Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miradije Gashi:Heronjëve të Diasporës Shqiptare

Shko poshtë

Miradije Gashi:Heronjëve të Diasporës Shqiptare Empty Miradije Gashi:Heronjëve të Diasporës Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 08, 2012 12:06 am

Nga Miradije Gashi- Stuttgart
Miradije Gashi:Heronjëve të Diasporës Shqiptare Scaled.php?server=210&filename=50005new7
Heronjëve të Diasporës Shqiptare

Që në orët e hershme të mëngjesit të datës 1 maj 2012, s’bashku më familjën Preçi, udhëtuam për në qytetin Koblenc, ku ishte vendosur te mbahej Akademia Përkujtimore “Trinomi i Lirisë“, kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri zeka!

Në këtë ditë përjetuam çaste shumë te shkëlqyera mërgimtaresh shqiptar të ardhur nga të gjitha anët e Gjermanisë. Pjesëmarrja ishte e nivelit dhe me të vërtet ishte një përjetim emocional, ku çdo fjalë e organizatorëve, veprimtarëve, këngëtarve, musafirve, bashkëatdhetarve la mbresa dhe u përcjell me vemendje nga te pranishmit të cilët shpalosen vlera historike dhe kombëtare! Ndërsa vetë zgjodha të ulem kah mesi dhe mu kujtuan shumë atdhetarë të cilët dhanë jetën për pavarësinë e ëndërruar në shekuj.

Me një kulturë të lindur që dotë dalloheshin ndër të gjithë mërgimtarët e dotë ktheheshin në legjenden e mendësisë së një kombi, mbetën për jetë të jetës Heronjët e Diasporës Shqiptare, vëllëzrit Gërvalla, Kadri Zeka dhe Sali Qekaj. Decenjet na kanë përcjellur për ditët që lindën mes dhimbjesh në momente historike të veçanta, siç linden viganët e veçantë e të papërsëritshëm. Ata, kurrë nuk mund të harrohen dhe njëkohësisht kurre nuk mund te shpërblehen sa meritojnë. Për dëshminë e zgjuarësinë e këtyre burrave u folë e u shkru, u recitu e u kendu dhe kështu dotë thuhet e shkruhet do të recitohet e kendohet sa mbi këtë tokë më shqiptarë të jetohet! Për historinë, traditat patriotike të këtyre trimave krenohesha që isha në mesin e shokëve dhe bijës së tyre zonjës Donika Gërvalla.


Miradije Gashi:Heronjëve të Diasporës Shqiptare 75264_10150696710322041_546432040_9687505_2146048906_n
Zonja Donika Gërvalla në mesin e mërgimtarëve ne Koblenc

Ndonse me etjen e atdheut fjalën e moren shumë përsona secili në stilin dhe mënyrën e vetë paraqiten vargjet të cilët begatuan Akademinë Përkujtimore. Për martiret e çështjes kombëtare të gjithë duhet të përulemi me respektin më të thellë.

Prandaj edhe në të ardhmen, duhet të ngulisim në ndërgjegjen e këti brezi krenarinë e të qenit shqiptar dhe vlerat tona kombëtare. Derisa qëndroja mes publikut më bëhej se vëreja një mallëngjim një pohim ku secili donte të thoshte diçka për të madhërishmit e kombit shqiptar vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka.

Është madhështi kur takohen mërgimtaret, artistet, diplomatet, intelektualet e krijuesit sepse përmes pendës së bashkuar bëjmë fuqinë e ndriçimit të fatit të trimave dhe rrugëtimin e tyre kombëtar për ta forcuar klithmën e fundit; një gjuhë, një kombë, një flamur. Në imazhin tim sillej në heshtje mendimi: Vallë ç’mund të bëjmë për t’i dhënë kësaj pjese mërgimtarësh pak ngrohtësi, e në heshtje poeti sikur don t’i jap shqipëtarisë shumë fuqi, Bashkimin e Trojeve Etnike, por që krijuesi më shumë hesht se sa ekspozohet e implikohet! Por vallë për të njerëzishmen për tokë e shkëmb, ku jemi e ku do vemi?! Ndoshta për të bërë gjëra madhore, duhet punuar me një përkushtim tjetër kombëtar, apo heronjët sikur që dëshmuan këta mbase janë lindur e edukuar ndryeshe nga ne!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi