Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhja e Presidentit , Nano takohet sot me kryeministrin Berisha

Shko poshtë

Zgjedhja e Presidentit , Nano takohet sot me kryeministrin Berisha Empty Zgjedhja e Presidentit , Nano takohet sot me kryeministrin Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 10, 2012 1:18 pm

Zgjedhja e Presidentit , Nano takohet sot me kryeministrin Berisha


Zgjedhja e Presidentit , Nano takohet sot me kryeministrin Berisha Nano-berisha
Ish-lideri i të majtëve Fatos Nano pritet të takojë sot kryeministrin Sali Berisha për t’i prezantuar këtij të fundit platformën e tij, për të qënë presidenti i ri i vendit. Berisha e pret sot ne zyren e kryeministrise paraardhesin e tij, Fatos Nano, pretendent per postin e Presidentit. Per Nanon ky eshte takimi permbylles me kreret e partive parlamentare, per te mos fshehur rendesine e madhe te diskutimit me liderin Berisha. Ai do ti prezantojë Berishës platformën e tij për të garantuar mbështetjen për mandatin e kreut të shtetit.

Ky takim pritet të jetë vendimtar për z Nano sepse nëse siguron mbështetjen e z Berisha, ai është afrohet shumë pranë karriges së Presidentit.

Fatos Nano ka shpallur së fundmi, kandidaturën e tij për të qënë kreu i ri i shtetit, ndërsa prej javësh ka nisur takimet për të marrë mbështetjen e të gjitha palëve politike.

Ai ka takuar deri më tani Kreun e PS-së Edi Rama, kreun e LSI-së Ilir Meta, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së si dhe Kreun e republikanëve Fatmir Mediun. Nano gjithashtu është takuar edhe me ambasadorin e SHBA-ve për t’i kërkuar atij mbështetjen që të jetë i zgjedhuri, me konsensusin e të gjitha palëve.

Vetëm një ditë më parë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të prononcohet dhe do të angazhohet direkt në zgjedhjen e Presidentit vetëm pasi të kthehet nga Samiti i Çikagos. Kjo nënkupton datën 22 maj e prapa kur në fakt edhe korrespondon afati i përcaktuar në Kushtetutë për nisjen e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të ri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi