdon punimet

(I plotësuar) - Kuvendarët janë kthyer ne salle pa kryeministrin Thaçi, kurse VV-ja ka hequr pankartën nga salla pasi që kryeministri nuk është kthyer më në Kuvend.
Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, paralajmëroi se raportimi i Thaçit, do të bëhet rreth orës 14:00. “Pikës katër do ti kthehemi në ora 14”, ka thënë ai.

Kuvend, Vetëvendosje ndërpret fjalimin e Thaçit Kosova-hashimit1
Me të dalë Kryeministri Hashim Thaçi para foltores së Kuvendit për të raportuar rreth bisedimeve të fundit në Bruksel, dy deputëtët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Liburn Aliu kanë ndërprerë fjalimin e tij duke dalë me një pankartë ku shkruhej “Kosova e Hashimit”.
Në pamundësi të mbajtjes së fjalimit, drejtuesi i seancës, Sabri Hamiti ka kërkuar 15 minuta pauzë.

Më parë me kërkesë të depuetës së PDK-së Ganimete Musliut, Kuvendi i Kosovës nëpërmjet RTK-së po transmeton edhe gjuhën e shenjave për të shurdhëritë.
Kurse, Deputetet gra kanë ngritur zërin kundër dhunës në familje. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, dhe ajo e LDK-së Vjosa Osmani, kanë kërkuar nga shteti të jetë më i përgjegjshëm për dhunën në familje ndajë grave. Ato thanë se gjykatat nuk po e kryen punën e vetë si duhet, karshi dhunës në familje. Këto kresa erdhën duke iu referuar vrasjes së Diana Kastratit, ku Gjykata Kushtetuese bëri përgjegjës shtetin e Kosovës, pasi ishte konstatuar se së ndjerës i ishin shkelur të drejtat individuale, kur dy vjet më parë shteti nuk i kishte ofruar mbrojtje asaj, ndonëse mbrojtjen e kishte kërkuar në organet e rendit dhe të drejtësisë, pasi ishte kërcënuar me vdekje, pak kohë para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj.

Thaçi sot e informon Kuvendin për bisedimet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sot e informon Kuvendin për takimin e pestë me homlogun serb, Ivica Daçiq, në Brusksel. “Serbia është pajtuar që të heq dorë nga përkrahja dhe financimi i strukturave në veri dhe do të jetë e detyruar për shpërbërjen e plotë të këtyre strukturave”, ka thënë dje Thaçi.

Ai ka theksuar se në takimin e radhës të hënë në Bruksel, pritet që të caktohen edhe afate kohore për zhbërjen e këtyre strukturave.
Kryeministri Thaçi ka paralajmëruar organizimin e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, zgjedhje këto të cilat do të organizohen nga OSBE-ja, por që do të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës.
Ndërsa, duke folur rreth krijimit të Asociacionit të Komunave serbe në veri, kryeministri Thaçi tha se ky organizëm nuk do të këtë mandat ekzekutiv apo ligjvënës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi