Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mufail Limani:Politika digjitale

Shko poshtë

Mufail Limani:Politika digjitale Empty Mufail Limani:Politika digjitale

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 16, 2009 12:41 am

Mufail Limani:Politika digjitale Photo_14
Politika digjitale
Nuk është vetëm një ndryshim i vogël teknik kjo që sot televizon digjital, e bashkë me te edhe telepilotin shqiptaromadh, nuk e ka vetëm ai që, për fat te keq, nuk e ka kabllin e Ipko-s ose Kujtesës në banderin e rrymës afër shtëpisë. Përkundrazi!

Nga Mufail Limani më 15.04.2009 në ora 13:00

Tash frik në një debat me gazetarë, kryeministri Sali Berisha e tha një formulim krejt të veçantë për gjithë diskursin e politikës shqiptare. Ai tha, po parafrazoj, se nuk do të kërkojë vota me sukseset e deritashme, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO, por me atë çfarë premton se do të arrijë në të ardhmen, po qe se sërish e bën qeverinë. Natyrisht që kjo thënie mund dhe duhet të merret me rezervë, pra si një nga moralizimet radhës, në startin (jozyrtar) të fushatës zgjedhore. Për më shumë, ndërkohë ne edhe këtu tash mund të shohim ekranet e atjeshme plot me marketing politik, ku shohim statistika (të pademantuara) që flasin për sukseset që duken të mahnitshme. Por, për atë që mua më intereson, nuk është aspak e rëndësishme nëse ai vërtet e ka menduar atë që e ka thënë. Natyrisht se partia që kërkon rizgjedhje (pra, mbetje në pushtet) do të përpiqet që të promovojë sukseset e saj në të shkuarën, për aq sa do të promovojë edhe një vizion për të ardhmen; që të mos krijohet përshtypja se është një ofertë e lodhur ose e konsumuar politike. Ajo që është qenësore në atë thënie është shprehja e një pjekurie të jashtëzakonshme politike, qoftë edhe vetëm në rrafshin e propagandës së thjeshtë mediatik-politike. Dhe kjo propagandë, aq shumë e përbuzur nga intelektualët, por edhe nga gazetaria që e sheh vetën si të kulturuar, megjithatë ka një rol serioz. Mos asgjë tjetër, është ajo propagandë “e pashije”, e dedikuar për masa votuesish, ajo që në fakt e krijon përcaktimin e pritjeve të përgjithshme, të cilat nuk mund të shkelet në mënyrë aq drastike, pa një dënim të pritshëm politik.

Duke qenë se tash gati secili kemi në dorë nga një telepilot megashqiptar (falë bizneseve të Ipkos dhe Kujtesës, dhe jo misioneve të Institutit Albanologjik, ASHAK-ut, Kuvendit ose Qeverisë së Kosovës...), nuk mund të mos e them se kthimi tek kanalet kosovare, sidomos në debatet dhe prezantimet televizive të politikanëve kryesor tanë, janë bërë një traumë e vërtetë.

Nuk dua të them se, në përgjithësi, Shqipëria është mirë, e Kosova keq.

As nuk dua të ndertohet mendimi se nuk besuakam në shtetësinë e Kosovës, duke idealizuar gjithçka që vjen nga Tirana dhe duke përbuzur vendim tim.
Ajo që dua të them është se diskursi publik i politikës kosovare, bashkë me transmetuesit kosovarë, nuk do të mund që edhe një kohë të gjatë të abstraktojë prezencën e fuqishme mediale të politikës së Tiranës.

Madje, për vete besoj se edhe depërtimet që po i shohim në debatet televizive politikë ne televizionet kosovare, nuk do të mund të ndodhin pa një ndikim të fuqishëm të kërkesës së audiencës për forma të tilla, me të cilat tashmë e kanë mësuar televizionet tiranase që erdhën me kablla.

E mbajmë mend të gjithë, besoj, neverinë fillestare të audiencës kosovare me ato përmbajtje dhe forma televizive, kur gjykohej se ata kryesisht “s’kanë send, veç po përlahen - si gra t’ këqija! “

Por, nuk vonoi dhe Jeta Xharra hyri në ekrane me “zhurmën dhe poterën” e saj, duke sjell një formë të re televizive, atë të debateve televizive ku ndërhyrjet dhe replikat jo që lejohen por, edhe iniciohen nga moderatori, në interes të sqarimit të argumenteve publike. Tash, ajo shkollë televizive (e para që erdhi nga Tirana e jo nga Beogradi) po bëhet aq e përhapur sa që besoj se shumë shpejtë do të bëhet një standard i cilësisë minimale, që nuk mund të idetifikohet me një televizion, një produkt ose dy- tre autorë entuziastë.

Përgjithësisht, konsideroj se përmbajtjet e programeve televizive politike të Tiranës, janë të bëra e të drejtuara me më shumë dije dhe pasion, duke vënë ne qendër të vëmendjes atë që mund të cilësohet si “anim në interes të përgjithshëm të publikut”, qoftë sa i përket relevancës, qoftë atraksionit, dhe jo të bëra e të drejtuara me një paanshmëri abstrakte, duke kamufluar kësisoj në mënyrë sugjestive censurën ose mesazhet e kontrabanduara.

Por, nëse përmbajtjet e asaj më çfarë ushqehet gjithnjë e më shumë audienca kosovare nga televizionet tiranase, janë ende në nivelin e atraksionit ose kureshtjes së përgjithshme, por pa interesa vitale dhe relevante, ndikimi i vet formave është aq i fuqishëm, sa që nuk do të duhej të nënçmohej jo vetëm nga menaxherët dhe redaktorët tanë, por edhe nga politikanët tanë.

Të reagosh me formulat patriotike se “ne jemi (ose, ju jeni) televizione të Kosovës, e ato janë televizione të huaja ”, e që presupozon përpjekjen për izolimin e Kosovës në epokën e televizioneve kabllore- digjitale, aktualisht është sikur të reagosh kundër rrotullimit të tokës rreth diellit, ose të gjithë sistemit diellor rreth një pike tjetër në univers.
Ajo që do të mund të bënin politikanët tanë në qasjen e tyre ndaj publikut- bashkë me mediat kosovare, është që të mos rezistojnë ndaj ndryshimeve të pashmangshme të vetëdijes së përgjithshme të publikut, i cili po krijon përvoja të reja, i formësuar edhe si audiencë televizive.

Dua të them nuk është vetëm një ndryshim i vogël teknik kjo që sot televizion digjital, e bashkë me te edhe telepilotin shqiptaro- madh, nuk e ka vetëm ai që për fat te keq nuk e ka kabllin e Ipko-s ose Kujtesës në banderin e rrymës afër shtëpisë.

Por, OK, ta lëmë politikën e madhe anash, bashkë me kujdesin prindor të menaxhmenteve kosovare (politike e televizive) që audienca të mos infektohet me “grindje të pafunda të rebelëve të Tiranës”, në një Kosovë epiko-heroike ku “burrat flasin veç njëherë”.

Çka me “Big Brother”?

Nëse sot shfaqja “Big Brother Albania 2” është padyshim produkti më i shikuar televiziv edhe në Kosovë, ndonëse aktualisht atje ka mbetur vetëm një garuese kosovare, kjo patjetër që duhet të ketë një domethënie më të gjerë sesa fati i Mimozës sonë.

Dua , po ashtu, të them se ashtu sikur që janë shtuar kanalet në telepilotët tanë, ashtu do të duhej të ndodhte edhe me zgjerimin e koordinatave tona të përgjithshme të rimendimit të realitetit tonë jetësor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi