Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI

Shko poshtë

Kryeministri Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI Empty Kryeministri Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 3:55 am

Kryeministri Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI

Kryeministri Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI _-berisha--

Skënderbeu
Kjo është një vizitë kulmore, pasi 543 vjet më parë, më 12 dhjetor, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar, Skënderbeu u prit në Vatikan, nga Papa Pali II, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

Takimi i sotëm i 12 dhjetorit 2009, përkoi me atë të 543 viteve më parë po në Vatikan, kur më 12 dhjetor 1666, Gjer Kastrioti – Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve, u prit në një takim nga Papa Pali i Dytë.

Kryeministri Sali Berisha u prit sot në një takim të veçantë në Vatikan nga Ati i Shenjtë Papa Benediktin e XVI. Për koincidencë, takimi i sotëm i 12 dhjetorit 2009, përkoi me atë të 543 viteve më parë po në Vatikan, kur më 12 dhjetor 1466, Gjer Kastrioti – Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve, u prit në një takim nga Papa Pali i Dytë. Në takimin e sotëm, kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen e thelle të tij, të qeverisë që ai drejton dhe të popullit shqiptar, për të gjithë mbështetjen që selia e shenjtë i ka dhënë zhvillimit të demokracisë në vendin tonë, por edhe zhvillimit ekonomik e kulturor të Shqipërisë, që në fillim të viteve 90 me hyrjen e demokracisë. Në këtë kuadër, Papa Benedikti i 16-të, u shpreh se selia e shenjtë do të mbështesë plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimin e vendit në të gjitha fushat. Ndërkohë, Berisha i dorëzoi Papës Benedikti i 16-të, ftesën për një vizitë në Shqipëri, për 100 Vjetorin e Nënë Terezës. Duke folur pas takimit me Papën Benedikti i 16-të, Berisha pohoi se për të, ky takim merr një vlerë edhe më të veçantë dhe do të mbetet i paharrueshëm për memorien e tij për një arsye historike sepse 543 vjet më parë, Skënderbeu më 12 dhjetor 1466 ishte pritur në audiencë nga Papa Gjon Pali i Dytë. Ndërkohë, Vatikani në një komunikatë zyrtare që lëshoi pas takimit, tha se gjatë bisedës me Papën Benedikti i 16-të, u rrahën çështje që lidheshin kryesisht me zhvillimet ndërkombëtare dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, u shqyrtuan aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe u konsiderua si pozitiv fakti i vlerave të familjes tradicionale, si dhe u vlerësua trashëgimia e popullit shqiptar. Kryeministri ftoi Papën të vizitojë Shqipërinë në 100-vjetorin e Nënë Terezës. Kreu i qeverisë shqiptare i ka shprehur mirënjohje Papa Benediktit XVI për mbështetjen ndaj Shqipërisë. “Selia e Shenjtë ka dhënë mbështetje të vyer për Shqipërinë”, deklaroi kryeministri. Nga ana e tij, Papa Benedikti XVI tha se Vatikani do mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha u shpreh para mediave: Në radhë të parë dua të theksoj, se ishte një takim i shkëlqyer, jashtëzakonisht i përzemërt. Ishte një rast shumë i veçantë për mua, për t’i shprehur Shenjtërisë së Tij, mirënjohjen më të thellë, timen dhe të mbarë shqiptareve. Kombi shqiptar dhe Vatikani, kanë një histori të gjatë bashkëpunimi aleance, rreth vlerave të mëdha të njeriut, të shoqërisë dhe besimeve. Por unë gjithashtu, kisha një rast akoma më të veçantë, sepse duhet ta dini se në dhjetor të viti 1990, të parët e më të parëve, që erdhën për të mbështetur opozitën shqiptare, që erdhën për të mbështetur shqiptarët në rrugën e lirisë, ishin përfaqësuesit e Papës Gjon Pali II, monsignor Vicenzo Paglia dhe të dërguar të tjerë të Vatikanit, të cilët na shoqëruan ne, na ndihmuan ne, në betejën tonë për të nxjerrë vendin nga diktatura dhe për të arritur atë fitore që arritëm më 22 mars të viti 1992. Një mirënjohje tjetër e madhe, e thellë, ishte se shqiptarët këto 19 vite përjetuan procesin e ringjalljes së vërtetë, ringjalljes së besimeve të mëdha, ringjalljes së vlerave të mëdha, ringjalljes ekonomike, ringjalljes sociale. Në të gjitha këto fusha, Selia e Shenjtë ka kontributin e vet madhor, si në ringjalljen e vlerave dhe besimit te Zoti, rindërtimin e infrastrukturës shpirtërore të shqiptarëve, ashtu dhe në fushën e arsimit, në fushën e ndihmës humanitare, në fushën sociale, në të gjitha fushat e tjera. Por në memorien e shqiptarëve do të mbetet gjithmonë e gjallë mbështetja e madhe që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës, në përpjekjet e tij për liri dhe dinjitet. Interesi direkt i Papa Gjon Palit II, nxjerrjes e tij nga kthetrat e Millosheviçit me anë të dërguarve të tij direkt në Beograd me angazhimin e tij, të gjitha këto janë momente të mëdha në miqësinë midis Vatikanit dhe Shqipërisë. Natyrisht në bisedimet dhe në audiencën shumë të ngrohtë dhe të përzemërt që më rezervoi, i shpreha mirënjohje për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë në procesin e integrimit. Papa Benedikti XVI më garantoi se ai dhe Selia e Shenjtë, mbështetin plotësisht procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndjekin me admirim arritjet e vendit në këtë drejtim dhe janë të sigurt në të ardhmen e shkëlqyer evropiane të Shqipërisë. Viti që vjen është një vit i madh për mbarë njerëzimin, është 100-vjetori i Nënë Terezës. Unë e shfrytëzova rastin dhe i dorëzova ftesën Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikti XVI, të cilin e ka ftuar edhe Episkopati i Shqipërisë, që këtë 100-vjetor, ta kthejmë vizitën e tij në një ngjarje kulmore, në festimin e 100-vjetorit që Nënë Tereza meriton. E njoha gjithashtu me përpjekjet që ne po bëjmë, për ta festuar sa më me dinjitet, për ta nderuar sa më me dinjitet, këtë bijë të madhe të Shqipërisë dhe të mbarë njerëzimit. Por nuk mund të mos theksoj në këto çaste, një moment kulmor që do të ngelet përjetë në memorien time. Sot e 543 vjet më parë, më 12 dhjetor, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar, Skënderbeu u prit në Vatikan, nga Papa Pali II. Ai erdhi këtu për të kërkuar dhe gjeti mbështetje në përpjekjet e tij legjendare, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, vlerat e mëdha të perëndimit në rajon kundër invadorëve. Nuk besoj se do të mund të ishte gjetur gjë e më e bukur, gjë më domethënëse në jetën time, për mua dhe shqiptarët, se sa kjo audiencë, kjo pritje që më akordohet më 12 dhjetor, në këtë përvjetor të madh të marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë. Edhe një herë, një mirënjohje shumë të thellë Atit të Shenjtë për audiencën që më akordoi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi