Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Probleme te Diaspores shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Probleme te Diaspores shqiptare Empty Probleme te Diaspores shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 20, 2008 8:30 pm

Probleme te Diaspores shqiptare


Te nderuar lexues te forumeve te internetit me bashkatdhetare nga Shqiperia.
Kjo teme u hap (si me poshte) fare rastesisht kur, mbreme ne youtube po kerkoja te shihja se a kish dicka rreth Aristidh Kolias, shkrimtarit dhe publicistit arvanitas nga Greqia.
Por c'me pane syte, aty gjeta dhe degjova zerat kercenues (e jo te vdekjes sepse kjo e fundit nuk te vjen nga telefonatat) qe nje shqiptar nga viset e ish Jugosllavise (jo nga Shqiperia) ia leshonte zoterise se nderuar Kolec Traboinit.

Te te them te drejten jam cuditur kur e kam pare kete video per me shume se nje minute me zerat e ..... dhe me pas te shoqeruar me foto te Kolecit. Une nuk e di Kolec por te them te drejten, ti je nje shkrimtar qe shkruan aq bukur dhe terheqes sa kur lexon publikimet e tua nuk gjen rruge e hendek per ''kritik'' te tipit kukuvajk te evangjelizuar ne Amerike. Por, me sa mend e ke hedhur kete video ne internet? A je nxituar apo e ke bere nga dufi dhe irritimi? Kete as nje kalama nuk do ta bente. Pse?

Ne rrahde te Pare ti e ke quajtur zerat e vdekjes, video eshte e gjate per me se 7 minuta, nje minut ka kercenim (qe mund ta quajme idiotesi ose zemerim te atij personi) dhe te tjerat jane muzik me foto te tua qe, ke dale si mos me mire, i shendetshem dhe si molla pra, nuk ka mortje. E une sinqerisht te uroj shendet e lumturi dhe rrofsh sa malet, gezofsh pleqeri dhe pac familje te madhe.

Se dyti.
Nuk e di o Kolec por me sa mend e ke nxjerre fotografine e Znj Vitore Stefa Leka ne kete Video? Dhe ku? prane telefonit, thuaj se kjo e shkrete qe eshte bere gjyshe dhe ndihmon shume emigrante, te semure dhe te rinj per studime eshte nga ato Voodoo-te e afrikes qe leshojne mallkime me zera vdekje, thuaj se keto zera i komandoj gjyshe Vitorja?!
Une nuk e di brendesine e polemikes tuaj (ty dhe Vitoren) por nuk mendoj se kjo e shkrete i ka thene kosovarit te te merrte ne telefon dhe kercenoj. Pse? ajo e shkrete nuk ka leshuar zera hakmarrje karshi atyre qe i vrane dhe prene Babane (por i ka ndihmuar) e jo te merret me gjera qe ajo eshte e zonja ti zgjidh vete -gojarisht- me ty. Mgjth mend zoti Kolec, nuk besoj se Vitorja ka pune ne kete mesele. Sa here jemi zene e ngrene ne si shqiptare ne keto forume?????

A me ke kercenuar ti mua ne email? (privat) Jo! A te kam kercenuar? (privat) Jo! E aq me teper ku ajo eshte nje gjyshe, sic i themi ne ne Jug, mos u merr me grate e moshuara dhe ju shkodranet mos u ngaterro me grate. Aq me teper qe je malsor dhe nuk e ke tradite te zihesh me gra.
Zoti Kolec, ti ke gabuar aq shume me kete video qe e ke hedhur ne internet sa mos e merr me mend. Me shume te ka bere dem ty se sa Vitore Lekes. Pse?

Me sa mend ne koke ke vene nje fotografi tenden dhe sajen qe keni dale bashke? Ti o zoti Kolec e ke prere ne bese.
Sa here je ngaterruar (zenka ne publicistike) me te nderuarin Abdi Baleta me pare? Shume here.... ja qe para disa muajsh shkove ne Tirane dhe dole fotografi me te. Nuk e di kush kerkoi qe te pozoje me tjetrin? Po sikur neser ti te kritikosh dhe sulmosh Abdiun perseri (ne rast se ai shkruan dicka qe nuk e pelqen ti) ne publicistike per mendimet e tij dhe, dikush te merr ne telefon, te shan, fyen e lloj lloj.
C'fare do te besh zotrote, a mos do te nxjerresh nje video tjeter me foton tende dhe te Abdiut? C'fare faji do te kete ky i fundit? A nuk eshte ai i zoti te komunikoj me ty? (te me fal A B qe po e marr si shembul)

Pra zoti Kolec, une them se njerezia do te kene frike te pozojne per fotografi me ju ne te ardhmen dhe, vallahi them me plot besueshmeri se sikur ta dinte Abdiu kete meselene e kesaj video ai, ndoshta nuk do te kish dale ne foto me ju.
Ketu ne internet njerezia kur te shajne e ofendojne njeri tjetrin kane per tia nisur me mallkimin: ''te pafsha ne fotografi me Kolecin'', dhe kjo nuk eshte nje gje e mire e aq me teper kur fotografia e nje gjyshe te nderuar (sikurse edhe e jotja) qendron nen nje titull -zerat e vdekjes-. A thua se shqiptaret besojne ne Voodoo, a thua se vdekja po ju rrok te dyve, tobe es'stafkullah.

Ndoshta uzgjata pak, por une personalisht zoti Kolec, do te te sugjeroja se ajo video ne youtube eshte e kote dhe eshte nje budallallek me oke, ndoshta je me i zgjuar se une, ke me shume pervoje. Puna dhe profesioni yt nuk duhet t'a lejoje nje gje te tille sepse po ta them une me plot bindje, njerezit miq e kundershtare te tu (ne publicistike) do te kene frike te pozojne ne fotografi me ty. Une zoti Kolec ne fund do te thoja dhe lutesha si shqiptare qe jemi, nuk te njoh as ty dhe as Vitoren, (vallahi me shume te njoh ty sepse kam lexuar disa here ne blogun tend) ben mire te hiqje kete video nga youtube se ke turperuar si veten edhe ate grua te shkrete, insha'allah nuk e ke hedhur ne vende te tjera se kur njeriu inatoset nuk di se c'ben.

Nuk e di nese kjo nderhyrja ime me takon apo jo, kam ber mire apo keq qe kam cekur kete problem por, si shqiptar ne emigrim (sikurse edhe te nderuarit Kolec dhe Vitore) them se me takon te them dy fjale.

marrë nga Çamëria
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Probleme te Diaspores shqiptare Empty Re: Probleme te Diaspores shqiptare

Mesazh nga shaban cakolli Sat Dec 20, 2008 8:32 pm

Askush nuk e kupton rrënjësisht dashurinë për Atdheun,pa qenë ca kohë larg tij.
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi